4 automjete janë përfshirë në një aksident në Elbasan mëngjesin e sotëm por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit dhe sipas raportimeve në vendngjarja, 3 prej automjeteve drejtoheshin nga emigrantë.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shkelja e rregullave të qarkulimit rrugor.
Aksidenti ka sjellë pasoja të rënda në qarkullimin e mjeteve.
Për rreth 30 minuta qarkullimi në këtë aks u bllokua totalisht.