• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AZHBR pranon gabimin me fermerët! Ishin përjashtuar për 3 vite, rikthehen 223 fermerë në skemën e subvencioneve

by A. Q
17/09/2026 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të dashur fermerë, dua të ndaj sot me ju lajmin se nisin pagesat direkte për Skemën Kombëtare 2026”, ky lajm u dha në datën 11 shtator nga drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi.

Por vetëm dy ditë më parë po kjo drejtori ka bërë një tjetër njoftim duke rikthyer për rishqyrtim 223 aplikime. Në vitin 2025 inspektorët e AZHBR-së kanë përjashtuar nga skema kombëtare 223 fermerë për një periudhë 3-vjeçare.

Nëse i referohemi VKM-së, një fermer përjashtohet nga skema vetëm atëherë kur ai jep deklarata të rreme për sipërfaqen e të mbjellave apo numrin e gjësë së gjallë.

“Çdo subjekt, në rastet kur verifikohet se ka përfituar më shumë se 20% nga vlera për të cilën plotëson kriteret ose ka paraqitur dokumente të pasakta, përjashtohet 3 (tre) vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit.”

Por në njoftimin e AZHBR-së nuk jepet arsyeja se përse këta fermerë një vit më parë u “dënuan” nga AZHBR. Ky institucion pas një viti pranon se gjatë një “rikontrolli administrativ” është konstatuar se lista e aplikantëve të përjashtuar për një periudhë 3-vjeçare ishte hartuar jo në përputhje me Udhëzimin nr. 14.2025. Duke pranuar gabimin e vetë institucionit, 223 fermerëve u çelet drita jeshile të marrin subvencione nga shteti.

“Për këtë arsye, AZHBR vendosi shfuqizimin e listave të aplikantëve të përjashtuar nga e drejta e përfitimit për një periudhë 3-vjeçare dhe rikthimin e aplikimeve për vijimin e procedurës së shqyrtimit administrativ”, AZHBR.

Kjo do të thotë praktikisht se kandidatë që deri dje konsideroheshin jashtë skemës, tashmë rikthehen në garën për fondet e vitit 2026.

Rritja e numrit të fermerëve përfitues në skemën kombëtare, nga ana tjetër, pritet të ketë efekt financiar, ku ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, do t’i duhet të kërkojë para shtesë nga buxheti i shtetit për të paguar fermerët e vjetër, që në faqen e AZHBR-së kanë marrë statusin e aplikantëve të rinj. /TCH/

Next Post
“Të mendohet për të ardhmen e rajonit”- Ish-diplomati amerikan pas dënimit të krerëve të UÇK: U befasova që u dha një dënim kaq i rëndë!

"Të mendohet për të ardhmen e rajonit"- Ish-diplomati amerikan pas dënimit të krerëve të UÇK: U befasova që u dha një dënim kaq i rëndë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

September 17, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com