• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bllokada detare e Trump ndaj Iranit, skenari që po rrezikon përplasje me Kinën dhe Rusinë

by A R
14/04/2026 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në letër, operacioni duket si një rutinë të cilën Marina e SHBA-ve e ka ushtruar panumërt, por kur në ekuacion hyn Irani, çdo mision shndërrohet në një rrezik të lartë. Strategjia e bllokadës detare e diktuar nga Donald Trump pritet të ndjekë një model tashmë të konsoliduar, i ngjashëm me izolimin e Venezuelës që nisi dhjetorin e kaluar.

Në atë rajon, ushtria amerikane ka arritur të sekuestrojë dhjetëra cisterna të të ashtuquajturës “flotë fantazmë” të përdorur nga Moska, Karakasi dhe Teherani për kontrabandimin e naftës. Rasti më i bujshëm mbetet ai i janarit, ku u godit anija “Marinera” në brigjet britanike, e cila tentoi të maskohej nën flamurin rus gjatë gjithë udhëtimit të saj në Atlantik.

Megjithatë, situata në Gjirin Persik paraqet një sfidë krejtësisht tjetër, ku tensionet dhe interesat gjeopolitike janë në pikun e tyre. Ajatollahët e kanë shndërruar Ngushticën e Hormuzit në një “grackë” globale të energjisë, duke e përdorur atë si armën e tyre më të fortë.

Në këtë terren, problemi i parë për SHBA-të mbetet identifikimi i anijeve tregtare, por Uashingtoni gëzon një “supremaci informative” falë rrjetit të dendur të satelitëve dhe dronëve që monitorojnë çdo lëvizje. Pas kalimit të ngushticës, mbikëqyrja kalon në duart e 15 njësive të Marinës dhe avionëve radarë E2 Hawkeye, të njohur si “syri i skifterit”, të cilët janë përforcuar së fundmi nga Pentagoni për të diktuar mjetet iraniane që fluturojnë ulët mbi nivelin e detit.

Operacioni fizik i kontrollit mbetet pjesa më delikate, ku skuadrat speciale të marinsave zbresin me helikopterë mbi kuvertën e anijeve të dyshimta. Ky proces kërkon mbështetjen e afërt të fregatave dhe shkatërruesve, gjë që e bën logjistikën mjaft komplekse. Edhe pse ligjërisht mbetet e vështirë të provohet destinacioni final i naftës për shkak të ndalesave ndërmjetëse, SHBA duket e vendosur për kontrolle rigoroze.

Pikëpyetja e madhe mbetet reagimi i Shtëpisë së Bardhë nëse tankerë kinezë apo rusë refuzojnë inspektimin. Një përplasje e tillë do të rrezikonte një krizë të hapur diplomatike, veçanërisht kur Pekini ka tashmë prezencë ushtarake në rajon për mbrojtjen e flotës së tij tregtare.

Nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që Gardianët e Revolucionit të tentojnë të thyejnë bllokadën përmes pritave në brigjet e tyre, ku kanë fshehur raketa dhe dronë të shumtë. Presidenti Trump ka qenë i qartë: çdo mjet armik do të fundoset, duke marrë si referencë sulmet kundër narkotrafikantëve në Karaibe që kanë lënë dhjetëra viktima.

Për këtë qëllim, Pentagoni ka vënë në gatishmëri njësinë USS Tripoli, e pajisur me avionë F-35B dhe helikopterë luftarakë. Megjithatë, një pikë e dobët mbetet mungesa e mjeteve amerikane për asgjësimin e minave në zonë. Ky boshllëk teknik mund t’u japë mundësi iranianëve të bllokojnë trafikun tregtar thjesht përmes kërcënimit me mina detare, duke paralizuar kështu një nga arteriet kryesore të ekonomisë botërore.

Next Post
George Weigel: Katolikët amerikanë po e kuptojnë gabimin e tyre. Kanë votuar një narcisist!

George Weigel: Katolikët amerikanë po e kuptojnë gabimin e tyre. Kanë votuar një narcisist!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Simpatizantët dhe oponentët e Ramës në Tiranën urbane – Shtator vs. Tetor

October 24, 2026
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkojnë grupet e mëdha politike në Parlamentin Europian

Dhuna në protestë, 12 eurodeputetë i kërkojnë Kaja Kallas në PE hetimin e propocionalitetit të Policisë, mes tyre edhe Beleri!

October 24, 2026
Franca dhe Britania zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët për simulim e sulmit bërthamor

Franca dhe Britania zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët për simulim e sulmit bërthamor

October 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Vranësira të herëpashershme dhe temperatura të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme!

October 24, 2026
Bllokimi i trafikut në Arktik frenon ambiciet e Rusisë për një rrugë detare drejt Kinës

Bllokimi i trafikut në Arktik frenon ambiciet e Rusisë për një rrugë detare drejt Kinës

October 24, 2026
Tjetër precedent/ Dyshohet se dhunoi 4-vjeçarin në një kopsht në Korçë, edukatorja arrestohet pas denoncimit të nënës!

Tjetër precedent/ Dyshohet se dhunoi 4-vjeçarin në një kopsht në Korçë, edukatorja arrestohet pas denoncimit të nënës!

October 24, 2026
Rama nuk heq dorë nga kërkesa për dialog ndaj protestuesve, vendos tavolinë guri dhe ndenjëse para Kryeministrisë! (VIDEO)

Rama nuk heq dorë nga kërkesa për dialog ndaj protestuesve, vendos tavolinë guri dhe ndenjëse para Kryeministrisë! (VIDEO)

October 24, 2026
Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

October 24, 2026
Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

October 24, 2026
Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In