• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadat në Tiranë thirrje qytetarëve: Shmangni sheshin dhe protestën e opozitës

by Java News
12/05/2017 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të tjera seli diplomatike u bëjnë thirrje shtetasve të tyre të shmangin të shtunën lëvizjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe qendrën e kryeqytetit.

Në njoftimin e saj, Ambasada e Francës u bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë në zhvendosjet e tyre brenda kryeqytetit gjatë ditës së shtunë, me arsyen e një rreziku real për ngjarje të dhunshme. Më e detajuar në ftesën për qytetarët e saj është treguar Ambasada e Holandës.

“Partia më e madhe opozitare në vend ka bërë thirrje për një protestë masive kundër qeverisë në kryeqytetin Tiranë, më 13 maj. Monitoroni mediet lokale dhe ndërkombëtare dhe kujdesuni e merrni të gjitha masat për të shmangur protestat dhe demonstratat politike. Nëqoftëse e keni të mundur, shmagni kalimin në sheshin qëndror të Tiranës, sheshin ‘Skënderbej’, bulevardin, sheshin ‘Nënë Tereza’ dhe zonën e ish-bllokut. Një paradë e komunitetit LGBT pritet gjithashtu të organizohet të shtunën në qendër të Tiranës. Stafi i Ambasadës së Holandës në Shqipëri ka këshilluar që të shmangen edhe këto ngjarje, sepse në të njëjtën datë do të mbahet edhe protesta e opozitës”.

Po njësoj, kujdes dhe shmangie të lëvizjeve rreth qendrës së Tiranës ka kërkuar edhe Ambasada e Italisë.

“Të shtunën do të mbahet një manifestim i opozitës, që do të nisë rreth orës 12 në zonën e bulevardit, në veçanti mes selisë së Partisë Demokratike dhe selisë së Presidencës. Rekomandohet që të shmangni zonën ku do të mbahet manifestimi dhe të tjera ngjarje përqark bulevardit. Sa i përket atyre që duan të marrin pjesë në paradën e LGBT-së, që organizohet në të njëjtën zonë, në të njëjtën ditë, ftohen që të jenë të kujdesshëm që të shmangin çdo pikë kontakti me manifestimin e opozitës. Rekomandohet gjithashtu që të evitohet kalimi pranë tendës së ngritur që prej muajit shkurt nga PD, ku do të mbahen fjalimet në fund të manifestimit”, thotë Ambasada e Italisë. TCH/ma.me

Alarmi i ambasadave: Shmangni sheshin dhe protestën

 

Next Post
Studimi që e konfirmon, 9 sëmundjet që na rrezikojnë nga konsumi i mishit të kuq

Studimi që e konfirmon, 9 sëmundjet që na rrezikojnë nga konsumi i mishit të kuq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion Antimafia në Napoli, goditet “Camorra”, 34 të arrestuar! Sekuestrohen 3.2 milionë euro dhe ora luksoze të murosura

Operacion Antimafia në Napoli, goditet “Camorra”, 34 të arrestuar! Sekuestrohen 3.2 milionë euro dhe ora luksoze të murosura

September 21, 2026
Ylber Ramadani flet në konferencë për sfidën me Bjellorusinë: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, të hyjmë në fushë për të fituar

Ylber Ramadani flet në konferencë për sfidën me Bjellorusinë: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, të hyjmë në fushë për të fituar

September 21, 2026
“Michael Douglas donte foto me mua”- Irini Qirjako rrëfen çfarë i tha aktori hollivudian kur vizitoi Shqipërinë: Më përqafoi dhe…

“Michael Douglas donte foto me mua”- Irini Qirjako rrëfen çfarë i tha aktori hollivudian kur vizitoi Shqipërinë: Më përqafoi dhe…

September 21, 2026
Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit elektrik, futet Korridori VIII dhe Tiranë-Durrës

Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit elektrik, futet Korridori VIII dhe Tiranë-Durrës

September 21, 2026
“Filmi shqiptar ka rënë në duart e matrapazëve”- Regjisori Ilir Butka sulmon Mevlan Shanajn pas deklaratës: Je një gënjeshtar që ta shpif!

“Filmi shqiptar ka rënë në duart e matrapazëve”- Regjisori Ilir Butka sulmon Mevlan Shanajn pas deklaratës: Je një gënjeshtar që ta shpif!

September 21, 2026
Nëna e Elon Musk tregon jetën e thjeshtë pranë djalit miliarder: Kur e vizitoj në Starbase, fle në garazh

Nëna e Elon Musk tregon jetën e thjeshtë pranë djalit miliarder: Kur e vizitoj në Starbase, fle në garazh

September 21, 2026
Çfarë fshihet pas lotëve të krokodilit për Thaçin në Tiranë dhe Prishtinë

Çfarë fshihet pas lotëve të krokodilit për Thaçin në Tiranë dhe Prishtinë

September 21, 2026
Ergys Agasi u la në burg, avokati Maks Haxhia: Prokuroria nuk solli asnjë provë për korrupsion! Për lidhjet me Karçanajn…

“Vendimet e Këshillit duhet të zbatohen”- Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm!

September 21, 2026
“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

Manaj: Duam vendin e parë në grup, rivaliteti gjë e mirë! Mungesat e Brojës e Bajramit? Futbolli është me momente

September 21, 2026
Takimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime

Takimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com