• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Komisioni i 6 Janarit: Trump i kërkoi zv.presidentit Pence të shkelte ligjin

by A R
16/06/2022 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten e 16 qershorit u zhvillua seanca e tretë dëgjimore e mbledhjes së komisionit që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kongresit Amerikan më gjashtë janar të vitit të kaluar.

Në këtë seancë po dëgjohen dëshmi rreth trysnisë që ish-presidenti Donald Trump ushtroi ndaj ish-zv.presidentit Mike Pence, që të ndalonte çertifikimin nga Kongresi të fitores së demokratit Joe Biden.

Sipas anëtarëve demokratë të Komitetit Hetimor, Trump u përpoq të mblidhte mbështetësit e tij për t’i bërë presion ish-zv.presidentit Pence që të ndryshonte në mënyrë të njëanshme rezultatet e zgjedhjeve në Kongres – dhe si rezultat të vinte jetën e tij në rrezik.

Me njoftimin nga ana e zotit Pence, se nuk do ta pranonte kërkesën e zotit Trump, disa nga protestuesit, që u futën në Kongres, filluan të bërtisnin “Varni Mike Pence-n!”, ndërsa kalonin barrikadat e sigurisë, duke u përleshur me policinë dhe duke plaçkitur zyrat e ligjvenësve.

Ligjvënësja republikane Liz Cheney, në cilësinë e nënkryetares së komisionit hetimor dhe kundërshtarja më e zëshme e zotit Trump në komision, tha javën e kaluar, se ish-presidenti, i cili po e shihte kaosin në televizion nga Shtëpia e Bardhë, u tha ndihmësve të tij, se ishte dakord me idenë se zoti Pence duhej varur.

“Ndoshta mbështetësit tanë kanë të drejtë. Mike Pence e meriton një gjë të tillë”, dyshohet të ketë thënë zoti Trump.

Zonja Cheney tha gjithashtu se “Presidenti Trump besonte, se mbështetësit e tij në Kapitol, po bënin ‘atë që duhet të bënin’ “, duke iu referuar fjalëve të tij.

Seancat dëgjimore synojnë të përshkruajnë një panoramë të plotë të ngjarjeve që u shpalosën ndërsa mbështetësit e ish-presidentit republikan Donald Trump kërkuan të ndalonin Joe Biden që të konfirmohej si fituesi i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Komiteti i udhëhequr nga Demokratët thotë se gjetjet e tij do të tregojnë se sulmi ishte rezultat i një përpjekjeje të koordinuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve. Në seancën e së enjtes, dy ish-këshilltarë të ish-zëvendëspresidentit Mike Pence po dëshmojnë se si ish-presidenti Trump u përpoq t’i bënte presion Pence që të përmbyste rezultatet e kolegjit zgjedhor të vitit 2020.

Një nga dëshmitarët e sotëm, Greg Jacob, ka qenë më parë këshilltari ligjor i Pence. Ai dëshmoi më parë në komision se John Eastman, një avokat i fushatës së Trumpit, kishte përshkruar një sërë propozimesh për Pence për të parandaluar certifikimin e zgjedhjeve, përfshi shpalljen e Trumpit fitues të zgjedhjeve ose refuzimin e zgjedhësve të shtetit.

J. Michael Luttig, një ish-gjyqtar federal që punonte si këshilltar i ish-zv.presidentit Mike Pence, tha se nëse Pence do të ndiqte urdhrat e ish-presidentit Donald Trump për të refuzuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, “kjo do të ishte e barabartë me një revolucion brenda një krize kushtetuese”.

Luttig shtoi se ai beson se komiteti i përzgjedhur i 6 janarit që heton kryengritjen e 6 janarit po shqyrton “të vërtetën e thellë” të SHBA-së.

Deri më tani më shumë se 800 persona janë arrestuar me akuza që variojnë nga hyrja e paligjshme, kryerja e akteve vandale ndaj Kongresit Amerikan, deri te sulmi ndaj policisë. Disa prej udhëheqësve të sulmit të dhunshëm janë akuzuar për komplot për të rrëzuar me forcë qeverinë.

Ish-presidenti Donald Trump deri më tani i ka hedhur poshtë seancat dëgjimore të komitetit të gjashtë janarit si një “gjykatë kangurësh” e krijuar për të shkëputur vëmendjen e amerikanëve nga “katastrofa” e një qeverie të udhëhequr nga demokratët.

Në një deklaratë të gjatë në fillim të kësaj jave, Trump akuzoi komitetin se ishte “i dëshpëruar për të ndryshuar narrativën e një kombi të dështuar” duke injoruar trazirat që shpërthyen gjatë protestave mbi drejtësinë racore në SHBA gjatë verës së vitit 2020.

Për më tepër, Trump akuzoi “pseudo-komitetin e pazgjedhur” për tradhti.

“Mos bëni gabim, ata kontrollojnë qeverinë. Ata e zotërojnë këtë fatkeqësi. Ata shpresojnë se këto seanca do të ndryshojnë disi perspektivat e tyre të dështuara,” tha ai.

/a.r

Next Post
“Po qetësohu mor burrë”, plas debati në studio mes Zhejit dhe Hysenit: Si Robin Hudi, që s’ta jep ty se…

“Po qetësohu mor burrë”, plas debati në studio mes Zhejit dhe Hysenit: Si Robin Hudi, që s'ta jep ty se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

October 25, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha (VIDEO)

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In