• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëshmitarët e shtetit ‘hyxhym’

by Frrok Çupi
19/05/2026 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Po të ishte se do t’i drejtoheshin gjykatës së Tiranës për t’i shpallur “Dëshmitarët…” si komunitet fetar, me siguri do ta kishim fituar edhe një ‘fe’ të re. Si për shembull u krijua ‘Dëshmitarët e Jahovait’ në fund të shekullit XlX në Amerikë.

Ata besojnë se Zoti quhet ‘Jehova’. Ndërsa këta këtu besojnë se shteti është një ‘Hyxhym’.

-Hyxhym!- thërritën dje kundër fqinjës Maqedoni.

U nisën disa patriotë, me kaike e më këmbë dhe duke u fshehur pyjeve. Diku në kufi bënë një sherr, me qëllim që të bëhej zhurmë se ‘patriotët po pengohen rrugës’. Atje nuk i kishte thërritur askush, por këta thanë se ‘po u shkojmë në ndihmë studentëve të kombësisë shqiptare’. Të krijohej përshtypja e qeve në parmendë ose e këtyre që në ‘protestat e molotovit’ në Tiranë u rrinë prapa te b… militantëve të radhës së parë. Këta shtyjnë si shula mbi mishin e trupave të tjerë. Dhe ata të tjerët mbi policinë. Dhe policia që përfaqëson shtetin.

Këta u nisën ‘hyxhym’ që të shtyjnë shtetin e Maqedonisë. Askush nuk i kishte ftuar. Pse do të ftoheshin? Do të duheshin për të punuar asfaltin e sheshit të Shkupit?

Studentët shqiptare në Maqedoni kishin marrë në duar shumë flamuj shqiptar dhe kishin dalë në protestë për ‘gjuhën shqipe’. Jo për gjuhën në tërësi, se kjo punë u zgjidh po në Maqedoni, Manastir, në nëntorin e vitit 1908. Por studentët e majit 2026 kërkonin që provimi i jurisprudencës të mbahej në gjuhën shqipe. Një e drejtë e nënshkruar, por edhe sikur e pa nënshkruar, është e drejtë e natyrshme qytetare e njerëzore.

Studentët dolën në protestë, ishin të qartë çfarë kërkonin përveç kërkesës për UÇK; zbukuruan qytetin, i dhanë gjallëri demokracisë dhe… Në mbrëmje fituan të drejtën e gjuhës shqipe në provim. Të gjithë fjetën qetë- qetë, përveç dy tre të mbërriturve nga Qafë Thana që e gdhinë në qeli.

Pse duhej ‘hyxhym’ nga Shqipëria?

Për të na turpëruar para botës? Apo për të kruar brinjët patriotët fake? Një aktor patriot shfaqet ‘për çdo vâ’. Teksa studentët duan në shqip

provimin e kushtetutës maqedonase, maj 2026, ky bërtet për pellazgët. Të çuditet qenia.

Po ç’është ky ‘hyxhym”?

Si fjalë dhe tipologji është kopje arabike, e prurë këtu nga pushtimet osmane. Edhe atje do të thotë ‘sulm, turravrap, bjeri t’i biem!’.

Ndërsa si lloj shteti nuk ekziston më as në vende ku e bëjnë ligjin zhapikët.

Në Shqipëri ka ende njerëz me tru dhe shije për shtetin ‘Hyxhym’. Këta kur nuk kishin bukë, u shtrinin dorën fqinjëve, tani që është ‘ngrohur moti’, duan të bëjnë hyxhym. Të shkaktojnë një krisje, të shikojnë një xhurulldi, të hapin një pisllëk… Kaq e kanë.

Shqipëria, tani, përveç se është në prag të anëtarësimit në BE, është edhe një shtet garant për paqe dhe stabilitet në rajon. Përveçse garant, ky vend vetë prodhon stabilitet. Përveçse prodhon stabilitet, ecën me moton e përparuar ‘Zero probleme me fqinjët!’.

Po pse ‘hyxhym’ mbi studentët?

Studentët shqiptarë e ndjenë peshën e keqe të patriotëve nga Shqipëria. Ua shtypën kockat dhe performancën qytetare. Ata protestuan. Për të zgjidhur një çështje. Protesta është mjet zgjidhjeje dhe shenjë qytetërimi. Dhe ashtu ndodhi. Këta që u shkuan dhe i shtypën studentët nga prapa, që studentët të shtynin policinë përpara…, këta janë mençuria e studentëve? Apo duan t’ua ndalojnë që të bëjnë protesta?

Pastaj u ngritën natën nëpër studio televizive. Gati thërritën ‘lërini mikrofonat dhe kapini sfurqet… të mësyjmë në Shkup”. Hyxhym!

Sot në mëngjes nuk kishte ndodhur gjë.

Po të ishin në epokën e Skënderbeut, këta shqiptarë të Qafë Thanës do të ishin kopje e ushtarëve otomanë.

Next Post
Ministri i Jashtëm malazez në Tiranë: Partneritet i fortë mes dy vendeve për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon

Ministri i Jashtëm malazez në Tiranë: Partneritet i fortë mes dy vendeve për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani paralajmëron SHBA-të: Do të përdorim metoda të reja nëse sulmet vazhdojnë

Irani paralajmëron SHBA-të: Do të përdorim metoda të reja nëse sulmet vazhdojnë

May 19, 2026
Hoxha me homologun malazez: Takimi ndërqeveritar dhe pika kufitare Zogaj–Skje në fokus të bashkëpunimit

Hoxha me homologun malazez: Takimi ndërqeveritar dhe pika kufitare Zogaj–Skje në fokus të bashkëpunimit

May 19, 2026
SPAK kërkoi mbylljen e hetimeve për Irena Gjokën, GJKKO vendos kthimin e dosjes për hetime shtesë

SPAK kërkoi mbylljen e hetimeve për Irena Gjokën, GJKKO vendos kthimin e dosjes për hetime shtesë

May 19, 2026
Berisha: Ekonomia është në gjendje katastrofike, kostoja e jetesës është rritur me 60 përqind

Berisha: Ekonomia është në gjendje katastrofike, kostoja e jetesës është rritur me 60 përqind

May 19, 2026
Arrestimet e studentëve, ambasadori shqiptar: Udhëtuan nga Tirana për të mbështetur një kërkesë elementare

Arrestimet e studentëve, ambasadori shqiptar: Udhëtuan nga Tirana për të mbështetur një kërkesë elementare

May 19, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

LETRA E PLOTË / Salianji ankohet në PPE: Berisha ka mbyllur partinë, s’ka më demokraci!

May 19, 2026
Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi. Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite

Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi. Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite

May 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 20 Maj 2026

May 19, 2026
Meloni kërkon më shumë fleksibilitet fiskal nga BE, rritet debati mbi rregullat e deficitit

Meloni kërkon më shumë fleksibilitet fiskal nga BE, rritet debati mbi rregullat e deficitit

May 19, 2026
Ministri i Jashtëm malazez në Tiranë: Partneritet i fortë mes dy vendeve për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon

Ministri i Jashtëm malazez në Tiranë: Partneritet i fortë mes dy vendeve për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In