• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria 2030 si çdo kantier ka pluhur dhe zhurma, por jemi drejt majës!

by A R
14/04/2026 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në hapje të Samitit të IV të Diasporës që po zhvillohet këtë të martë, 14 prill, në Tiranë, duke vënë theksin te roli kyç i shqiptarëve jashtë vendit në të ardhmen e Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Rama e cilësoi një privilegj të veçantë praninë përpara diasporës, jo vetëm si kryeministër, por edhe si pjesë e një komuniteti më të gjerë kombëtar. Ai theksoi se Shqipëria nuk kufizohet nga territori i saj, por shtrihet kudo ku shqiptarët ruajnë gjuhën dhe shpresën.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur vëllezër dhe motra të diasporës shqiptare, është privilegj i veçantë të jem sot këtu përpara jush si kryeministër i Shqipërisë, por edhe si një zë mes shumë zërash që formojnë bashkësinë e një kombi. Shqipëria nuk mbaron aty ku mbaron territori i saj, por kudo ku shqiptarët mbajnë gjuhën dhe shpresën. Sot kur bota është më e ndërlidhur se kurrë dhe kur fjala si kurrë më parë, ju jeni zgjatimi i gjallë i Shqipërisë kudo në botë.”, tha Rama.

Kryeministri mes të tjerash theksoi se Samiti i Diasporës nuk është një aktivitet ceremonial, por një platformë me objektiva të qarta dhe të përbashkëta.

“Diaspora nuk është në periferi të jetës kombëtare të Shqipërisë por në qendër të saj“, shtoi më tej ai.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk kërkon më nga diaspora vetëm lidhje emocionale apo të ardhura nga reminitancat, por angazhim konkret në investime, inovacion, jetën akademike dhe në ndërtimin e së ardhmes së vendit.

Duke folur për zhvillimin e vendit, ai përdori metaforën e një “kantieri ndërtimi për Shqipërinë 2030”.

“Si në çdo kantier, edhe në atë të Shqipërisë 2030 ka pluhur, ka zhurmë, madje zhurmë zhurdhuese. Por ndonjëherë është mirë të kthesh kokën pas, për forcë, frymëzim për të filluar punën që kemi nisur. Për t’u ndjerë më të fortë përballë tatëpjetës së thepisur që duhej të ngjisnim drejt majës për të cilën sot jemi më afër se kurrë ndonjëherë. Sot jemi në fazën e ndërtimit të asaj që ka qenë boshti i bisedës tonë shekullore.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë këtu kujtoi edhe një nga kërkesat historike të diasporës, votën jashtë atdheut, e cila sipas tij ishte një kërkesë e përsëritur në samitet e mëparshme. Ai theksoi se sot kjo e drejtë është bërë realitet, pasi diaspora ka mundur ta ushtrojë atë në zgjedhjet e fundit, duke kaluar nga një kërkesë në një të drejtë konkrete të zbatuar.

Next Post
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama: Pandëshkueshmëria është një mit i së kaluarës dhe shpatën drejtësisë ia dorëzuam ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas protestave të dhunshme, rikthehet jeta kulturore në Tiranë!

Pas protestave të dhunshme, rikthehet jeta kulturore në Tiranë!

October 27, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Vuçiç i humbi zgjedhjet, por jo nga mungesa e policëve

October 27, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am!

October 27, 2026
Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

Arsimi mes protestave dhe nënfinancimit, buxheti i ri nuk e afron Shqipërinë me objektivin 5%

October 27, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

Zgjedhjet vendore, PD refuzon ftesën e Begajt! Nuk do marrë pjesë më 30 tetor në konsultimet për datën!

October 27, 2026
Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

October 27, 2026
Komisioni Evropian paraqet kuadrin për qëndrueshmërinë klimatike mes rritjes së kostove të dëmeve nga klima

Komisioni Evropian paraqet kuadrin për qëndrueshmërinë klimatike mes rritjes së kostove të dëmeve nga klima

October 27, 2026
“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francezit

“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francezit

October 27, 2026
Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

October 27, 2026
Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In