• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

by A R
19/05/2026 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit ka publikuar raportin vjetor mbi gjendjen e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, për 2025-ën, ku ka kritikuar gjendjen në sistemin penitenciar shqiptar.

Në raport, Avokati i Popullit ka kërkuar mbylljen e pesë burgjeve që, sipas institucionit, cenojnë dinjitetin njerëzor dhe afrohen me standardin e trajtimit degradues. Bëhet fjalë për institucionet e vuajtjes së dënimit në Burrel, Kosovë-Lushnjë, Kukës, si dhe burgjet “Mine Peza” (302) dhe “Jordan Misja” (313).

Gjetjet bazohen në inspektimet e kryera në 18 IEVP gjatë vitit 2025, si edhe në 115 ankesa të trajtuara nga të burgosur dhe familjarët e tyre.

Sipas raportit, mbipopullimi mbetet një tjetër nga problemet më të mëdha në disa institucione. Situata më kritike paraqitet në IEVP Lezhë, ku mbipopullimi arrin në 65%, ose 181 persona mbi kapacitetin e parashikuar. Ndërkohë, në burgun “Jordan Misja” mbipopullimi është 11%, në Vlorë 10% dhe në Fushë-Krujë 2.4%.

Shqetësuese paraqitet edhe situata e kujdesit shëndetësor. Në shumicën e burgjeve thuhet se nuk ka mjekë me kohë të plotë dhe, aty ku janë të pranishëm, shërbimi ofrohet vetëm katër orë në ditë. Raporti evidenton mungesën e autoambulancave, vështirësitë për konsulta specialistike, si dhe refuzimin e trajtimit të të burgosurve nga spitalet rajonale për arsye sigurie. Gjithashtu, Shqipëria nuk ka një institucion të specializuar për trajtimin e të burgosurve me probleme të shëndetit mendor.

Institucioni i Avokatit të Popullit i kërkon Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë rishikimin e politikës së paraburgimit, hartimin e një plani të menjëhershëm për kujdesin shëndetësor në burgje dhe mbylljen e pesë institucioneve të identifikuara deri në rikonstruktimin e plotë të tyre.

Çfarë thotë raporti mbi gjendjen në sistemin e burgjeve

Avokati i Popullit: 5 burgje shqiptare duhen mbyllur. Cenojnë dinjitetin njerëzor

Në Lezhë, mbipopullimi i burgjeve arrin 65%. Të paraburgosurit kalojnë mesatarisht më shumë se 8 muaj në qeli pa qenë të dënuar.

Avokati i Popullit ka konstatuar se trajtimi i personave të privuar nga liria në pesë institucione penitenciare të vendit afrohet me standardin e trajtimit degradues. Kjo është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Gjetjet bazohen në inspektime në 18 IEVP gjatë vitit 2025 dhe në 115 raste ankesash të trajtuara nga institucioni.

“Kur shteti i mban të dënuarit në kushte degraduese, nuk po i ndëshkon, por po i poshtëron. Mbyllja e këtyre pesë institucioneve është detyrim kushtetues,”-tha  Avokati i Popullit, Endrit Shabani.

Tre shifrat kryesore

•              5 burgje duhen mbyllur: Burrel, Kosovë-Lushnjë, Kukës, “Mine Peza” (302), “Jordan Misja” (313).

•              65% mbipopullim në IEVP Lezhë, 181 të burgosur mbi kapacitetin e planifikuar.

•              253 ditë mesatarja e qëndrimit në paraburgim, pra më shumë se 8 muaj në qeli pa qenë i dënuar.

Realiteti njerëzor pas shifrave

Në shumicën e institucioneve, të dënuarit dhe të paraburgosurit i mbajnë rrobat dhe sendet personale në qese plastike, sepse nuk ka dollapë. Mjeku është prezent vetëm katër orë në ditë. Spitalet rajonale shpesh refuzojnë trajtimin e të burgosurve për “arsye sigurie”. Për personat me probleme të shëndetit mendor nuk ekziston asnjë institucion i specializuar mjekësor, megjithëse ata aktualisht mbahen në IEVP-në e Shën Kollit.

Gjatë vitit 2025, Avokati i Popullit ka trajtuar 115 raste të paraqitura nga të burgosur dhe familjarët e tyre.

Mbipopullimi, i lokalizuar, jo kombëtar

Në total, sistemi penitenciar është nën kapacitet (5.029 të burgosur dhe 5.747 vende gjithësej = 87%). Por shpërndarja është thellësisht e pabarabartë:

•              IEVP Lezhë: +65% (181 persona mbi kapacitet)

•              IEVP “Jordan Misja”: +11% (55 persona)

•              IEVP Vlorë: +10% (16 persona)

•              IEVP Fushë-Krujë: +2,4% (9 persona)

56,8% e popullsisë penitenciare janë në paraburgim, pra mbahen në burg megjithëse ende janë të padënuar. Ky është një tregues që cenon parimin e prezumimit të pafajësisë.

Kushtet që cenojnë dinjitetin

Inspektimet kanë konstatuar:

•              Ambiente të amortizuara, pa ajrim, ndriçim apo ngrohje të mjaftueshme.

•              Të burgosur që mbajnë sendet personale në qese plastike sepse nuk ka dollapë.

•              Mungesë e produkteve bazë të higjienës dhe detergjentëve për pastrimin e qelive.

•              Sisteme ngrohjeje e ftohjeje jofunksionale, sidomos në mot ekstrem.

•              Mungesë larmishmërie dhe sasie të pamjaftueshme në ushqim.

•              Mundësi të kufizuara për aktivitete social-kulturore dhe rehabilitim.

Kujdesi shëndetësor: reagim ndaj emergjencave, jo shërbim i vazhdueshëm

•              Asnjë mjek me kohë të plotë në shumicën e IEVP-ve. Aty ku ka mjek, qëndrojnë vetëm 4 orë në ditë.

•              Mungesë autoambulancash dhe vështirësi për konsulta me specialistë.

•              Spitalet rajonale refuzojnë trajtimin për “arsye sigurie”.

•              Mungesë e shërbimit stomatologjik dhe e medikamenteve bazë.

•              Asnjë institucion i specializuar për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.

Çfarë kërkon Avokati i Popullit

Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë:

1.            Rishqyrtim të politikës së paraburgimit. 56,8% të padënuar është një shifër e papranueshme në një shtet që pretendon respektimin e prezumimit të pafajësisë.

2.            Plan të menjëhershëm për kujdesin shëndetësor në burgje, përfshirë ngritjen e një institucioni të specializuar mjekësor për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.

3.            Mbyllje të pesë IEVP-ve të identifikuara deri në rikonstruktimin e plotë të tyre, dhe një rivlerësim kombëtar të kapaciteteve të sistemit penitenciar.

Next Post
Frika e një ‘tronditje’ të re nga Kina teksa rritet varësia e industrisë europiane nga importet

Frika e një ‘tronditje’ të re nga Kina teksa rritet varësia e industrisë europiane nga importet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In