• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Priste vetëm një sinjal nga djali i tij që…”, pengu që mjeku Edi Tushe mori me vete në botën tjetër

by E S
18/06/2026 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekësia shqiptare humbi më 15 qershor një nga personalitetet e saj më të shquara, pediatrin, neonatologun dhe pedagogun Edi Tushe.

Me mbi katër dekada në shërbim të shëndetit të fëmijëve, ai la pas një trashëgimi të vyer profesionale dhe njerëzore duke qenë një nga kontribuesit më të rëndësishëm në zhvillimin e neonatologjisë moderne në Shqipëri, në kujdesin për të porsalindurit dhe në formimin profesional të brezave të tërë mjekësh.

Këtë të enjte, në emisionin “Rudina” ishte e ftuar një prej bashkëpunëtoreve të tij më të afërta prej më shumë se 10 vitesh, mjekja e laboratorit Genta Dedej, e cila në këtë pjesë të emisionit “In memoriam” për profesor Tushe, shprehu të gjithë mirënjohjen e saj për kontributin e tij ndër vite.

Dedej u shpreh se lajmi i hidhur iu njoftua nga një telefonatë kur ajo ndodhej jashtë vendit dhe fjalët të cilat dëgjoi nga ana tjetër e telefonit ishin “Doktori, na la”.

“Në atë moment çdo gjë ngeli pezull në ajër dhe jam ulur në një karrige që kam gjetur aty. Derisa kam ardhur unë e kam qarë këtë moment disa ditë me radhë derisa arrita më në fund të kthehem në klinikë dhe të hyj në zyrën e tij mbrëmë. Kur kam hyrë mbrëmë në zyrën e tij, kam hapur derën e dhomës së tij dhe gjithçka ishte aty, siç e ka lënë ai ditën e fundit.”
Mjekja sqaroi se profesor Tushe nuk kishte asnjë shenjë paraprake që të pritej një lajm i tillë i hidhur sepse ai ishte një njeri i fortë, i cili nuk ankohej dhe në momentet e tij më të dobëta.

“Ishte stoik në momentet e tij të vështira shëndetësore siç mund të ketë çdo njeri. Nuk kishte asnjë sëmundje kronike apo të kishte ndonjë insufiçencë apo diçka tjetër. Prandaj dhe jemi të shokuar nga kjo që ka ndodhur. Ishte një infarkt i zemrës dhe brenda një ore profesori ka pësuar aksidentin dhe ka ndërruar jetë dhe nuk ka pasur as kohë që t’i jepej ndihma e parë, sepse ka qenë e papritur, e papërgatitur. Ka ndodhur shumë shpejt. Nuk ka arritur të japë amanete, pavarësisht se i gjithë rrugëtimi i tij dhe e gjithë ekzistenca e tij ishte plot me mesazhe dhe plot shembuj. Ne çdo ditë mësonim prej tij.”
Ajo vlerësoi në mënyrë të veçantë qetësinë e mjekut Edi Tushe për të dhënë zgjidhje dhe gjithashtu evidentoi gjithashtu dhe qasjen aspak të zakonshme të tij në raport me fëmijën dhe prindërit.

“Ai thoshte që një fëmijë ka personalitetin e vet, është një i vogël i rritur dhe ai i dedikohej familjes e jo vetëm fëmijës. Vizitat e tij zgjasnin me minuta të tëra dhe bisedat që zhvillonte me prindërit nuk lidheshin vetëm me problemin akut që kishte fëmija por doktori përpiqej të kuptonte ambientin ku rritej fëmija dhe pasi kuptonte mendësinë prindërore, aty ai ndërhynte dhe ky ishte çelësi i suksesit. Vizitat me doktorin ishin të qeta, ishin domethënëse, ishin gjithëpërfshirëse. Prandaj Dr. Edi ishte i jashtëzakonshëm.”
Mjekja nënvijëzoi edhe qasjen e profesor Edi Tushe si pedagog në raport me studentët pasi sipas saj energjia e tij ishte ndryshe nga pedagogët e tjerë.

“Doktori rrezatonte një dritë dhe një energji që ishte ndryshe nga pedagogët e tjerë dhe këtë ndjesi nuk e kam pasur vetëm unë si studente e tij e kemi pasur të gjithë si grup. Mënyra sesi ai e shpjegonte lëndën ishte kaq interesante dhe kaq përfshirëse.”
Ajo gjithashtu rrëfeu se një nga pengjet e profesor Edi Tushe ishte djali i tij dhe raporti i komplikuar me të.

“Pengu i tij më i madh ishte djali i tij i cili nuk u kujtua dhe nuk deshi asnjëherë… Është një histori divorci, diçka ka ndodhur që është ndërprerë një komunikim midis babait e djalit dhe kjo gjë nuk u rregullua dot edhe pasi doktori i bëri një thirrje publike në një nga mediat e Shqipërisë. Por unë dua t’i them djalit të doktorit që ai duhet të jetë krenar për babain e tij dhe doktor Edi do ta pranonte djalin e tij sido që të ishte, kudo që të ishte, çfarëdo që të kishte bërë dhe priti deri në ditën e fundit që të kishte një sinjal, por…Ky ishte pengu më i madh që kishte doktori dhe që e mori me vete në botën tjetër.”

Next Post
Protestuesit shkojnë në Kuvend, Rama dhe deputetët dalin nga hyrja tjetër

Protestuesit shkojnë në Kuvend, Rama dhe deputetët dalin nga hyrja tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Përplasja për pagat, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses të panegociueshme

September 25, 2026
Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com