Një zjarr i fuqishëm ka rënë mbremjen e sotme në zonën turistike të Karaburunit në Vlorë. Zjarri është krijuar në formë unaze në zonën pyjore dhe mësohet se po depërton me shpejtësi. Mesohet se shuarja e zjarrit nga toka është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Ndërkohë një zjarrëfikëse është angazhuar në operacion për parandalimin e depërtimit të flakëve drejt bazës së Pashalimanit, apo zonës së banuar përreth. Dyshimet e para lidhen me zjarrvenie te qelimshme nga barinjte e zones.









