• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Imitimi i Berishës për pak i kushtoi jetën! “Zbërthehet” Agron Llakaj: Nano më bëri ftesën, e refuzova se frikësohesha mos vlonjatët më jepnin plumbin ballit

by A R
09/05/2026 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i humorit, Agron Llakaj si rrallë herë ka folur mbi jetën e tij artistike dhe sfidat që ka hasur ndër vite për ushtrimin e profesionit të tij, duke zbuluar kërcënimet e marra pasi imitoi për herë të parë Sali Berishën.

Llakaj zbuloi se si i shpëtoi burgut pas imitimit që i i bëri në 1997-ën, presidentit të asaj kohe, Sali Berishës.

“Në ‘96-‘97 me Koço Devolen unë imitoj presidentin e asokohe, Sali Berishën. Për herë të parë e imitova në Tepelenë. Pati një reagim të jashtëzakonshme, ashtu si pati një reaksion nga ana e PD në Tepelenë, ishte një shok i imi,  kryetar  i PD i Tepelenës, i cili më tha do të shkosh në burg. Më tha ke cënuar figurën madhore të presidentit Sali Berisha, më tha e nxorre keq figurën e atij. I thashë nuk po të kuptoj, unë kam qenë mik më të. Jo më tha nuk falet, nuk bëhet ky muhabet kështu” tha aktori në rrëfimin e bërë së fundmi në kanalin e tij në Youtube, që e ka titulluar “Jeta ime”.

Po ashtu, humoristi ceku dhe momentet e para që përjetoi pas kritikave që mori për imitimin e Berishës, ngjarje për të cilën mori paralajmërimin që të humbte gjurmët nga zona ose të përfundonte në burg.

“U ktheva në shtëpi në Memaliaj, ia thashë Kostandinës, aty më vjen një prokuror i Tepelenës, më thotë: Nëse ke mundësi të ikësh ik, sepse do të japë autorizimin presidenti që të të ndjekë penalisht e atëherë do të marrë fuqi momenti, në bazë të ankimit apo akuzës, Sa ta marrë vesh mbreti që s’je gomar do të kesh bërë burg kështu që ik” shtoi më tej aktori.

Pasi solli në kujtimet e vitit 1997 kur ai së bashku me ikonën Koço Devole drejtoi me nota humori emisionin “Telebingo Shqiptare”.

Më tej, Llaka u ndal dhe te ftesa që mori prej Fatos Nanos i cili i kërkoi që në takimin që Berisha do të zhvillonte në Vlorë, aktori të imitojë presidentin. Mirëpo aktori e refuzoi ftesën pasi i trembej faktit se dikush do të agravohej për imitimin e tij dhe historia do të përsëritej, duke shtuar se vlonjatët si atëherë dhe sot janë mbështetës të Partisë Demokratike.

“Në ‘98 për herë të parë, Sali Berisha do të shkonte në Vlorë e mua më erdhi ftesa nga Fatos Nano i cili më tha do na bësh një gjë shumë të madhe: Do na bësh një gjë shumë të madhe, do dalësh ti si Sali Berisha që të dh*ten gazit ata. Unë nuk e pranova diçka të tillë se kisha frikën mos më dilte ndonjë nga vlonjatët të më jepte plumbin ballit. Ai kishte mbështetësit e tij, sikur i ka dhe sot e kësaj dite” tha Agron Llakaj.

Fjala e Agron Llakaj: Në ‘96-‘97 me Koço Devolen unë imitoj presidentin e asokohe, Sali Berishën. Për herë të parë e imitova në Tepelenë. Pati një reagim të jashtëzakonshme, ashtu si pati një reaksion nga ana e PD në Tepelenë, ishte një shok i imi,  kryetar  i PD i Tepelenës, i cili më tha do të shkosh në burg. Më tha ke cënuar figurën madhore të presidentit Sali Berisha, më tha e nxorre keq figurën e atij. I thashë nuk po të kuptoj, unë kam qenë mik më të. Jo më tha nuk falet, nuk bëhet ky muhabet kështu.

U ktheva në shtëpi në Memaliaj, ia thashë Kostandinës, aty më vjen një prokuror i Tepelenës, më thotë: Nëse ke mundësi të ikësh ik, sepse do të japë autorizimin presidenti që të të ndjekë penalisht e atëherë do të marrë fuqi momenti, në bazë të ankimit apo akuzës, Sa ta marrë vesh mbreti që s’je gomar do të kesh bërë burg kështu që ik.

Në 11 të natës kam qenë në Gjirokastër, në hotelin “Çajupi” një djalë më ndihmoi të takoja konsullin Vasil Vorrnova. Më dha një vizë një vjeçare, kalova Kakavijën, qëndrova 4 muaj në Greqi. Ngjarja bëri bujë sepse unë  e konsiderova të rëndë në jetën time. NË TVSH të imitoje Sali Berishën nuk ishte pak. Madje mbaj mend që dhe Vera Grabockës ia ofrova për ta bërë imitimin dhe ajon e njihte frymën, e nuk e interpretova. Imagjino të majtët duke më thënë: është gjigand. Në momentin kur u largua Koço Devolen nga “Telebingo”, u zëvendësua nga Filipi me mendimin se Kiço do të kthehej, por ai nuk u kthye kurrë.

Në ‘98 për herë të parë, Sali Berisha do të shkonte në Vlorë e mua më erdhi ftesa nga Fatos Nano i cili më tha do na bësh një gjë shumë të madhe: Do na bësh një gjë shumë të madhe, do dalësh ti si Sali Berisha që të dh*ten gazit ata. Unë nuk e pranova diçka të tillë se kisha frikën mos më dilte ndonjë nga vlonjatët të më jepte plumbin ballit. Ai kishte mbështetësit e tij, sikur i ka dhe sot e kësaj dite.

Next Post
OKB: Izraeli ka përzënë gati 40 mijë palestinezë nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor

OKB: Izraeli ka përzënë gati 40 mijë palestinezë nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen të mërkurën në Tiranë. Zbardhet axhenda e vizitës

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

September 30, 2026
Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com