• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë

by Lorenc Vangjeli
06/10/2026 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Shumica socialiste është në prag të një prej ballafaqimeve më të forta me krizën e shumëfishtë, pikërisht aty ku ka pikën e saj më të fortë: numrat e mandateve në parlament. Votimi i paralajmëruar për reformën territoriale mund të jetë shkëndija e radhës e një shpërthimi edhe më të madh.

Lista triumfale e saj mbas zgjedhjeve të 2025, një listë që kapi numrin e pabesueshëm prej 83 deputetësh, për momentin duket e pamundur të kapërcejë në shifrën e domosdoshme të 84 votave pro reformës. Rrugës ka firuar kartoni i Neomalësores, ndërsa dy deputetë, Braçe dhe Sina kanë paralajmëruar votën kundër. Të paktën tre vota të tjera socialistësh të zemëruar, por kryesisht të heshtur, pothuajse mund të numërohen që tani jo thjesht kundër reformës, por pro protestës ndaj Ramës.

Përveç ndonjë “mrekullie” të momentit të fundit. E meqë në politikën shqiptare mrekullitë nuk para ndodhin, pritja për të parë shtyrjen në kohë të hakmarrjes së të zemëruarve mund të ketë shije pazari, nën mbulesë negociate.

Por kjo është vetëm ana e dukshme e asaj që po gërryen po në heshtje maxhorancën socialiste. Kjo është një deja vu e frikshme e cila ka ndodhur me PS-në edhe në rastin e reformës së parë territoriale. Pakkush kujton se në 24 korrik 2014, ndërkohë që votimi i saj ishte në rendin e ditës, koalicioni PS & LSI humbi papritur kuorumin në sallë. Më shumë se një dyzinë deputetësh të majtë braktisën sallën dhe u ulën në mënyrë demonstrative në kafen e parlamentit. Asnjëri prej tyre nuk është më deputet. Të gjithë ata, zgjedhje personale e Edi Ramës, e humbën mandatin ose sepse i skualifikoi ligjin i dekriminalizimit, ose edhe sepse hynë në burg.

Atë verë të largët Edi Rama shpenzoi minuta të tëra me ta, duke ju folur me duar e këmbë në kafe që t’i bindte për të dhënë votën, por ata refuzuan si grup. Java e ardhshme, 31 korriku, ishte seanca e fundit përpara se Kuvendi të merrte pushimet. Mosvotimi në Kuvend rrezikonte që vendi të hynte në zgjedhjet e pritshme lokale që u mbajtën në qershor 2015 me të njëjtën strukturë bashkish. Mbas Ramës, ish-aleati i tij i ngushtë asokohe, Ilir Meta, tentoi të bindte grupin. Meta la foltoren e Kuvendit dhe ju bashkua grupit rebel në një nga restorantet e kryeqytetit, por as ai nuk pati sukses.

Ish-deputeti T. D., kreu autoritar e moral i atij grupi dha përgjigjen epike: “Ikëm nga seanca për të festuar ditëlindjen e kolegut M. F.”. Natyrisht kalendari tregonte se ish-deputeti M. F. nuk e kishte ditëlindjen atë ditë.

Nuk ka dëshmitarë se çfarë koncesionesh ju bënë dy ish-aleatët ish-deputetëve socialistë që votuan reformën territoriale një javë më pas. E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri tani plot 12 vjet më pas, është që një tjetër listë “koncesionesh” do të duhet të përgatitet nga kryeministri për të arritur shifrën e nevojshme prej 84 kartonash për reformën. Fatkeqësisht, kjo është fatura e paevitueshme që Rama do të duhet të paguajë për përçmimin që ai ka për parlamentarizmin. Kostoja që ai duhet të afrojë për bindjen se lista e deputetëve të tij nuk ka emra, nuk ka fytyra, nuk ka individualitet, por është vetëm një karton i njëtrajtshëm që voton verbtazi vullnetin e tij.

Njëlloj siç jua bëri të qartë menjëherë mbas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 2025-ës. Tani, së paku Erion Braçe dhe Vullnet Sina janë deklaruar kundër këtij vullneti. I pari është në të njëjtën linjë gjysmë përplasjeje me kryeministrin duke treguar pavarësi relative prej tij, i dyti është i njëjti deputet që Rama e lëvdoi si model e shembull pune. “…nuk më ka shqetësuar kurrë për asnjë interes apo çështje personale!”. Por kjo ishte kohë më parë, ishte atëherë kur kryeministri bënte sikur habitej me këtë fakt. Atëherë e tani, Rama padyshim vazhdon ta shohë veten si dashin e vetëm socialist që zgjedh të mos ushqejë asnjë nga qengjat e tij të urtë parlamentarë.

Tani që është në nevojë numrash, edhe pse ka ende shumë kohë në dispozicion, Rama ka pak karta në dorë për të bindur rebelët e rinj, ata të zëshmit e dukshëm  dhe të heshturit ende pa emra. Ekziston mundësia për të peshkuar vota edhe në opozitë, por çmimi i këtij lloj peshku të rrallë për këtë legjislaturë kaq inkandeshente, është dukshëm shumë më i lartë. Në mungesë të tyre, edhe pse dështimi i reformës nuk i kërcënon maxhorancën, i jep asaj një humbje shumë të hidhur morale dhe një triumf të pacak kundërshtarëve të tij.

Të enjten është paralajmëruar rrethimi i parlamentit. Gjasat janë që një bërthamë agresive e banorëve të bashkive që përthithen, e Flamingove tradicionalë antiqeveri dhe të opozitës që mendon se i ka ardhur dita, do të bëjnë deja vu në Tiranë të njëjtat skena që u panë të hënën në Prishtinë. Dhe kjo është një nga provat për të zhvilluar një arsyetim që ngrihet shumë mbi komentin sipërfaqësor të ngjarjeve të ditës.

Nëse shihet kriza në Tiranë nga këndvështrimi i Prishtinës dhe njëkohësisht, shihet kriza e Prishtinës nga këndvështrimi i Tiranës, mund të kuptohet se erëra të zymta po fryjnë në hapësirën shqiptare. Të pushtuar nga ideja fikse e qëndrimit në pushtet me çdo çmim e çdo kusht, një grusht njerëzish po luajnë me naivitet e ndoshta edhe ligësi e egoizëm, lojëra luftërash për pushtetin.

Next Post
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

October 6, 2026
LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria kryeson me golin e Asllanit ndaj San Marinos! Bjellorusia po fiton me Finlandën, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria kryeson me golin e Asllanit ndaj San Marinos! Bjellorusia po fiton me Finlandën, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

October 6, 2026
Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

October 6, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

October 6, 2026
“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

October 6, 2026
Ekspertët: “Është shumë vonë që vendet të shmangin përhapjen e Omicron”

Mister dhe alarm, çfarë po ndodh në Rusi? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

October 6, 2026
“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

October 6, 2026
Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

October 6, 2026
Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com