Mirjani në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ka sjellë në një ballafaqim këtë të diel, 25 tetori, tezen e tij, Mozën. Mirjani rrëfen se para 13 vitesh ka pësuar një aksident të rëndë në Greqi, ku ka rënë në koma për 7 ditë dhe për pasojë ka humbur kujtesë.
Ai e ka ende të turbullt dhe nuk e kujton se si ka ndodhur aksidenti, por me sa i kanë thënë, ka qenë duke shkuar në shtëpi, kur rreth orës 23:00 e ka gjetur pa ndjenja një bari.
Ardit Gjebrea: Mirë, por çfarë të treguan? Çfarë ndodhi me ty? Se diçka të kanë treguar.
Ardit Gjebrea: Në Greqi.
Moza: Në Greqi në Kallamatë edhe me mbesën, gocën e vëllait.
Ardit Gjebrea: Po.
Moza: Edhe ky ishte në punë. Me motor, ikën te mbesa, siç erdhën nga puna dhe do ikte me motor në shtëpi…
Ardit Gjebrea: Nga ora 10-11 sa ka qenë?
Moza: Po, e darkës. Do të shkonte për të shtëpia.
Mirjani: Po.
Moza: Vjen një bari dhe e gjen aty pa ndjenja. Lajmërojnë ambulancën, e çojnë në spital në Athinë. Mbesa tani merr motrën në telefon, se motra ishte në Larisa. I thotë se çfarë i ka ndodhur Mirit, i thotë është në ambulancë ka bërë aksident, është në Athinë. Motra atje më telefonon, kur më thotë Miri është në gjendje kome. “Pse”, e pyes, “ka pasur aksident”.











