• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

12 Nëntori/ Pse nuk mundet “revolucioni” Berisha-Meta

by Ben Andoni
31/10/2022 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një sens, që të jep idenë e një karakteri dhune dhe të çon te arsyetimi i nevojshëm i një logjike revolucioni, kur nisin protestat e PD-së. Të mezipritshme nga publiku për ato paqartësi dhe atë gjendje aspak të mirë të shqiptarëve dhe bukur mirë të shfrytëzueshme nga kreu i opozitës Berisha, ato do të na sjellin edhe njëherë betejën e numrave, që kryetari i vetëcaktuar edhe me votat e militantëve kërkon t’i përshfaqë publikut.

Demokracia dhe revolucioni kanë pasur disa sfida në histori, kurse në Shqipëri ato degjeneruan me 1997 dhe një përpjekje të dështuar të vitit 1998 të opozitës së asaj kohe. Tek e fundit ka një postulat, që të dyja, si forma konsiderohen si praktika të palidhura dhe jo pak herë antagoniste. Ajo e vitit 1997 është nga më të nderat që i ka kushtuar dhe do t’i mbesë shumë shqiptarëve në të ardhmen, kurse ato më të voglat thjesht kanë shërbyer të tregojnë numrat, e të parasjellin ndryshimin. Protesta e korrikut, e organizuar mirë nga demokratët paçka tam-tameve të ekstremistëve që e bënin si dita e fundit e pushtetit, tregoi se populli opozitat dhe publiku i gjerë di të bashkohet kur ka para vetes një kauzë të drejtë. Fatkeqësisht, ajo ditë shërbeu ashtu si parashikohej në ngritjen e mëtejshme të kultit të z.Berisha.

Në fakt, duhet të ndahen revolucionet që s’kanë lidhje me demokracinë me të tjerat, që vihen në shërbim të një impulsi demokratik dhe që janë aq të nevojshme. “Këto ‘revolucione demokratike’ kanë pak ngjashmëri me grushtet e shtetit që tentojnë të zëvendësojnë një elitë me një tjetër. Ka një botë dallimesh mes atyre politike transformime që sjellin një regjim më demokratik dhe ato që jo. Ndërsa njëra ndodh në kushtet e pjesëmarrjes dhe mbështetjes popullore, tjetra jo. Me pak fjalë, jo të gjitha betejat revolucionare janë të njëjta për sa i përket legjitimitetit të tyre demokratik”, citohen Allan Hutchinson dhe Joel I. Colón-ríos, tek “Democracy and revolution: an enduring relationship?”

Po a mundet vallë t’i gjejmë një udhë, kësaj linje të protestës së opozitës, kapur krejtësisht nga Berisha dhe aleati i tij Meta dhe ndërkohë nevojës ulëritëse të demokracisë sonë për protestë? Dilema nuk ngrihet më tek protesta por mënyra sesi shfrytëzohet ajo nga disa lidera dhe më tepër objektivat e saj, që shpesh mbeten kaotike dhe listohen në masë për të treguar, në fakt, më shumë shterpësi idesh dhe një justifikim për protestat gjithmonë e më pak të pranishme. Për më tepër idilin e një proteste kaq të nevojshme ta ndërtoj me frymëzimin e dy liderëve krejt të konsumuar. Faktet janë kokëforta. Problemet masive mbi kryet e B&M janë të dukshme. Kurse, konsumimi i tandemit Berisha-Meta është edhe shkaku i bjerrjes së protestave në vend. Meta pa Berishën është fare i paqenë në skenën e sotme politike, kurse Berishës i duhet Meta për ta projektuar si fuqi.

Kjo e shpjegon edhe faktin pse opinioni ka humbur në shqyrtime juridike të PD-së së Berishës dhe interpretime të metamorfozës kinse institucionale të PL-së të Metës, kurse opozita e përfaqësuar prej tyre mëton të sjellë një revolucion, që do të marrë përpara gjithçka, që ka lidhje me kryeministrin aktual Rama!!!

Nëse do të ishte revolucioni i duhur, ai do të kishte mbështetjen e shqiptarëve dhe nevojën e madhe për ndryshim. Veçse protesta e 12 Nëntorit është vështirë të kthehet në një lloj revolucioni, sepse ky i fundit do frymë dhe do objektiva të arritshme, që shihen në modelet e mira të liderve dhe mbi të gjitha pastërtinë e mendimit, si edhe forca publike të freskëta që e kërkojnë me ngulm ndryshimin. “Me suksesin fillestar, çdo revolucion social bën njëkohësisht dy gjëra: tërheq në vetvete forca dhe forcë të freskëta dhe në të njëjtën kohë kristalizon opozitën”, shkruante dikur Martin Luther King Jr..

Për fatin e keq, rasti i PD-së të Berishës me mungesën e kundërshtisë nuk e ofron këtë, kurse Konventa e fundit e PL-së tregoi se Meta kishte ngelur shumë më pas sesa atëherë kur frymëzonte një subjekt politik (gjithsesi familjar), që rrinte herë në kurrizin e njërës dhe herën tjetër në kurrizin e tjetrës parti. (Javanews)

 

Next Post
Kërkohet ekstradimi/ Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, në kërkim për vrasjen e vëllezërve Bilali dhe Endri Mustafës në Shkodër

Dekonspirimi i ekstradimit të Licit/ Pezullohet punonjësja e Prokurorisë së Shkodrës, nisin hetimet për sekretaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në një agroturizëm në Finiq! Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një agroturizëm në Finiq! Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

August 16, 2026
Rikthehet aleanca Trump-Musk/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Rikthehet aleanca Trump-Musk/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

August 16, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

“Ku ishin pyetjet për Veliajn?”/ Kritika nga Holanda: Europa reagoi për İmamoğlu, por heshti për kryebashkiakun e Tiranës

August 16, 2026
Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

August 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Një “Qendër” për Shqipërinë

August 16, 2026
Burri që i është bërë barrë PD-së, peliçet e Gridës dhe dosja e Joridës

Arbitrazhi për Vlorën/ Shejtanët vallëzojnë gjithmonë jashtë shishes

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e të plagosurve: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e të plagosurve: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

August 16, 2026
Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit

Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit

August 16, 2026
Tragjedi në Hungari/ Përmbyset autobusi, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur, dyshohet se shoferi ra në gjumë

Tragjedi në Hungari/ Përmbyset autobusi, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur, dyshohet se shoferi ra në gjumë

August 16, 2026
“Në korridor tym, në ballkon flakë”/ 21-vjeçari hidhet nga kati i dytë për t’i shpëtuar zjarrit: Më zgjoi gruaja

“Në korridor tym, në ballkon flakë”/ 21-vjeçari hidhet nga kati i dytë për t’i shpëtuar zjarrit: Më zgjoi gruaja

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com