• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Afera “50 mijë €/ Gjyqtarja Majlinda Andra nesër në gjykatë

by Java News
04/12/2016 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë muaj nga hetimi për korrupsion dhe zbulimi i skandalit në Gjykatën e Lartë ku me 50 mijë euro shitej vendimi i pronësisë, gjykatësja Majlinda Andrea do të dalë të hënën më 5 dhjetor para kolegëve të saj për t’u njohur zyrtarisht me akuzën.

Report Tv ka siguruar një kopje të kërkesës për gjykim, ku sipas hetimeve rezulton se vendimi në favor të palëve Eleni Lino, Ilia Çabiri dhe sekserit Petraq Dashi është dhënë 24 orë pasi ata kanë paguar paratë.

Po nga kjo dosje del në dritë fakti se ky hetim është dekonspiruar dhe gjyqtarja Majlinda Andrea kishte dijeni se për ryshfetin që do paguhej kish nisur një hetim. Në një bisedë të përgjuar më 14 korrik dy ditë pas vendimit të dhënë nga gjykata, gjyqtarja Andrea e orienton bashkëshortin për veprime të kujdesshme “dosja është atje, nuk bëhet fjalë për kallëzim, ka dalë rastësisht nga një çështje tjetër, kështu që bëj ato veprimet sot me shumë kujdes, se ai mund të jetë dakord?”

Faksimile te hetimet kanë zbardhur se “Mos pranimi i rekursit lidhur me çështjen gjyqësore është vendosur një ditë pasi është dhe të pandehurit Odhise Andrea shuma prej 50.000 mijë euro, vendim që ka qenë në favor të shtetasve të mësipërm”.

Pasi u janë marrë parate personave që fituan pronësinë e 40 h truall në Ksamil, janë depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë të ndara përkatësisht në 32.000 mijë euro dhe 18 mijë euro në llogaritë bankare të bashkëshortit të gjyqtares Odhise Andrea.

Ndër provat që prokuroria e përgjithshme ka depozituar në gjykatën ndaj 5 të pandehurve mes tyre dhe gjyqtares Andrea janë 22 të tilla, përfshi përgjime, foto e video nga takimet e realizuara mes palëve, transkripte si dhe procesverbalin e sekuestros preventive të 50 mijë euro të cilat janë të depozituara në llogaritë bankare të Odhise Andreas.

Në këtë dosje janë proceduar pesë persona Majlinda Andrea (gjyqtare) Odhise Andrea (Bashkëshorti gjyqtares, ende në arrati), Petraq Dashi (sekser), Eleni lini dhe Ilia (Ylli ) Cabiri pronarët përfitues të 40 hektar truall në Ksamil.

ma.me
Next Post
Për Vettingun duhet firma e Nishanit. A do ta kthejë presidenti ligjin në Kuvend?

104-vjetori i FA-së, Nishani: Kemi ushtri “të vogël”, por eksportojmë paqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Tre parqet fotovoltaikë të Ersekës

September 30, 2026
Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

September 30, 2026
Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

September 30, 2026
PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

“Ligj i ri për hallet e vjetra”- Propozimet e Ramës për ndryshimet në Kodin Penal, PD akuzon: S’i intereson kush rri në paraburgim me të drejtë ose jo, por…

September 30, 2026
Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

September 30, 2026
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Virusi i Nilit Perëndimor ngre përsëri alarmin, 2 raste të reja shfaqen në Shqipëri! Shkon në tre numri i të infektuarve nga mushkonjat

September 30, 2026
Guardiola thyen heshtjen për rastin e Cityt: Do e kalojmë këtë së bashku! Jam këtu me ju, më shumë se kurrë

Guardiola thyen heshtjen për rastin e Cityt: Do e kalojmë këtë së bashku! Jam këtu me ju, më shumë se kurrë

September 30, 2026
58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

“Politico”: BE “hap portat”? Tregu europian afrohet për kandidatët, por përfitimet lidhen me reformat

September 30, 2026
Festivali i riteve në Gjirokastër, këngë dhe zakone që rikthyen trashëgiminë kulturore

Festivali i riteve në Gjirokastër, këngë dhe zakone që rikthyen trashëgiminë kulturore

September 30, 2026
“Po dëmtohet turizmi”, Dhoma Amerikane ngre shqetësimin: Shkak mungesa e ujit, ndotja dhe problemet me punonjësit

Saranda me fluks turistësh në shtator, vizitorët vazhdojnë të frekuentojnë bregdetin shqiptar edhe gjatë vjeshtës!

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com