Presidentja e Komisionit Evropian zbarkoi sot (30 shtator) në Shqipëri për turin Ballkanik. Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.
Në fokus të vizitës mbetet integrimi në BE. Takimi me kryeministrin pritet të zgjasë 60 minuta.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Kryeministri. Ajo u prit me ceremoni nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Dy liderët pritet të mbajnë rreth orës 17:00 një konferencë të përbashkët për mediat. Mandej agjenda e shefes së ekzekutivit të Europës do të vijojë me takimin me Presidentin Bajram Begaj, rreth orës 18:30.
Vizita e Presidentes së Komisionit Europian vjen në një moment kur mediat ndërkombëtare njoftojnë se Brukseli po përgatitet të jetë më konkret, me data dhe afate, në raport me disa vende kandidate, si Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia.
Ndërkohë disa protestues shkuan në drejtim të kryeministrisë në shenjë proteste, por policia ka marrë masa dhe ka vendosur kordon sigurie te ura te bluevdardi “Dëshmorët e Kombit“ për të mos lejuar kalimin e tyre në drejtim të godinës qeveritare.

Agjenda e presidentes së KE:
16:30–Mbërritja në Kryeministri e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
17:30–18:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.











