• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

by Hamdi Jupe
25/09/2026 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hamdi Jupe

Ky ishte, sipas mendimit tim, mesazhi i gjysmё – frazёs qё pёrdori ish- kryespiunia Vlora Hyseni ndaj nje gazetareje ne hyrje tё seancёs gjyqёsore pёr vendosjen e masёs sё arrestit tё saj shtёpiak. Kjo ka tronditur dhe do tё vazhdojё tё tronditё pёr shumё kohё shumё njerёz dhe institucione nё vendin tonё, jo thjesht ato tё medias. Media e hёngri ashtu kot atё dush tё ftohtё. Ajo mund tё konsiderohet nga disa si shantazh ndaj shtypit, nga disa tё tjerё si hakmarrje, si vetёmbrojtje me parimin e njohur shqiptar “dy duar pёr njё kokё” etj. E vёrteta ёshtё se valenca e saj ёshtё shumё me e gjerё. Dhe dihet se Vlora mban shumё “xhevahire” delikate nё “bagazhet” e saj.

Nuk e njoh, nuk e kam takuar asnjёherё, nuk e kam bezdisur ndonjёherё, nuk kam deshirё tё njihem me njerёz tё zbulimeve dhe mbulimeve tё tilla. Ish –kryespunin Gazidede e kam patur shok qё nga shtatori i vitit 1983 deri nё mars tё vitit 1997, kohё kur ai u ngarkua krye -gjeneral i ushtrise sё vdekur shqiptare tё Berishёs dhe pati fundin e saj. Nё vitin 1996, kandidat pёr deputet, Berisha me kontrolloi “biografinё” se mos kisha qenё ndonjёherё spiun i sigurimit, sipas ligjit pёrkatёs tё tij dhe dola “i pastёr”. Prandaj ato qё do tё thuhen kёtu nuk kanё asnjё lidhje me veten time, kanё lidhe me tё tjera anё tё kёsaj historie tё pёrzier me corbё tё prishur.

Djalli fshihet pas detajeve, thotё njё fjalё e urtё e huaj. Ka dhe do tё ketё shumё “djaj” te kjo histori e tanishme e SPAK-ut me Vlora Hysenin. “Djalli” i parё na u shfaq qё nё njoftimin publik tё SPAK –ut pёr arrestimin e saj, kur ajo ishte jashtё vendit pёr aktivitet zyrtar, e autorizuar nga qeveria shqiptare. Ky njoftim ishte si njoftimi i Hrushovit pёr shkarkimin nga detyra te ministrit tё Mbrojtjes sё Bashkimit Sovjetik Zhokuv, kur ky ishte pёr vizitё zyrtare nё Shqipёri nё fund tё viteve 50 tё shekullitt tё kaluar. Hrushovi kishte frikё ta shkarkonte Zhukovin kur ai ishte brenda vendit tё vet, se kishte ende nё duar ushtrinё.

Kёshtu tani edhe me SPAK – un tonё. Pse duhet qё SPAK – u ta bёnte publik njoftimin e arestimit, kur dihej qё ajo do tё kthehej nё Shqipёri pas shёrbimit jashtё vendit? Njoftimi u bё publik sepse SPAK – u shpresonte qё ajo tё mos kthehej mё nё Shqipёri, thotё analisti kosovar Berat Buzhala. A ka tё drejtё kolegu Berat? Unё mendoj se po. Dhe kёshtu vijmё te titulli i kёtij shkrimi. Vetё SPAK- u kishte frikё qё Hyseni tё rikthehej nё Shqipёri, sepse marrja me tё i hap telashe dikujt apo disave, ndoshta edhe brёnda vetё SPAK- ut, prandaj boll kemi probleme tё tjera kёtu, le tё merremi me to. Nuk na duhet edhe nje “patate tjeter e nxehtё” ne duar.

SPAK-u deri tani ka treguar “trimёri tё lartё” ndaj tё gjitha institucioneve tё shtetit shqiptar, gati dridhen ato para tij, aq sa shumё analistё e quajnё Shqipёrinё “republika e prokurorёve”. Vetё kryetari i ri i tij deklaroi trimёrisht para disa kohёsh nё Kuvend: “Po tё ishte pёr mua, deputetёt nuk duhet tё kishin fare imunitet”. Shyqyr zotit qe deputetёt nuk janё nё duar tё tij. Tani, me kthimin e Hysenit nё Shqipёri, vetё atij, SPAK-ut pra, mund t’i hasё sharra nё gozhdё. Rasti i gazetares Lala nuk ёshtё asgjё para kёsaj. Ish -shefja e shёrbimit tё fshehtё, pёr shkaqe pune, di shume “xhevahire” tё fshehta pёr individё dhe institucione qё mund t’i prishin punё shumёkujt.

Nё vitin 1994 Presidenti i vendit Sali Berisha akuzoi ministrin e tij tё financave Genc Ruli pёr “shpёrdorim tё drurit” tё arrёs, njё akuzё absurde kjo dhe e vuri atё nёn ndjekje penali. Zoti Ruli, ende minister, i thirri gazetarёt nё shtёpinё e tij dhe dha njё konferencё shtypi pёr akuzat. Isha vetё atje si gazetar i opozitёs. Pasi foli pёr akuzat e pabaza tё Berishёs, ministri i financave bёri kёtё deklaratё: “Nuk kam ndёrmend ta dorёzoj kokёn time nё sini tё ergjёndtё”.

Ruli dinte shumё gjёra pёr Berishёn. Dinte pёr shembull pёr lumin e naftёs qё vёrshonte kontrabande nga Durrёsi drejt Sёrbisё nga firma e PD-sё “Shqiponja”, e drejtuar nga kryetari i partisё Tritan shehu, ndёrkohё qё Sёrbia ishte nen embargon e OKB-sё prej luftёs nё Bosnje. Kjo fraze e tij u botua tё nesёrmen nё tё gjitha gazetat e lira. Pas asaj Berisha e mbylli “drurin e arrave”. A do ta mbyllё edhe SPAKU tani cёshtjen e ish – kryespiunes pas deklaratёs sё saj pёr gazetaren? Tё shohim. Njё gjё ёshtё e saktё: Mediat do tё kenё lajme interesante nga kjo “luftё spiunesh” e saposhpalllur.

Na del pra se deklarata e Hysenit, e bёrё te porta e gjykatёs pёrballё disa gazetarёve “rreh lart”. Ajo nuk ёshtё thjesht ndaj njё gazetareje, e çila sidoqoftё, duhet tё marrё pjesёn qё i takon. Sfida e parё, e fituar nga Hyseni ndaj SPAK, ishte rikthimi i saj nё Shqipёri, pas akuzёs publike tё tij. Sfida e dytё e mbyllur “jek e jek” ishte ajo me gazetaren. Po sfida e trete cila do tё jetё?

Next Post
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!

Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!

September 25, 2026
Kuqezinjtë nisin misionin e ri në UEFA Nations League, përballja e parë nesër me Bjellorusinë!

Kuqezinjtë nisin misionin e ri në UEFA Nations League, përballja e parë nesër me Bjellorusinë!

September 25, 2026
Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd…

Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd…

September 25, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

“Jo propagandë, përgjegjësi dhe transparencë”- PD reagon për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nga Presidenti: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël!

September 25, 2026
Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!

Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!

September 25, 2026
Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

September 25, 2026
Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

September 25, 2026
“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

September 25, 2026
Italia aprovon draftin, në mungesë të krahut të punës do të punësojë mbi 452 mijë punëtorë të huaj

Rregulla të reja në zonën “Schengen”, Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken edhe shqiptarët!

September 25, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com