• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

by Ylli Manjani
06/10/2026 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Ka ardhur koha ta themi pa komplekse se vettingu ka rënë!

Dmth jo vettingu si ide. As nevoja që drejtësia të pastrohej nga njerëzit e papërshtatshëm për të ushtruar funksionin e gjyqtarit apo prokurorit.

Por ka rënë miti se vettingu ishte i pagabueshëm dhe se çdo njeri që doli prej tij duhej konsideruar automatikisht i padenjë për drejtësinë.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut po e çmonton këtë mit vendim pas vendimi.

Sot është radha e Adnand Kosovës. Prokuror që prej vitit 1986, Kosova ishte konfirmuar fillimisht në detyrë nga KPK-ja dhe më pas u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Strasburgu konstatoi shkelje të nenit 8 të Konventës. Shkarkimi i tij nuk ishte proporcional me qëllimin e ndjekur dhe autoritetet nuk kishin dhënë arsye relevante e të mjaftueshme për një masë kaq të rëndë.

Llogjika e gjërave e do që, nëse Kosova e kërkon, rihapja e procedurës së vettingut dhe rishqyrtimi i çështjes së tij do të ishte masa e përshtatshme.

Nuk është vetëm Adnand Kosova.

Kemi tashmë vendime të tjera ku Gjykata e Strasburgut ka konstatuar shkelje në çështje që lidhen drejtpërdrejt me largimin nga sistemi përmes vettingut.

Gentjan Osmani, Shkëlzen Selimi, Ervin Metalla e disa të tjerë fituan kundër Shqipërisë në Strasburg, ku u konstatuan shkeljen të nenit 8 të konventës, sepse shkarkimi nuk ishte proporcional.

Të gjithë këta kanë të drejtë të kërkojnë rihapjen e procedurës dhe rishqyrtimin e çështjeve

Pra nuk jemi më përpara një aksidenti juridik.

Kemi një problem që përsëritet.

Vendime të tjera të tilla pritet të vijnë. Sa më shumë vendime të tilla prodhon Strasburgu, aq më absurde bëhet heshtja në Tiranë.

Sepse çfarë bëjmë me këta njerëz?!

Një grup ish-magjistratësh, me vendime të Gjykatës Europiane në dorë, enden sot ndërmjet KLGJ-së, KLP-së dhe Gjykatës Kushtetuese.

Kush duhet t’i kthejë?

Kush duhet të rihapë procedurën?

Kush duhet të ekzekutojë efektivisht vendimin e Strasburgut?

Kush duhet të marrë përgjegjësinë institucionale për faktin se një njeri është larguar nga sistemi me një procedurë që Gjykata Europiane e ka gjetur në kundërshtim me Konventën?

Përgjigjja e institucioneve shqiptare deri tani është pothuajse monumentale:

Shtyje!

KLGJ shtyn.

KLP shtyn.

Gjykata Kushtetuese shtyn.

Shtyhet me procedurë, shtyhet me kompetencë, shtyhet me raporte mjekësore.

Ndërsa Qeveria dhe Parlamenti bëjnë sikur problemi nuk ekziston.

Por ky problem nuk mund të fshihet më nën rrogoz.

Madje sot halli është edhe më i madh, sepse sistemi i drejtësisë ka nevojë dëshpëruese për gjyqtarë dhe prokurorë.

Gjykatat kanë ngarkesa të jashtëzakonshme. Dosjet shtohen. Magjistratët në detyrë mbingarkohen.

Vendet vakante vazhdojnë. Shkolla e Magjistraturës nuk mund të prodhojë me komandë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Aq më pak mund të prodhojë brenda pak vitesh atë që nuk prodhohet në auditor, magjistratin me përvojë profesionale.

Ndërkohë, jashtë sistemit kemi magjistratë me dhjetëra vite eksperiencë, për të cilët Gjykata Europiane po thotë se largimi i tyre ka cenuar të drejtat e garantuara nga Konventa.

Çfarë absurdi tjetër duhet të ndodhë që shteti shqiptar të reagojë?!

Reforma në drejtësi nuk mund të mbrohet duke refuzuar të korrigjohen gabimet e saj. Përkundrazi. Një reformë serioze provohet pikërisht nga aftësia për të korrigjuar padrejtësitë që ka prodhuar vetë.

Ata që e konceptuan, votuan dhe mbështetën reformën duhet të pranojnë të vërtetën elementare se edhe një reformë e domosdoshme mund të prodhojë vendime të padrejta.

Edhe institucionet e vettingut mund të kenë gabuar. Edhe KPA mund të ketë gabuar.

Dhe kur këtë nuk e thonë avokatët, gazetarët apo politikanët, por Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, shteti nuk mund të vazhdojë të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Vendimet e Strasburgut nuk janë opinione. Nuk janë artikuj gazetash.

Nuk janë statuse Facebook-u.

Janë vendime që Shqipëria ka detyrimin t’i zbatojë. Prandaj duhet ndërtuar menjëherë mekanizmi juridik që u jep zgjidhje këtyre rasteve.

Dhe po, duhet thënë edhe kjo pa frikë se Magjistratët që rezultojnë të larguar padrejtësisht duhet të kenë një rrugë reale për t’u kthyer në sistem.

Jo automatikisht kushdo që ka humbur vettingun. Jo duke zhbërë procesin. Por aty ku një vendim i Strasburgut konstaton shkeljen dhe kërkon një rishqyrtim efektiv, shteti duhet të krijojë mekanizmin që e bën atë rishqyrtim real dhe, kur përfundimi juridik e kërkon, të mundësojë rikthimin.

Së pari, sepse këtë kërkon drejtësia ndaj individit.

Së dyti, sepse këtë kërkon respektimi i Konventës.

Dhe së treti, sepse vetë sistemi shqiptar i drejtësisë ka nevojë ulëritëse për magjistratë me përvojë.

Nuk mund të predikosh shtetin e së drejtës dhe njëkohësisht të bësh sikur nuk sheh vendimet e Gjykatës Europiane. Nuk mund të kërkosh drejtësi nga gjykatësit dhe t’ua mohosh atë gjykatësve.

As nuk mund të thuash se reforma u bë për të vendosur ligjin dhe pastaj, kur ligji europian të tregon gabimin, të mbrohesh pas heshtjes institucionale.

Vettingu nuk mund të jetë më një fe shtetërore ku pranimi i gabimit konsiderohet herezi. Ai ishte një proces juridik. Dhe çdo proces juridik mund të gabojë.

Kur gabimin e konstaton Strasburgu, detyra e shtetit nuk është ta fshehë. Është ta korrigjojë.

Sa më shpejt madje.

Të tjerat janë llafe pazari.

Next Post
Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

October 6, 2026
Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

October 6, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

October 6, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

October 6, 2026
E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

Një bordello gjigande

October 6, 2026
I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

October 6, 2026
Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

October 6, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

October 6, 2026

Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë

October 6, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Brazili, zbulohen dy raste të dyshuara! Njëri produkt u bllokua dhe tjetri u gjurmua pas tregtimit

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com