• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Popullit/ Ndregjoni i zhgënjyer nga Berisha: I shkova çdo ditë poshtë ballkonit…

by A R
12/12/2025 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besim Ndregjoni, përfaqësues i të përndjekurve politikë dhe ish-kandidat për Avokatin e Popullit, i ftuar në studion e “ÇdoKënd”,  shprehu zhgënjimin e tij me Partinë Demokratike pas zgjedhjes në këtë post të Endri Shabanit.

“Ishim ne të përndjekurit politikë çdo natë pranë shtëpisë së Sali Berishës, duke mbrojtur kauzën. Ishim ne, miqtë më të ngushtë të Amerikës, që nuk e pranuam kurrë “non gratën” që i caktoi Amerika Sali Berishës dhe e quanim padrejtësi që i bëhet opozitës shqiptare. Sot ndodhem përballë dy problemeve kryesore. Përballë doktor Berishës, që kam punuar me të dhe përballë shtresës time, e cila ka 24 orë që më kërkon llogari. Përse nuk të mbrojti Partia Demokratike ty si kandidaturë e vetme, por me një diskutim në Parlament të thatë dhe aspak bindës, tha, kemi dy kandidatura. Dje i duhej treguar Partisë Socialiste se kandidatura është Besim Ndregjoni dhe ne nuk lejojmë të vazhdojë punimet Parlamenti pa u zgjidhur ky problem. Atë nuk e bënë, e bënë shoë politik dhe më turpshmja ishte se grupi parlamentar i Partisë Demokratike në mënyrë të papërgjegjshme, në mënyrë aspak njerëzore, aspak politike, aspak morale, i jep mbështetje kryetarit të Partisë Komuniste, të së majtës ekstreme, një soroisti, i cili jo më larg se pesë muaj më parë, në zgjedhjet e 11 majit, akuzonte lidershipin e Partisë Demokratike se nuk duhet të jetë në politikë”, tha Ndregjoni.

“Dhe më e turpshmja është se të gjithë po fshihen se nuk e kanë dhënë firmën. Më e turpshmja është që Kryesia e Partisë Demokratike, duke përjashtuar doktor Berishën, e kanë marrë Endri Shabanin, e kanë futur në grup parlamentar, ia kanë dhënë firmat, e kanë uruar. Ky është turp, turp kombëtar”, shtoi Ndregjoni.

Kur u pyet se si iu duk ky argumenti që përdorën se i dhanë firmat në periudhën kur së bashku me Endri Shabanin dhe partitë e tjera po mbështesnin Florian Binajn për kandidaturën e tij për kryebashkiak të Tiranës dhe në këtë klimë u dhanë edhe votat për Endri Shabanin, Ndregjoni u përgjigj:

“Kjo s’është bindëse. Ky është një justifikim, por një justifikim i marrë. Florian Binaj nuk ishte kandidat i Partisë Demokratike. Ishte kandidat i pavarur. Sa tha publikisht se nuk do bëjë fushatë me Partinë Demokratike, me lidershipin Berisha”.

Next Post
“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

Salianji: Lëvizja ime nuk krijon dualitet me Berishën, por s’mund të themi përherë që na e hodhi Rama

Comments 1

  1. leka says:
    4 months ago

    Shkoje cdo dite poshte ballkonit te Saliut dhe kerkoje te ishe avokat i popullit?.Kjo eshte qesharake, se ai post nuk kerkon militant por njerez te afte dhe me integritet.Servilizmi per kariere eshte semundja me e madhe politike ket 35 vjet gjoja demokraci

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria 2030 si çdo kantier ka pluhur dhe zhurma, por jemi drejt majës!

Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria 2030 si çdo kantier ka pluhur dhe zhurma, por jemi drejt majës!

April 14, 2026
1.8 miliardë njerëz të rrezikuar nga sëmundja metabolike e mëlçisë, deri në vitin 2050

1.8 miliardë njerëz të rrezikuar nga sëmundja metabolike e mëlçisë, deri në vitin 2050

April 14, 2026
“Gjuha, ADN-ja e identitetit tonë”, Hoxha: Kërkesat për shqipen në RMV, legjitime!

“Gjuha, ADN-ja e identitetit tonë”, Hoxha: Kërkesat për shqipen në RMV, legjitime!

April 14, 2026
Alis hap Samitin e IV të Diasporës: Shpresoj t’ju bëj krenarë në Eurovision 2026

Alis hap Samitin e IV të Diasporës: Shpresoj t’ju bëj krenarë në Eurovision 2026

April 14, 2026
George Weigel: Katolikët amerikanë po e kuptojnë gabimin e tyre. Kanë votuar një narcisist!

George Weigel: Katolikët amerikanë po e kuptojnë gabimin e tyre. Kanë votuar një narcisist!

April 14, 2026
Bllokada detare e Trump ndaj Iranit, skenari që po rrezikon përplasje me Kinën dhe Rusinë

Bllokada detare e Trump ndaj Iranit, skenari që po rrezikon përplasje me Kinën dhe Rusinë

April 14, 2026
EMRAT / Goditja e call-centerave, 7 të arrestuar dhe 2 me ndalim dalje jashtë vendit. 80 të shoqëruar

EMRAT / Goditja e call-centerave, 7 të arrestuar dhe 2 me ndalim dalje jashtë vendit. 80 të shoqëruar

April 14, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Horoskopi për 12 shenjat e zodiakut, ja ç’thonë yjet sipas Jorgo Pullës

April 14, 2026
Fushata antikorrupsion në Pekin, shkarkohet zëvendësministri i jashtëm kinez

Fushata antikorrupsion në Pekin, shkarkohet zëvendësministri i jashtëm kinez

April 14, 2026
Merrte asistencë si i papunë, 35-vjeçari shqiptar kapet me kokainë dhe 40 mijë euro cash në Itali, skema e trafikut nga interneti

Akuzohen se shisnin kokainë, vihen në pranga tre persona, dy në kërkim

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In