• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

by A. Q
06/10/2026 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E marta e 6 tetorit është dita e Lionel Messit.

‘Pleshti’ do t’i thotë përfundimisht lamtumirë kombëtares argjentinase me një ndeshje miqësore ndaj Beninit në stadiumin Monumental të Buenos Airesit.

Është tangoja e fundit e Messit pas 21 vitesh të mbushur me gola, lavdi dhe lotë me fanellën e një Argjentine që pas shumë kohësh mësoi të dojë këtë talent të jashtëzakonshëm të admiruar në të gjithë botën.

“Ndeshja e fundit, një fanellë për të gjithë jetën’-shkruante përpara pak kohësh Lionel Messi në rrjetet sociale  në prag të këtij takimi të fundit të tij me skuadrën Albiceleste.

Në moshën 39 vjeçare Lionel Messi mbyll vetëm një kapitull të karrierës së tij të jashtëzakonshme, atë me kombëtaren argjentinase që e shoqëroi në rritjen e tij deri në realizimin e ëndrrës së madhe, triumfin në Botërorin e vitit 2022. Zhgënjimi në finalen e humbur në New York ndaj Spanjës që ‘e adoptoi’ që kur ishte 13 vjeç, sigurisht e shtyu Messin të bëjë këtë zgjedhje, por në këtë pikë peshoi dhe humbja e njeriut të tij më të dashur, njeriut që e kishte pasur gjithë jetën dhe karrierën e tij përkrah, babait Jorge Messi.

Me 48 trofe të fituar Lionel Messi është futbollisti që ka fituar më shumë tituj në karrierë. I krahasuar me një tjetër mit argjentinas Diego Armando Maradona, Messi i kaloi vitet 2000 duke mahnitur të gjithë tifozët me lojën e tij, po e bën edhe tani që është rreth 40 vjeç me Inter Miamin në Florida.

‘Futbolli është pasioni im dhe përsa kohë që do të më pëlqejë, do të luaj-ka thënë shpesh kapiteni i skuadrës Albiceleste. Debutimi me Argjentinën në 2005 ishte për t’u harruar. Gjithçka ndodhi në miqësoren me Hungarinë dhe zgjati vetëm 43 sekonda pasi Messi u ndëshkua me karton të kuq. Debutimi i vërtetë u bë në Botërorin 2006, përpara 20 vitesh, me Argjentinën e Crespos, Tevez, Cambiasso me 18 vjeçarin protagonist me një gol dhe një asist në fitoren 6-0 ndaj Serbisë e Malit të Zi. Në total ka luajtur në 6 edicione të Kupës së Botës duke koleksionuar  gola dhe rekorde që e bëjnë Lionel Messin një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave

Messi mbërriti në Argjentinë ditën e premte me avion privat së bashku me të gjithë familjen e tij dhe kaloi ca ditë në Rosario përpara se të bashkohet me skuadrën e Lionel Scalonit. Në ndeshjen ndaj Benin është parashikuar që të luajë të 90 minutat; ishte trajneri që e bindi Messin që t’i lejojë vetes një lamtumirë të denjë për emrin e tij, duke evituar që imazhi i tij i fundit që qëndronte i lidhur me finalen e humbur ndaj Spanjës; në lot për humbjen, në një moment të vështirë në jetën e tij private dhe me ndjesunë se nuk pati mbylljen që meritonte.

Një fanellë speciale u krijua për finalen e madhe; ngjyrat klasike bardh e kaltër dhe arin shkëlqyes te numri 10 dhe në kufi të mëngëve. Por ishte e bukur edhe ajo e bërë me një qese plastike nga një fëmijë irakian, sepse brenda saj ishte një ëndërr, një gjë që nuk ka çmim. Messi, që para pak kohësh bleu skuadrën e Eldenses, përshëdnet dhe shpreson që të shënojë sërish për të festua në mënyrë të denjë ndeshjen e fundit me përfaqësuesen. Të 80 mijë personat që do të jenë në Monumental dhe milionë personat që do ta ndjekin nga ekrani, do të tentojnë që mbajnë lotët për këtë lamtumirë të tij nga kombëtarja argjentinase.

Next Post
Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

EMRI/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

October 6, 2026
PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

October 6, 2026
Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

October 6, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

October 6, 2026
Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

October 6, 2026
“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

October 6, 2026
10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

October 6, 2026
Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

October 6, 2026
Shqipëria 2024, BB: Rritja ekonomike 3.3%, borxhi publik pritet të bjerë në 58.2%

Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare

October 6, 2026
Von der Leyen, me Ramën: Shqipëria i mbajti premtimet! Ka ardhur koha për hapjen e negociatave

Plani i ri i Zgjerimit të BE, reagon Kryeministria: Shqipëria konsolidon pozicionin mes vendeve udhëheqëse! Konfirmon reformat, ja 3 elementët

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com