• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre parqet fotovoltaikë të Ersekës

by Fatos Çoçoli
30/09/2026 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Vendi ynë ka shënuar hapa të rëndësishëm drejt diverisifkimit të burimeve të energjisë elektrike. Vjet siguruam 11 përqind të prodhimit total të energjisë elektrike përmes centraleve fotovoltaike, ose pesë herë më shumë se në vitin 2021.

Në Ersekë sot funksionojnë dy parqet fotovoltaike, Erseka Solar Park 1 dhe Erseka Solar Park 2, me një kapacitet total prej 40 MW-orë. Shumë shpejt pritet të vihet në funksionim një park i tretë, me kapacitet 70 MW-orë.

Sot sipërmarrësit shqiptarë në sektorin energjik jo vetëm prodhojnë energji përmes parqeve të ndërtuara, por falë Bursës Shqiptare të Energjisë ALPEX, e tregtojnë atë në tregun e lirë.

Ligji i ri i sektorit të energjisë elektrike, i miratuar më 30 qershor 2026, parashikon edhe përfshirjen e baterive në investim, duke i dhënë një balancim më të mirë të gjithë prodhimit të energjisë elektrike.

Në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, qeveria po shikon që në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027, të organizojë një ankand të ri për energjinë fotovoltaike, së bashku me bateritë e përfshira në projekt, për magazinimin dhe balancimin e prodhimit të energjisë elektrike.

Zhvillimi i tre parqeve fotovoltaikë të Ersekës përfaqëson një tjetër hap në transformimin e strukturës energjetike të Shqipërisë, në një kohë kur vendi po përpiqet të diversifikojë burimet e prodhimit të energjisë elektrike dhe të ulë ekspozimin ndaj luhatjeve të prodhimit hidroenergjetik.

Rëndësia e parqeve në Ersekë shkon përtej sasisë së energjisë që do të prodhojnë.

Një nga përfitimet kryesore ekonomike është diversifikimi i portofolit energjetik. Energjia diellore ofron një burim alternativ që ka profil të ndryshëm nga hidroenergjia. Në përgjithësi, prodhimi fotovoltaik është më i lartë gjatë muajve dhe orëve me rrezatim të madh diellor, pikërisht kur kërkesa për energji dhe nevoja për ftohje mund të rriten. Ja përse në qershor 2026 një e treta e energjisë që prodhuam u siguruar nga fotovoltaikët.

Çdo megavat-orë energji elektrike e prodhuar në vend nga një burim i rinovueshëm kontribuon në reduktimin e nevojës për blerje energjie në tregjet e jashtme, në varësi të bilancit të prodhimit dhe konsumit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ne, pasi gjithnjë importet e energjisë i kemi siguruar të kushtueshme, në periudhat si vera, kur çmimet rajonale rriten.

Një park fotovoltaik nuk e eliminon nevojën për importe, por shton kapacitetin vendas dhe, së bashku me hidrocentralet dhe burimet e tjera, rrit fleksibilitetin e sistemit.

Në këtë kuptim, investimi në energjinë diellore është njëkohësisht investim energjetik dhe investim në sigurinë ekonomike të vendit.

Krijimi i një ekonomie energjetike më të qëndrueshme

Energjia është një input themelor për çdo sektor të ekonomisë: industri, bujqësi, shërbime, turizëm, transport dhe teknologji. Sa më i qëndrueshëm dhe i diversifikuar të jetë sistemi energjetik, aq më e madhe është mundësia që bizneset të planifikojnë investimet dhe kostot e tyre me më shumë siguri.

Parqet fotovoltaikë të Ersekës, në këtë aspekt, duhen parë si pjesë e një infrastrukture prodhuese që krijon kapacitet energjetik me kosto operative relativisht të ulët pas ndërtimit, duke përdorur një burim natyror vendas dhe të rinovueshëm.

Në Ersekë, dy parqet ekzistuese dhe ai që shumë shpejt do të ndërtohet, kanë krijuar kërkesë për punëtorë dhe specialistë, për shërbime ndërtimore, për transport dhe logjistikë, për mirëmbajtje teknike dhe shërbime të ndryshme lokale.

Kjo krijon një aktivitet ekonomik më të qëndrueshëm në një zonë si Erseka, ku mundësitë për investime të mëdha private janë më të kufizuara se në qendrat e mëdha urbane.

Nga ana tjetër, investimet energjetike krijojnë të ardhura të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për ekonominë lokale, përmes taksave, tarifave, shërbimeve dhe aktivitetit të kompanive që lidhen me projektet. Efekti ekonomik nuk matet vetëm me numrin e vendeve të punës të krijuara drejtpërdrejt nga parku. Ai përfshin edhe aktivitetin e bizneseve lokale që furnizojnë projektin, punonjësit që shpenzojnë të ardhurat në zonë dhe shërbimet që zhvillohen rreth investimit.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe lidhjes me rrjetin

Projektet e reja të energjisë së rinovueshme kërkojnë infrastrukturë të përshtatshme të transmetimit dhe shpërndarjes. Në këtë mënyrë, investimi në parkun fotovoltaik mund të shoqërohet me përmirësime të infrastrukturës energjetike dhe me forcimin e kapaciteteve të rrjetit.

Kjo ka rëndësi edhe për investime të tjera të ardhshme. Një rrjet më i fuqishëm dhe më fleksibël krijon kushte për integrimin e kapaciteteve të reja të energjisë së rinovueshme.

Me investimet si tra parqet e Ersekës, Shqipëria po hyn gradualisht në një fazë të re të zhvillimit energjetik. Në të kaluarën, pyetja kryesore ishte se si të rritej prodhimi i energjisë. Sot pyetja është më komplekse: si të rritet prodhimi, duke e bërë sistemin njëkohësisht më të diversifikuar, më të qëndrueshëm dhe më të aftë për të përballuar ndryshimet klimatike dhe luhatjet e tregjeve ndërkombëtare. Dhe energjia diellore është një prej përgjigjeve.

Parqet e Ersekës bëhen kështu pjesë e tranzicionit nga një sistem ku dominon një burim kryesor drejt një sistemi me një kombinim më të gjerë të hidroenergjisë, energjisë diellore dhe burimeve të tjera të rinovueshme.

Next Post
Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndaloni shpërndarjen!”- Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

“Ndaloni shpërndarjen!”- Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

September 30, 2026
Von der Leyen për hetimet dhe SHISH: Prova se sistemi i drejtësisë funksionon! Rama: Përgjegjësia politike, avaz i vjetër! Reformat nuk ndalen

Von der Leyen për hetimet dhe SHISH: Prova se sistemi i drejtësisë funksionon! Rama: Përgjegjësia politike, avaz i vjetër! Reformat nuk ndalen

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

September 30, 2026
“Nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë”- Rama për dosjen e SHISH dhe hetimet ndaj Vlora Hysenit: Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre

“Nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë”- Rama për dosjen e SHISH dhe hetimet ndaj Vlora Hysenit: Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

September 30, 2026
“Udhërrëfyes për vendet që kanë bërë përparim”- Von der Leyen: Shqipëria ka ecuri fantastike në proces! Vijoni me reformat dhe dialogun politik

“Udhërrëfyes për vendet që kanë bërë përparim”- Von der Leyen: Shqipëria ka ecuri fantastike në proces! Vijoni me reformat dhe dialogun politik

September 30, 2026
“Sistemi po lufton korrupsionin”- Rama në konferencën me Von der Leyen: Të vendosur për integrimin në BE! Presidenten e informova edhe për projektin e Zvërnecit

“Sistemi po lufton korrupsionin”- Rama në konferencën me Von der Leyen: Të vendosur për integrimin në BE! Presidenten e informova edhe për projektin e Zvërnecit

September 30, 2026
Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

“Rama po punon fort për ta bërë ëndrrën realitet!”- Von der Leyen pas vizitës në Shqipëri, reagimi: Fokusi te reformat, nga drejtësia te…

September 30, 2026
Pas takimit, Dodik zbulon se çfarë bisedoi me Putinin: U diskutua për energjinë, ekonominë dhe bashkëpunimin politik

Pas takimit, Dodik zbulon se çfarë bisedoi me Putinin: U diskutua për energjinë, ekonominë dhe bashkëpunimin politik

September 30, 2026
“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

Zbardhet projektligji i Qeverisë, masat aktuale të paraburgimit do të kalojnë në verifikim! Zbulohen procedurat dhe fazat

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com