• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

by Mero Baze
09/05/2026 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Erion Veliaj ka urrejtësit e tij. Si çdo politikan, po ashtu ka dhe fansat e tij. Ky keqkuptim i madh që po përpiqet të shitet si fushatë poshtëruese ndaj një aktori të madh nuk ka lidhje me të, por me Erion Veliajn.

Urrejtësit e tij kanë gjetur një pre për të sulmuar, ngaqë me Veliajn e kanë nxjerrë dufin duke e parë në burg. Si gjithë linçuesit e tjerë.Ndaj nuk ia vlen të flasim për Robert Ndrenikën si aktor, por as për ata që thonë se ai ka shkuar aty si qytetar apo si dashamirës i Veliajt. Në fakt, për të gjithë ata që kanë ndjekur me qetësi dhe paanshmëri procesin linçues ndaj Veliajt nga mllefi personal i një prokurori, i mbështetur dhe nga një zell politik nga të dy krahët e politikës, e ka viktimizuar atë me të drejtë, pasi më shumë se sa ndonjë histori korrupsioni, njerëzit që e kanë mbështetur shikojnë një histori linçimi për të cilën askush nuk flet.

Robert Ndrenikën dhe të tjerë e kanë çuar këmbët në atë sallë pikërisht nga ky proces dhe ka folur pikërisht për arsye se nuk flasin të tjerët, përfshirë dhe këta burracakët anonimë që shesin moral. Së pari, nuk flasin socialistët, asnjë prej tyre, as miqtë e as armiqtë e tij në atë parti. Dhe kjo ia ka shtuar peshën kurajës së Ndrenikës në sallë, dhe atë që urrejtësit e Veliajt e quajnë akt servilizmi, në fakt është akt guximi intelektual që tejkalon memecërinë e socialistëve dhe tërbimin e urrejtësve. Linçimi i tij juridik është aq flagrant sa e ka pranuar dhe udhëheqësi i urrejtësve të tij.

Së dyti, shumica e atyre që udhëheqin fushatën e baltosjes së Ndrenikës për këtë akt janë ata që çdo të hënë rreshtohen para SPAK për t’i dhënë dorën “martirit” të Dumanit, Sali Berisha. Ajo është e vetmja skenë publike poshtëruese kur një lider urdhëron mbështetësit e vet ta presin në oborr të SPAK. Veliaj s’e ka as këtë mundësi, as këtë mendësi.

Së fundmi, dimensioni njerëzor i Ndrenikës në këtë histori ka shkaktuar reaksion dhe nga ideja e urrejtësve se tanimë e kanë konsideruar të vrarë atë që është rrëmbyer nga zyra në qeli dhe që mbahet pa gjykuar aty, kundër çdo standardi të Evropës. Nuk di se ç’do thonë kur Strasburgu ta quajë gjithë këtë fushatë linçuese të paligjshme, apo nëse do t’i kërkojnë falje Ndrenikës, por di që sot ata janë të irrituar pse preja e tyre nuk ka vdekur dhe pse një aktor i madh, më i madhi i të gjallëve të Shqipërisë, shprehu një simpati publike për të.

Nuk është vetëm ai. Helena Kadare ka shkuar në sallë të gjyqit po ashtu. Dhe ajo, njësoj si Ndrenika, nuk ka nevojë për emrin e Veliajt, por një intelektual ndryshon nga të tjerët se bën një gjest kur të tjerët fusin kokën mes shalëve ose fshihen pas tastierës duke qenë anonimë.

Urrejtësit i vret dashuria më shumë se çdo armë tjetër dhe Ndrenika i ka vrarë duke përqafuar prenë e tyre që e duan të vdekur, por dhe duke i fyer të gjithë ata që nuk guxojnë të flasin për atë që po ndodh.

Next Post
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

Comments 1

  1. Apollon says:
    5 months ago

    Ndrenika është GJIGAND, deri në vdekje, dhe gjigandi nuk bëhet kurrë si liliputi Ols Dado, cili po ashtu do të vdesë liluput, si një anonim i pështirë i mediokritetit të natyrës, si llumi i spermës së qënërisë së kazaneve të plehrave të Durrësit….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com