Kandidati i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për kryeministër dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pranoi humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Në bazë të mostrës, është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar Lista Studentore, e cila do të ketë mes 135 dhe 140 mandate, ndërsa ne rreth 105 mandate”, tha Vuçiç.
“Ne kemi rreth 1.720.000 vota, ndërsa ata rreth 2.200.000”, shtoi ai.
Partia Përparimtare Serbe ishte në pushtet që nga viti 2012.
Sipas shifrave paraprake të cituara nga “Danas”, Lista Studentore pritet të sigurojë rreth 130 mandate në Kuvendin e Serbisë, ndërsa lista e udhëhequr nga Vuçiç rreth 105 mandate. Vuçiç tha gjithashtu se, sipas këtij vlerësimi, asnjë listë tjetër nuk ka arritur të hyjë në parlament.
Shifrat mbeten paraprake dhe bazohen në një mostër të rezultateve, ndërsa numërimi zyrtar vijon.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u zhvilluan më 25 tetor. Lista e Vuçiçit garonte me numrin 1 në fletën e votimit, ndërsa “Studentska lista – Studenti pobeđuju” me numrin 3.
Sipas të dhënave të raportuara nga “Danas”, në proces ishin të regjistruar 6,451,292 votues dhe votimi u zhvillua në 8,392 qendra votimi. Për votuesit nga Kosova ishin hapur 60 qendra në Rashkë, Tutin, Vranjë dhe Kurshumli.
Zgjedhjet u monitoruan nga mbi 16 mijë përfaqësues të organizatave vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë 622 vëzhgues të huaj.
Nëse konfirmohen nga rezultatet përfundimtare, shifrat e para do të shënonin një ndryshim të madh në raportin e forcave në parlamentin serb, me Listën Studentore që del përpara koalicionit të udhëhequr nga Vuçiç.











Njonës, pij Kavaje, i kishte vdek burri.
Asajë i kishte ikur njëçikë truni, dhe kur e ngushellonin robt, thoshte që “mka vdek burri, se për mirë a se për keq, sun e dij”.
Për ne Shqiptaret, kushdo që të vijë në qeverisje, NJË MUT DO TË JETË.