• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vendimet e Këshillit duhet të zbatohen”- Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm!

by A. Q
21/09/2026 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa debate për Rregulloren e re të GJKKO vijon, Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka reaguar pas gjobave të vendosura nga Gjykaat e Posaçme ndaj avokatëve që nuk morën pjesë në seancat gjyqësore, në kuadër të bojkotit të shpallur nga Dhoma e Avokatisë.

Haxhia tha se është vënë në dijeni për gjobat dhe theksoi se avokatët janë të detyruar të zbatojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, si organi më i lartë vendimmarrës i këtij institucioni.

“U vura në dijeni në lidhje me gjobat e aplikuara nga GJKKO dhe nuk dua të etiketoj, por avokatët kanë një ligj të miratuar nga Parlamenti në bazë të Kushtetutës. Në strukturat drejtuese të Dhomës së Avokatisë, organi më i lartë vendimmarrës është Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë dhe vendimet e këtij këshilli janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga avokatët”, u shpreh Haxhia.

Sipas tij, ligji parashikon masa ndaj avokatëve që nuk zbatojnë vendimet e organeve drejtuese të Dhomës së Avokatisë.

Haxhia kundërshtoi ndërkohë vendosjen e gjobave nga GJKKO, duke argumentuar se një rregullore nuk duhet të zbatohet përmes masave administrative ndaj avokatëve që nuk marrin pjesë në seancë. “Avokatët kanë alternativën që të mos respektojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm dhe të përballen me heqjen e licencës apo masa të tjera administrative, ose të respektojnë vendimin e Këshillit dhe të marrin gjoba në proces. Kjo nuk do të duhej të kishte ndodhur, sepse nuk është mirë për autoritetin e këtij institucioni të zbatojë një rregullore me forcën e gjobës”, deklaroi ai.

Haxhia bëri të ditur se të mërkurën, në orën 13:00, do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë. Në rendin e ditës është parashikuar analiza e ecurisë së vendimit për bojkotimin pa afat të seancave gjyqësore. “Ditën e mërkurë, në orën 13:00, do të jetë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të marrë në analizë ecurinë e vendimit që ata kanë marrë për bojkotimin e të gjitha seancave”, tha Haxhia.

Next Post
Gjuetari amerikan qëllon për vdekje një 39-vjeçare në sy të fëmijëve: Mendova se ishte një dre -

Gjuetari amerikan qëllon për vdekje një 39-vjeçare në sy të fëmijëve: Mendova se ishte një dre -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com