Takimi i sotëm i Ramës me Ursula Von der Leyen është pritur me protesta nga një grup i vogël protestuesish, që janë grumbulluar para Kryeministrisë.
Policia është vendosur me forca të shumta për të ndalur avancimin e tyre dhe pengimin e zhvillimit të takimit.
Në këto momente ka një situatë të tensionuar, pasi policia ka bërë një ofensivë për të evituar përparimin e protestuesve.
Nga ana tjetër, rreth 500 metra distancë, Von der Leyen është pritur me ceremoni nga kryeministri Rama.











