• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

by A R
25/09/2026 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Corinna Schumacher ka rrëfyer disa detaje të panjohura nga fillimet e marrëdhënies së saj me legjendën e Formula 1, Michael Schumacher, duke zbuluar se nëna e saj nuk e kishte mirëpritur lidhjen mes tyre.

Sipas Hello! Magazine, Corinna ka qëndruar pranë bashkëshortit të saj që prej aksidentit të rëndë në ski, të cilin Schumacher e pësoi në vitin 2013. Që nga dalja e tij nga spitali, ajo është kujdesur për shtatë herë kampionin e botës në rezidencën e familjes në Zvicër, duke ruajtur me shumë kujdes privatësinë e tij.

Në dokumentarin e ri të Netflix, Schumacher ’94: The Birth of a Legend, Corinna ka folur për fillimet e romancës së tyre dhe ka treguar se nëna e saj ishte kundër kësaj lidhjeje.

“Nëna ime ishte plotësisht kundër”, është shprehur ajo.

Sipas Corinnës, nëna e saj nuk e shihte me sy të mirë faktin që Michael ishte vazhdimisht në pistat e kartingut dhe konkurronte me të tjerët.

Corinna ka zbuluar gjithashtu një detaj shumë personal nga lidhja e tyre. Kënga “Rush Rush” e Paula Abdul ishte kënga e çiftit në fillimet e romancës.

“Ajo ishte kënga jonë në atë kohë. Kur e dëgjoj sot dhe jam në makinë, qaj me vete”, ka rrëfyer ajo.

Dokumentari fokusohet te sezoni i vitit 1994, kur Schumacher fitoi titullin e parë botëror në Formula 1 me Benetton. Ai do ta përsëriste suksesin në vitin 1995, përpara se të fitonte edhe pesë tituj radhazi me Ferrarin, nga viti 2000 deri në 2004.

Skandali me fotot dhe të dhënat mjekësore

Në dokumentar dhe në rrëfimet e saj ndër vite, Corinna ka folur edhe për përpjekjet e familjes për të mbrojtur privatësinë e Michael.

Vitin e kaluar, tre persona u dënuan pasi kishin tentuar të shantazhonin familjen Schumacher me publikimin e rreth 900 fotografive private, 600 videove dhe të dhënave konfidenciale mjekësore të pilotit, duke kërkuar 12.4 milionë paund në këmbim të mos publikimit të tyre.

“Ajo që më trondit ende më shumë është tradhtia. Ai duhet të marrë një dënim që të shërbejë si paralajmërim për këdo që mund të mendojë të bëjë të njëjtën gjë”, deklaroi ajo.

“Michael na ka mbrojtur gjithmonë, tani ne po mbrojmë Michael-in”

Corinna ka qenë shumë e rezervuar sa i përket gjendjes shëndetësore të bashkëshortit të saj, duke respektuar dëshirën e familjes për ta mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së publikut.

Në dokumentarin Being Michael Schumacher, ajo ka dhënë një nga rrëfimet e rralla për jetën e familjes pas aksidentit.

“Ne po përpiqemi të vazhdojmë si familje, ashtu siç Michael e ka dashur dhe vazhdon ta dojë. Jetojmë së bashku në shtëpi. Bëjmë terapi. Bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Michael më mirë dhe për t’u siguruar që ai të jetë rehat.

Ne vazhdojmë jetën tonë. ‘Privatja është private’, siç thoshte gjithmonë ai. Për mua është shumë e rëndësishme që ai të mund të vazhdojë ta shijojë jetën e tij private sa më shumë të jetë e mundur. Michael na ka mbrojtur gjithmonë, tani ne po mbrojmë Michael-in”, ka përfunduar Corinna.

Next Post
Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In