• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të kesh të drejtë, në dhimbje…

by
19/05/2015 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blerina Karagjozi

Të qenit kategorikë, apo kërkesa individuale për të arritur kornizat kategorike, brenda kërkesave sociale për të qëndruar dhe mbrojtur qëndrimet brenda kategorizimeve të mirëpranuara gjerësisht, na fut në rrethin e mbyllur, e shpesh të pashmangshëm të të qenit jotolerant.

 mos e vënë re e për rrjedhojë shmangur rrezikun e rënies në gabimin e përgjithësimit.

Për hir të argumentit nuk kanë qenë të pakta rastet kur përgjithësimet për një grup shoqëror, kategori, moshë, përkatësi etnike etj të çon në gabime me pasoja edhe fatale për shumë nga kategoritë e përmendura dhe jo vetëm. Një nga tiparet të cilat mendoj na përballin gjatë rrjedhës së jetës me vështirësitë në konceptimin e botës përreth është vendosja në dilemat bipolare. Aftësia për të përmbledhur, analizuar e përzgjedhur midis dy kaheve është një nga tiparet dalluese më të rëndësishme të një qënieje sociale që dëshiron të përshtatet në rrjedhat e dinamikat e ndryshme e të shumta të ditës.

Që të vegjël rritemi me parimet bipolare të të mirës dhe të keqes, të bardhës dhe të zezës, të drejtës dhe të gabuarës, pa pasur mundësinë të dëgjojmë dhe mësojmë për rrugën e ndërmjetme, e cila jo domosdoshmërisht do të na detyrojë të zgjedhim njërën apo tjetrën mes dy mundësive të vetme kategorike, por të na ofrojë mundësinë të zgjedhim mes ngjyrave të shumta të spektrit jetësor.

Të qenit kategorikë, apo kërkesa individuale për të arritur kornizat kategorike, brenda kërkesave sociale për të qëndruar dhe mbrojtur qëndrimet brenda kategorizimeve të mirëpranuara gjerësisht, na fut në rrethin e mbyllur, e shpesh të pashmangshëm të të qenit jotolerant.

Ne kërkojmë të dimë se ku qëndron e drejta, me ne apo me tjetrin, dhe e vemë veten përballë balancave të panevojshme të cilat na ngrenë mure ndarëse në socializim dhe për rrjedhojë na fragmentojnë në grupime të shumta të përkohshme shpesh, por edhe të vështira për t’u rigrupuar në formate të tjera.

Një nga mënyrat e marrjes së informacionit, apo shkëmbimit të ideve, përqafimit të këndvështrimeve të reja, apo eksplorimit të rrugëve të pashkelura që më pëlqen veçanërisht është përmes dialogut. Transmetimi i dijes dhe mendimeve bëhet shumë butësisht kur nga bashkëfolësi dëgjon fjali që fillojnë dhe mbarojnë pozitivisht duke lënë të hapura mundësi të shumta në zhvillimin e mëtejshëm të bisedës, e jo me forma të ngurta kategorike. Personalisht ndjej se në jo pak raste na mungon grija, na mungon qumështi, na mungon veja, na mungon kremi… 

Ndjej se na mungon butësia dhe jo vetëm në spektrin e ngjyrave, na mungon në jetën e përditshme, në arsyetim por dhe në komunikim. E kur ndodhesh përballë vlerësimit nëse ke të drejtë ose jo, apo personi përballë teje ka të drejtë ose jo, nëse të mungon kjo ndjeshmëri në komunikim, atëherë rreziku i rënies në një përballie jo të këndshme në mënyrë të ashpër e madje të vrazhdë është i madh. 

Sepse të kesh të drejtë, është dhimbje…

Next Post

Tahiri: Nuk jemi imunë ndaj terrorizmit, rreziku është aty

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

October 6, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

October 6, 2026

Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë

October 6, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Brazili, zbulohen dy raste të dyshuara! Njëri produkt u bllokua dhe tjetri u gjurmua pas tregtimit

October 6, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Dibër, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares në Maqellarë! Rezultonte e zhdukur prej tre muajsh, dyshohet se…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë në mes të ditës, pranga 26-vjeçarit, i këputi varëset nga qafa qytetarëve në rrugë!

Vjedhje me dhunë në mes të ditës, pranga 26-vjeçarit, i këputi varëset nga qafa qytetarëve në rrugë!

October 6, 2026
Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

October 6, 2026
Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

October 6, 2026
Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

October 6, 2026
“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com