• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjuha, ADN-ja e identitetit tonë”, Hoxha: Kërkesat për shqipen në RMV, legjitime!

by A R
14/04/2026 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në fjalën hyrëse në Samitin e IV të Diasporës, theksoi rolin thelbësor të diasporës shqiptare si pjesë e pandashme e identitetit kombëtar, duke vënë theks të veçantë te rëndësia e ruajtjes së gjuhës shqipe.

Në fjalimin e tij, Hoxha u ndal te vlera e gjuhës si një element themelor i identitetit, duke e cilësuar atë si “ADN-në tonë, kujtesë, identitet dhe vazhdimësi”. Ai theksoi se përpjekjet për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe janë përpjekje për të ruajtur vetë qenien kombëtare.

Ministri nënvizoi se përgjegjësia për ta mbrojtur dhe forcuar gjuhën bie mbi vetë shqiptarët, veçanërisht në një kohë kur ata janë më të arsimuar dhe më të lidhur se kurrë më parë.

Ai përmendi edhe kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut për të drejtat në gjuhën amtare, duke i cilësuar ato si legjitime.

“Gjuha shqipe, ajo është ADN-ja jonë, është kujtesë, identitet, vazhdimësi. Përpjekjet për gjuhën janë përpjekje për të qenë vetvetja.

Nëse gjuha jonë dobësohet sot kur jemi më të ditur e më të fortë e të lidhur, përgjegjësia është vetëm e jona.

Ky është mesazhi i kërkesës legjitime të studentëve në Maqedoninë e Veriut për të fituar të drejtat e tyre në gjuhën amëtare.

Këtë duhet të keni parasysh dhe për mësuesit, vullnetarët e organizatorët në diasporë që mbajnë gjallë gjuhën tonë”, u shpreh Hoxha.

Një vlerësim të veçantë Hoxha i kushtoi mësuesve, vullnetarëve dhe organizatorëve në diasporë që kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës shqipe, duke theksuar se ata meritojnë më shumë mbështetje konkrete nga institucionet. Ai shtoi se Ministria dhe qeveria janë të angazhuara për të forcuar këtë mbështetje.

“Ata meritojnë mirënjohje e shumë mbështetje konkrete dhe për këtë jam shumë i organizuar bashkë me ekipin e ministrisë dhe qeverinë. Forca jonë, të jemi të hapur, të mësojmë gjuhë të reja pa harruar tonën, të ndërtojmë ura me të tjerët pa shembur themelet tona.

Ne kemi marrë angazhimin që gjuhën shqipe pjesë e familjes së madhe indo-europiane, ta çojmë në vendin që meriton në familjen e madhe europiane.

Historia e diasporës, histori sakrifice, qëndrese e përkushtimi, histori suksesi”, u shpreh ministri.

Hoxha deklaroi gjithashtu se Shqipëria ka marrë angazhimin për ta çuar gjuhën shqipe, si pjesë e familjes indo-evropiane, në vendin që meriton në hapësirën evropiane.

Në fjalën e tij, ai vuri në dukje edhe rëndësinë e diasporës shqiptare, e cila sipas tij përfaqëson një histori sakrifice, qëndrese dhe suksesi. Ai bëri të ditur se në Samit marrin pjesë përfaqësues nga 38 vende të botës, duke e kthyer Tiranën në një “shtëpi të përbashkët” për shqiptarët kudo që ndodhen.

Ministri theksoi se marrëdhënia me diasporën nuk është më një rrugë me një drejtim, por një lidhje e ndërsjellë që kërkon kujdes, vëmendje dhe dëgjim të vazhdueshëm.

Next Post
1.8 miliardë njerëz të rrezikuar nga sëmundja metabolike e mëlçisë, deri në vitin 2050

1.8 miliardë njerëz të rrezikuar nga sëmundja metabolike e mëlçisë, deri në vitin 2050

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In