Me një lëvizje të befasishme, Barcelona ka siguruar firmën e parë për merkaton e janarit, kur i hiqet edhe pezullimi i imponuar nga FIFA. Nuk është ylli i Celt Vigos, Nolito, por Ezequiel Lavezzi.
Sipas lajmeve nga “Gazzetta dello Sport” dhe “Mundo Deportivo”, klubi blaugrana ka siguruar marrëveshjen 3-vjeçare me sulmuesin argjentinas të Paris SG.
Kontrata e 30-vjeçarit me kampionët e Francës skadon në qershorin e ardhshëm, ndaj Barcelona do të paguajë etëm katër milionë euro për ta blerë në janar.









