• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

by E B
08/11/2026 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një organizatë kriminale, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe e dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe pastrim parash në disa vende të Evropës, është goditur nga autoritetet italiane në kuadër të një operacioni të gjerë antimafia.

Hetimet kanë zbuluar një rrjet që dyshohet se trafikonte kokainë mes Shqipërisë, Italisë, Holandës dhe Gjermanisë, ndërsa fitimet nga aktiviteti kriminal, që kapin vlerën e miliona eurove, dërgoheshin drejt Shqipërisë.

Sipas mediumit italian Il Giorno, operacioni i koduar “Caveau 38” u zhvillua nga Guardia di Finanza në Lecco, nën drejtimin e Drejtorisë së Antimafias në Milano dhe në bashkëpunim me hetuesit e SPAK-ut në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se gjatë viteve 2019–2022, organizata ka trafikuar rreth 240 kilogramë kokainë nga Shqipëria drejt Italisë. Ndërkohë, mbi 14 milionë euro të përfituara nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë mbledhur dhe transferuar drejt Shqipërisë.

Në kuadër të hetimeve janë identifikuar 52 persona nën hetim, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona. Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu mbi 1.5 milion euro para të gatshme dhe rreth 32 kilogramë lëndë narkotike, mes tyre kokainë, heroinë dhe kanabis.

Një nga elementet kryesore të skemës së dyshuar kriminale ishte pastrimi i parave përmes blerjes së arit. Sipas hetuesve, organizata kishte siguruar afro tetë kilogramë lingota ari përmes një kompanie të përpunimit të metaleve të çmuara, me seli në Milano dhe Alessandria.

Një tjetër kompani, e vendosur në zonën e Lecco-s, dyshohet se shërbente si një lloj kasaforte financiare për grupin, përmes investimeve në pasuri të paluajtshme. Të dyja kompanitë janë vendosur nën sekuestro preventive dhe për to është caktuar një administrator gjyqësor, me qëllim garantimin e vazhdimësisë së aktivitetit të ligjshëm.

Për të koordinuar aktivitetin, anëtarët e dyshuar të organizatës përdornin aplikacione të enkriptuara, përmes të cilave komunikonin për transaksionet e drogës dhe transferimin e parave. Transporti i lëndëve narkotike dhe i shumave të mëdha financiare kryhej me automjete dhe kamionë të përshtatur me hapësira të fshehta.
Hetimet nisën pas kontrolleve të Guardia di Finanza-s për shitjen e drogës në hapësirat publike të Cernusco Lombardone dhe Merate. Megjithatë, verifikimet e mëtejshme çuan në zbulimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe hetues të SPAK-ut, ndërsa bashkëpunimi mes autoriteteve italiane dhe shqiptare ka ndihmuar në rindërtimin e lëvizjes së drogës dhe të parave mes katër shteteve.

Operacioni “Caveau 38” përbën një tjetër hetim të përmasave ndërkombëtare, ku në fokus janë shtetas shqiptarë të dyshuar për trafik narkotikësh dhe pastrim të fitimeve kriminale në disa vende evropiane.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

November 25, 2026
“Shkak ishin qëndrimet e mia politike”- U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali në konferencë: E marr si dekoratë faktin që…

“Shkak ishin qëndrimet e mia politike”- U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali në konferencë: E marr si dekoratë faktin që…

November 25, 2026
U raportua se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi, reagon AKU: Sasia 4.5 ton nga Brazili është bllokuar që në 28 janar, e kemi asgjësuar!

Erdhi nga Brazili dhe nuk kishin dokumentacionin për tregun shqiptar, AKU bllokon 64 tonë mish pule në Portin e Durrësit!

November 25, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Veliaj kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit, kryebashkiaku i drejtohet Gjykatës së Lartë

November 25, 2026
Shiroka-Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri ditën kur të ngremë bashkë dollinë në Bruksel

Shiroka-Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri ditën kur të ngremë bashkë dollinë në Bruksel

November 25, 2026
“Tensionet po përshkallëzohen”- Merz: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën, po përshkallëzon tensionet në Evropë!

“Tensionet po përshkallëzohen”- Merz: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën, po përshkallëzon tensionet në Evropë!

November 25, 2026
Përgjimet e SkyECC/ Pas katër vitesh pranohet ekspertiza teknike e palës mbrojtëse, ja çfarë ngre raporti i specialistit italian

Përgjimet e SkyECC/ Pas katër vitesh pranohet ekspertiza teknike e palës mbrojtëse, ja çfarë ngre raporti i specialistit italian

November 25, 2026
Drama e pengjeve në qytetin turistik të Kolumbisë, lirohen të gjithë qytetarët! Vritet një nga autorët, policia shpërthen godinën

Drama e pengjeve në qytetin turistik të Kolumbisë, lirohen të gjithë qytetarët! Vritet një nga autorët, policia shpërthen godinën

November 25, 2026
Tirana mbledh mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria synon më shumë investime në industri dhe teknologji

Tirana mbledh mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria synon më shumë investime në industri dhe teknologji

November 25, 2026
Vox po fiton terren, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

Vox po fiton terren, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In