• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi takon Lu e Vlahutin: PDIU mbështet kompromisin e ofruar nga Nuland

by Aalison Pearse Stevens
12/07/2016 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PDIU mbështet variantin e kompromisit të ofruar nga zyrtarja e lartë amerikane Nuland, lidhur me Reformën në Drejtësi. Këtë qëndrim kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e ka bërë të ditur gjatë një takimi të zhvilluar sot pasdite me me ambasadorin e SHBA, Donald Lu dhe ambasadoren e BE, Romana Vllahutin. Gjatë këtij takimi Idrizi u informua për zhvillimet e fundit për Reformën në Drejtësi dhe propozimim e zëvendës sekretares së Shtetit, Viktoria Nuland, si një propozim që afron palët. Kreu i PDIU-së falenderoi ambasadorët për ndihmën shumë të çmuar për Reformën në Drejtësi dhe angazhimin e tyre për “miratimin e kësaj reforme ekstremisht të rëndësishme për shëndoshjen e institucioneve e të shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri”. Ai theksoi faktin që 90% e shqiptarëve, por dhe të gjitha forcat politike janë shprehur për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e kësaj reforme. Shpëtim Idrizi vuri theksin në qëndrimin e PDIU-së në favor të kësaj
reforme dhe mbështetjen për variantin e ri të kompromisit të dhënë së fundi nga partnerët ndërkombëtarë. PDIU i bën thirrje të gjitha partive parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit ta miratojnë dhe këtë nen të fundit duke e konsideruar një mundësi të qartë kompromisi propozimin e zëvendës sekretares së Shtetit për rekomandimin 88. PDIU insiston që dhe pas miratimit të kësaj reforme të shkohet drejt referendumit si shprehje direkte e demokracisë. Idrizi shprehu pozicionin e PDIU-së që në rast mos gjetjes së kompromisit për rekomandimi 88 të shkohet në referendum për këtë nen, duke ju drejtuar sovranit të shprehet për këtë nen që po mban peng një reformë kaq të rëndësishme. Kreu i PDIU-së, i shprehu ambasadorëve qëndrimin e qartë të PDIU-së që neni 18, i cili i hap udhë martesave homoseksuale nuk është pjesë e reformës në drejtësi, por megjithë qëndrimin kundër, ka nevojë për një debat më të gjerë publik.

Me. Ar

Next Post

2Ton në telashe, ish-e dashuar i nxjerr fotot intime (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

October 6, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

October 6, 2026

Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë

October 6, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Brazili, zbulohen dy raste të dyshuara! Njëri produkt u bllokua dhe tjetri u gjurmua pas tregtimit

October 6, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Dibër, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares në Maqellarë! Rezultonte e zhdukur prej tre muajsh, dyshohet se…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë në mes të ditës, pranga 26-vjeçarit, i këputi varëset nga qafa qytetarëve në rrugë!

Vjedhje me dhunë në mes të ditës, pranga 26-vjeçarit, i këputi varëset nga qafa qytetarëve në rrugë!

October 6, 2026
Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

October 6, 2026
Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

October 6, 2026
Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

October 6, 2026
“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com