• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti Bushati: Presionet politike s’do kompromentojnë shpejtësinë e Reformës në Drejtësi

by Java News
24/01/2018 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS, Ervin Bushati ka patur një takim me presidentin e PACE, Michele Nicoleti ku kanë diskutuar për rolin e rëndësishëm të KiE dhe Asambleja për promovimin e standardeve demokratike në vendin tonë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Bushati thekson, ne shqiptarët jemi europianë, meritojmë të jemi në Europë sepse ndajmë vlerat evropiane.

“Diskutuam për zgjedhjet demokratike të 2017, Reformën në Drejtësi dhe stabilitetin politik të një qeverie që nuk ka presione koalicionesh politike për të kompromentuar shpejtësinë dhe thellësinë e Reformës në Drejtësi”, shkruan Bushati.

Statusi në facebook i Ervin Bushatit
1 SHTET & 1 HAP NË BASHKIMIN EUROPIAN: PËR INTEGRIMIN BASHKË ME OPOZITËN!

Delegacioni shqiptar, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti PACE i sapozgjedhur Z. Michele Nicoletti, (deputet italian i Grupit Socialist) të cilin e përgëzova; dhe garantova në detyrën e tij me mbështetjen e gjithë faktorit shqiptar në Këshillin e Europës.

Gjatë takimit, diskutuam mbi rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe vijon të luajë KiE edhe Asambleja, si pjesë e saj, në drejtim të promovimit e forcimit të standardeve demokratike në vendin tonë, dhe më gjerë në rajon. Në këtë kontekst, u nënvizua, kontributi i KiE për përmbushjen e rekomandimeve në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit, dhe rritjes së paqes dhe sigurisë në rajon.

NE Shqiptarët … jemi Europianë: Meritojmë të jemi në Evropë sepse ndajmë vlerat europiane.

Po ashtu, diskutuam për zgjedhjet demokratike të 2017, Reformën në Drejtësi dhe stabilitetin politik të një qeverie që nuk kur presione koalicionesh politike për të kompromentuar shpejtësinë dhe thellësinë e Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu, u trajtua mbështetja e Kosovës, për afrimin e mëtejshëm të saj me KiE-në, në funksion të vendosjes së një dialogu konstruktiv me delegacionin e Kosovës në Asamble. Angazhimi i Kosovës me Asamblenë do të kontribuojë në drejtim të forcimit të standardeve demokratike në vend, dhe forcimit të paqes dhe sigurisë në rajon.

Është në interesin e të gjithë palëve, një rajon Ballkanik në paqe, demokraci dhe prosperitet: Ndaj dhe angazhimi politik nga EU dhe integrimi ynë ne Europë jane procese kapitale që ndihmojnë këdo në Ballkan por dhe Europë.

Në përfundim të takimit, në emër të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë pata kënaqësinë të ftoj zyrtarisht mikun tonë, Presidentin Nicoletti për një vizitë zyrtare në vendin tonë – ftesë e cila u pranua me kënaqësi. /ma.me

bushati

 

Next Post
‘Më përndjek, s’më lë të qetë’, 19-vjeçarja denoncon ish-të dashurin

'Më përndjek, s'më lë të qetë', 19-vjeçarja denoncon ish-të dashurin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump “shënjestron” Iranin: Do godasim urat dhe centralet elektrike

Trump “shënjestron” Iranin: Do godasim urat dhe centralet elektrike

July 22, 2026
“Epsteini” ynë

Produkti politik që po identifikohet me protestën

July 22, 2026
Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

July 22, 2026
Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

July 22, 2026
Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

July 22, 2026
Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

July 22, 2026
Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

July 22, 2026
“Shpresojmë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë”, Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE

34-vjeçarja me foshnjën në burg, Begaj kërkon lirimin dhe shqyrtimin e amnistisë personale

July 22, 2026
Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

July 22, 2026
“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In