• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

by Ylli Manjani
07/11/2026 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

200 petrita demokratë dhe 200 petrita gjoja studentë të koalicionit Flamingo-Qorri-Lapaj-Shehaj kanë hyrë në betejën finale për kontrollin e rrugaçërisë politike.

Jo për pushtetin. Për sheshin!

Kush e zotëron sheshin?! Kush ka tapinë e revolucionit?! Kush është pronari legjitim i opozitarizmit?!

Këto janë dilemat e mëdha të revolucionarëve tanë.

Se kush dhe si do ta rrëzojë qeverinë, flasim një herë tjetër. Për momentin, 200+200 petritat presin që Ramën t’ua rrëzojnë Ben Ahmetaj, Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj. Edhe me gjigande është ideja që do dalë një film në Netflix aë do rrëzojë qeverinë… hahahahaj.

Pra, opozita ka një projekt të qartë politik: pushtetin ta rrëzojnë socialistët, me qëllim që ta marrin opozitarët!

Një revolucion me nënkontraktim.

Perlë!

Fillimisht u pritën helikopterët e Trump. Nuk erdhën. Ramaduro ia hodhi edhe kësaj here. U tret edhe miti i lidhjeve magjike amerikane të LaCivitës. Madje, edhe historia me shefen e kabinetit të Trump (të cilës i uruan edhe ditën e lindjes 4 ditë para afatit) përfundoi si çdo ëndërr tjetër revolucionare. Përfundoi me shumë zhurmë, shumë pretendime dhe asnjë helikopter në horizont.

E pritën shumë edhe SPAK.

SPAK-u duhej të bënte katarsisin, të rrëzonte qeverinë, të pastronte politikën dhe, mundësisht, t’ua dorëzonte opozitarëve çelësat e Kryeministrisë.

Mirëpo SPAK-u ka një “defekt” të madh: heton vepra penale, jo programet elektorale. Dhe nuk shpërndan mandate deputetësh bashkë me masat e sigurimit.

Pasi dështuan me mesazhet e Bedranës, Elisa Spiropalit dmth, erdhi shpresa madhështore se Braçja nuk do ta jepte votën për territorialen.

Hahahahaha!

Ec Bedrana!

Kur fati i revolucionit varet nga vota e Braçes, apo mesazhet e Bedranës, nuk ke më revolucion. Ke një keqkuptim parlamentar.

Dhe kështu, u shuan shpresat te Trump, SPAK-u, socialistët e pakënaqur dhe rebelimi i brendshëm, revolucionarët u kthyen në rrugë. Tek zbardhja e urdhrit të burgjeve për trnaferimin e Erionit nuk del gjë…

Atëherë u kthyen në rrugë. Aty ku e kanë më të lehtë.

Por, meqë qeverinë nuk e rrëzojnë dot, vendosën të merren me njëri-tjetrin.

Tani beteja është historike!

Kush është opozita e vërtetë? 200 petritat e Berishës apo 200 petritat e Lapaj-Qorri-Shehajt?

Kush ka të drejtë të bërtasë? Kush ka të drejtë të protestojë? Kush e ka ekskluzivitetin e zemërimit popullor? Kush ka të drejtë të përfaqësojë popullin që nuk po i ndjek?!

Këtu satira pushon së qeni satirë. Bëhet diagnozë politike.

Sepse këta kanë gjithçka që i duhet një revolucioni, përveç një hollësie të vogël: popullit.

Kanë liderë, flamuj, kamera, megafonë, ultimatume, deklarata historike dhe ego të përmasave kombëtare.

Popullin ende jo.

Madje, sa më pak njerëz kanë pas vetes, aq më të mëdha i kanë pretendimet.

Secili sillet sikur përfaqëson shumicën e shqiptarëve, ndërkohë që nuk arrin të sigurojë as shumicën e një sheshi.

Dhe shih si zihen!

Për disa metra asfalt. Për një cep trotuari. Për të drejtën e autorit mbi fjalën revolucion.

Imagjinoni tani sikur këta të kishin vërtet popull pas vetes! Sikur të kishin qindra mijëra mbështetës, institucione në dorë dhe pushtet për të ndarë.

Çfarë do t’i bënin Shqipërisë?!

Do ta copëtonin sipas oreksit të secilit. Njëri do të kërkonte gjysmën, tjetri një të tretën, i treti do të shpallte revolucion kundër dy të parëve.

Në fakt, kush nuk di të ndajë një shesh me kundërshtarin, vështirë se di të ndajë pushtetin sipas rregullave të demokracisë.

Ironia bëhet edhe më therëse.

Rama nuk ka nevojë t’i përçajë. Ata janë të përçarë që në lindje. Nuk ka nevojë t’i dobësojë. Ata ia bëjnë vetes. Nuk ka nevojë as t’i mundë politikisht çdo ditë. Mjafton t’i lërë të konkurrojnë për titullin e opozitarit më të madh.

Nuk bashkohen dot për të rrëzuar Ramën, por janë gati të përleshen për të vendosur kush do të ulet në karrigen e tij.

Duan të qeverisin Shqipërinë, por nuk administrojnë dot bashkë as një protestë.

Duan të përfaqësojnë popullin, por fillimisht kërkojnë të përjashtojnë njëri-tjetrin. Edhe me dru madje. Keni parë që thërrasin njerëz në protestë dhe pastaj bëhen lajm se përzenë me dhunë njerëz që shkojnë aty?!

Qesharakë, apo jo?!

Dmth., nuk duan demokraci për vendin, por monopol për veten.

Pa popull me vete dhe shih si zihen… Imagjinoni t’u japësh edhe popull, edhe pushtet!

Për fat, deri tani, shqiptarët duket se ua kanë kursyer të dyja.

Next Post
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s'ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In