• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Startup-et shqiptare drejt Europës: diaspora si partner strategjik për inovacionin “Albania future now”

by A R
19/05/2026 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një delegacion shqiptar, nisi dje serinë e takimeve “Albanian Startups Diaspora Roadshow” – Aty ku kapitali takon inovacionin”, që do të zhvillohet në Zvicër dhe Gjermani, në datat 18- 22 Maj.

Sartup-et shqiptare, nën ombrellën “Albania Future Now”, kanë dëshmuar në arena të rëndësishme globale, sukseset e para jo vetëm individuale të tyre por edhe të asaj që tashmë njihet si një ekosistem i tërë, që po e përfshin Shqipërinë, gjithnjë e më qartë, në hartën rajonale të inovacionit. Ky progres po vjen edhe falë ndërlidhjes së domosdoshme mes kapitalit njerëzor, me vizion e ide të guximshme dhe sistemeve, institucioneve, organizatave e programeve mbështetëse e promovuese për këtë kapital, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Ky është dhe qëllimi i këtyre takimeve: promovimi i ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe instrumenteve mbështetëse ndaj tij, në dy nga tregjet më potenciale të Europës, si Zvicra dhe Gjermania; sjelljen së bashku të startup-eve shqiptare me kapitalin e fuqizuar, përvojën dhe rrjetin e diasporës shqiptare në këto vende, të gatshëm për të ndikuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit shqiptar; krijimin e lidhjeve direkte mes startup-eve dhe investitorëve të huaj; zhvillimin e dialogut të hapur për investime dhe partneritete të reja, si edhe krijimin e mundësive të reja të aksesit, mentorimit, operimit të startup-eve shqiptare në tregje ndërkombëtare si dhe forcimin e rolit të diasporës në zhvillimin e ekonomisë së inovacionit në Shqipëri.

Në këtë tur takimesh e prezantimesh, do të marrin pjesë 4 startup-e nga Shqipëria, “Qelq”, “Qherence”, “GreenLab” dhe “MedicALwallet”; ekspertë të ekosistemit si dhe përfaqësues të strukturave mbështetëse.

Startup-et pjesëmarrëse do të prezantojnë produktet dhe idetë e tyre, progresin dhe nevojat për investim e partneritete, ndërsa investitorët dhe profesionistët e diasporës do të kenë mundësi të angazhohen përmes diskutimeve, pyetjeve dhe identifikimit të mundësive konkrete për bashkëpunime, investime, mentorime e partneritete stragjike, në tregjet ku ata operojnë.

Në një kohë kur Shqipëria po dëshmonr një potencial të jashtëzakonshëm inovativ, që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë ky roadshow reflekton një momentum pozitiv të zhvillimit të ekosistemit shqiptar të startup-eve dhe inovacionit, si edhe rëndësinë gjithnjë e më të madhe të diasporës në mbështetjen e sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik të startup-eve, në Shqipëri.

“Albanian Startups Diaspora Roadshow” do të zhvillohet në Zurich, si një qendër rajonale financiare dhe teknologjike në Zvicër, ku janë të angazhuar shumë profesionistë nga diaspora shqiptare, si  ekspertë të sektorit bankar, teknologjisë dhe inovacionit; Në Düsseldorf, si pjesë e rajonit ekonomik NRW, me një bazë të fortë të SME-ve, kompanive industriale dhe bizneseve të shërbimeve, ku punojnë dhe investojnë shumë shqiptarë të diasporës:Në Berlin, si qendër e politikave, teknologjisë dhe startup-eve, me një komunitet të konsoliduar profesionistësh shqiptarë dhe nga Ballkani Perëndimor.

Next Post
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com