• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

by A R
09/05/2026 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH)  në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA) kanë hapur sot ekspozitën fotografike dhe dokumentare “ATSH- Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar” e cila sjell një pasqyrë të plotë të historisë së informacionit në Shqipëri, duke dokumentuar transformimin e lajmit si mjet komunikimi publik, si instrument institucional dhe si pjesë e kujtesës kombëtare.

Në Ditën e Evropës, në ekspozitën e hapur në mjediset e Kalasë së Tiranës merrnin pjesë, zv.kryeministrja Albana Koçiu, Drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa,  Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, Zv.drejtori i Përgjithshëm i DPA-së, Endrit Musaj, historiani dhe studiuesi, Afrim Krasniqi, gazetarë dhe profesionistë të medieve.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vlerësoi ekspozitën si një nismë që ndërthur historinë me reflektimin mbi të ardhmen e informacionit, në një kohë kur dezinformimi dhe sfidat teknologjike po ndikojnë drejtpërdrejt hapësirën mediatike.

Koçiu u shpreh se ekspozita përkon simbolikisht me Ditën e Europës, duke theksuar se liria e medias, vërtetësia e informacionit dhe besueshmëria e burimeve zyrtare janë vlera themelore europiane.

“Liria e medias, vërtetësia e informacionit, besueshmëria e burimeve zyrtare, aftësia për të komunikuar qartë edhe saktë me qytetarët janë të pandara nga Europa. Janë koncepte në fakt që na bashkëshoqërojnë dhe janë boshti i vlerave të asaj shoqërie që ne aspirojmë”, u shpreh zv.kryeministrja.

Ajo nënvizoi se “nëse mendojmë që sot e kemi shkruar një histori mbi 100 vjeçare të ekzistencës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) besoj që në të ardhmen e afërt do të jetë edhe një stend tjetër e cila do tregojë historinë që po shkruajmë sot edhe në fakt besoj fort që ajo do të jetë historia më e rëndësishme. Duke i shkuar pra gjithë stendave kupton edhe si ka ndryshuar Shqipëria nga një vend shumë i izoluar, në një vend që sot për hir të vërtetës është bërë destinacion dhe atraksion për të gjithë turistët e huaj, gjë që na bën të ndihemi absolutisht krenarë”.

Më tej, Koçiu është shprehur se përmes teknologjisë e miratimit të ligjit për median audiovizive, mbetemi të angazhuar për të mbështetur një media të lirë, profesionale dhe transparente, duke shkruar së bashku kapitullin më të rëndësishëm të Shqipërisë europiane.

“Kaluam së fundi në parlament edhe ligjin më cilin të gjitha institucionet tona do duhet të punojnë në funksion të informacionit të saktë dhe të besueshëm”, tha ajo.

Zëvendëskryeministrja theksoi gjithashtu se mbështetja e qeverisë për forcimin e ATSH-së nuk do të mungojë, me synim konsolidimin e saj si institucion referues i informacionit të vërtetë.

Drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa tha se “ekspozita nuk është thjesht një rikthim në të kaluarën, por një përpjekje për të kuptuar se si është ndërtuar informacioni publik në Shqipëri, dhe se si ai ka diktuar mënyrën që shoqëria ka parë dhe kuptuar realitetin”.

Zhupa vlerësoi se ekspozita është gjithashtu një homazh për njerëzit që e kanë ndërtuar ATSH-në ndër dekada.

“Nga Mihal Sherko dhe drejtuesit e parë të agjencisë, te gazetarët, fotoreporterët, redaktorët, përkthyesit, teknikët dhe arkivistët – secili prej tyre ka lënë një gjurmë në historinë e informacionit shqiptar”, theksoi ajo.

Një dimension tjetër i rëndësishëm i ekspozitës është edhe teknologjia, sepse historia e lajmit është edhe historia e mënyrës se si ai ka udhëtuar.

“Nga transmetimet e para me telegraf, tek radioja, televizioni dhe platformat digjitale të sotme, informacioni ka ndryshuar vazhdimisht formë, shpejtësi dhe ndikim. Bashkë me të, ka ndryshuar edhe mënyra si njerëzit e kanë kuptuar botën përreth”, theksoi ajo.

“Në një kohë kur gjithçka qarkullon me shpejtësi dhe rrezikon të humbasë po aq shpejt, ruajtja e arkivës mbetet një mënyrë për të mos lejuar harresën. Siç shkruante Milan Kundera: “Lufta e njeriut kundër pushtetit është lufta e kujtesës kundër harresës”. Nuk është rastësi që kjo ekspozitë hapet më 9 maj, në Ditën e Evropës, një ditë që na kujton se informimi i lirë dhe i besueshëm është themeli i çdo shoqërie demokratike”, përfundoi drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa.

Zv.drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Endrit Musaj, theksoi se mediat dhe arkivat kanë misionin e përbashkët të ruajtjes dhe përcjelljes së kujtesës.

“Kjo ekspozitë paraqet një pjesë shumë të rëndësishme të memories sonë institucionale dhe mediatike. Përmes dokumenteve, fotografive dhe materialeve arkivore, ajo sjell historinë e zhvillimit të shtypit dhe të informacionit në Shqipëri, si edhe rolin e ATSH-së në pasqyrimin e jetës politike, shoqërore dhe kulturore të vendit”, tha Musaj.

Historiani Afrim Krasniqi në fjalën e tij në theksoi rëndësinë thelbësore të arkivave në studimin dhe kuptimin e historisë bashkëkohore të Shqipërisë, duke ndarë edhe përvojën e tij kërkimore në burime të ndryshme ndërkombëtare dhe vendase.

“Ne nuk e kuptojmë një shtet, nuk e kuptojmë evoluimin e tij, nuk i kuptojmë gabimet dhe të mirat e tij, nëse nuk njohim dokumentet që ai ka prodhuar, lajmet që ka prodhuar, narrativën që ka ndërtuar dhe raportet që ka hartuar. Dhe ATSH-ja është një arkiv, një thesar në këtë drejtim, pavarësisht periudhave ideologjike dhe problematikave që ka pasur gjatë tranzicionit”, vuri në dukje Krasniqi.

Duke u ndalur te roli i gazetarisë në Shqipëri, Krasniqi vlerësoi se brezat e gazetarëve janë formuar ATSH, që ka funksionuar si një shkollë praktike e raportimit të shpejtë dhe të përmbledhur, që ka ndikuar në mënyrën e të kuptuarit të realitetit.

“Shumica e atyre që ju njihni si gazetarë aktivë sot në Shqipëri janë produkt i kësaj gazetarie, dhe deri diku është një lloj shkolle shumë teknike që i mëson njerëzit të bëjnë lajme në 20 rreshta dhe ta paraqesin Shqipërinë në të gjitha këndvështrimet e saj kulturore, sportive, jetësore, historike, diplomatike e të tjera”, u shpreh ai.

Sipas Krasniqit, kjo ka krijuar një brez profesionistësh që e shohin lajmin jo si burim pasurimi, por si përmbushje profesionale dhe dëshmi të pjesëmarrjes në kohën e tyre.

Në hapjen e ekspozitës në Kalanë e Tiranës nuk ka munguar edhe interesi i turistëve të shumtë që ndodhen në Tiranë, tashmë pothuajse në çdo kohë të vitit. Ata kanë shprehur interes për të mësuar më shumë për zhvillimet interesante të paraqitura përmes fotove të arkivit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

“ATSH – Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar” është jo vetëm një ekspozitë historike, por edhe një reflektim mbi rolin e informacionit në shoqëri, sfidat e epokës digjitale dhe rëndësinë e institucioneve të besueshme në ndërtimin e së ardhmes.

Nga dokumentet e para të shtypit shqiptar te krijimi i ATSH-së si institucioni qendror i lajmit, kjo ekspozitë sjell fragmente të historisë së informacionit në Shqipëri përmes fotografive, dokumenteve dhe dëshmive arkivore që kanë shoqëruar momentet më të rëndësishme të vendit.

Mes materialeve të përzgjedhura për ekspozim, bëjnë pjesë marrëveshjet e ATSH-së me agjenci simotra,

Mes materialeve të ekspozuara gjenden marrëveshje historike të ATSH-së me agjenci ndërkombëtare, ligji i shtypit i vitit 1931, dokumente mbi transmetimin e lajmit në periudha lufte, fotografi të gazetarëve në terren, materiale që pasqyrojnë zhvillimin e organizimit institucional të lajmit ndër vite, relacion mbi problemin e transmetimit të lajmeve në kohë lufte dhe ballina të gazetave të ndryshme të botuara gjatë periudhës 1945-1990.

Gjithashtu, pjesë e ekspozitës janë edhe makinat e para të transmetimit, fotografitë e dala nga laboratorët bardhezi të ATSH-së, radiostacionet e hershme, buletinet, telegrafët dhe njerëzit që kanë qenë pas lajmit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun edhe në ditët në vijim në ambientet e Kalasë së Tiranës.

Sot, ATSH bashkëpunon me mbi 35 agjenci dhe institucione ndërkombëtare mediatike, përfshirë AFP, ANSA, PA, DPA, EFE, LUSA, Anadolu Agency dhe APA. Ajo është gjithashtu anëtare e rrjeteve prestigjioze si European Newsroom (ENR), Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA), Aleanca e Agjencive Mesdhetare të Lajmeve (AMAN) dhe ABNA-SE.

Institucioni disponon një arkiv me mbi 300 mijë fotografi dhe negativë filmikë, që datojnë nga viti 1913 deri sot, ndërsa procesi i digjitalizimit të tyre është në vijim.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In