Lara Abdallat nuk është thjesht mbretëreshë e bukurisë. Ajo ishte Miss Jordania në vitin 2010 dhe shoqëruesja e parë e Miss Arabisë në vitin 2001, por ajo ka vendosur që ta braktisë karrierën e saj në konkurset e bukurisë, për të bërë diçka më kontroverse dhe më të rrezikshme
Abdallat po i lufton grupet e ISIS-it dhe ekstremistët islamik me Ghost Security, një organizatë ndërkombëtare kundër terrorizmit e lidhur me ndjekjen e aktiviteteve të dyshimta në internet.
“Më është mërzitur fakti që sa herë i lexoj lajmet çdo ditë në mëngjes dhe shoh se qindra mijëra njerëz janë vrarë. Kjo gjë është bërë frustruese. I thashë babait tim se dua të shikoj televizion dhe të shoh diçka të gëzueshme”, ka thënë Abdallat.