• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkak ishin qëndrimet e mia politike”- U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali në konferencë: E marr si dekoratë faktin që…

by A. Q
25/11/2026 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elisa Spiropali ka dalë sot në një konferencë për mediat, një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së.

Ajo tha se është e para grua e përjashtuar nga PS-ja, Spiropali tha:

“Jam e para grua në 35 vite që përjashtohem, po e marr si dekoratë këtë, meqë kam qenë dhe kryetarja më e re e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, dhe në këto dy skaje, mendoj se nuk duhet të çuditemi fare. Nuk ka asgjë për t’u habitur për sa kohë ata që duhet të ikin rrinë, dhe ata që duhet të rrinë ikin. Mendoj se do kemi shumë për të parë ende. Këtë qëndrim e kam mbajtur edhe pak para protestave të flamengove.”

Ndërkohë që ajo pranoi se ka qenë e para që ka ngritur zërin që nga nisja e protestës së Flamingove, duke i mbështetur.

“Unë nuk jam flamingo e parë, se do e kisha për nder po të isha, por flamingot janë një lëvizje e qëndrim shoqëror…”, tha ajo mes të tjerash.

Spiropali pretendoi se vendimi i përjashtimit ishte marrë pa iu dhënë asaj e drejta e fjalës dhe pa qenë prezente.

E pyetur nëse është gruaja e parë që përjashtohet nga grupi parlamentar në 35 vite, Spiropali tha se e merr këtë si një vlerësim, ndërsa theksoi se nuk ka asgjë për t’u habitur nga zhvillimet brenda Partisë Socialiste.

Ajo deklaroi se Shqipëria ndodhet në një fazë delikate të zhvillimit të saj dhe se qëndrimet kritike ndaj pushtetit i ka mbajtur edhe përpara protestave të fundit. Spiropali foli për nevojën e reformimit të sistemit elektoral, duke e cilësuar atë si një sistem që ka krijuar një “moçal politik”, ndërsa pranoi edhe përgjegjësitë e saj në konsolidimin e pushtetit të personalizuar dhe të partisë së një njeriu.

“Unë jam e para grua në 35 vjet dhe po e marr si dekoratë këtë. Mendoj që s’duhet të çuditemi fare. Nuk ka asgjë për t’u habitur për sa kohë që ata që duhet të ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë ikin.

Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë delikate të zhvillimit të saj. Jo sot, por unë këtë qëndrim e kam mbajtur edhe para protestave të flamingove. Një qëndrim të qartë për udhëkryqin ku gjendet Shqipëria, në raport me nevojën për t’u ngritur përtej këtij sistemi aktual.

Kam folur për nevojën për reformimin e sistemit tonë elektoral, i cili ka krijuar një moçal politik. Në momentin që unë kam mbajtur qëndrime publike për t’i vënë fre pushtetit, në funksion të një Shqipërie që është e të gjithëve, ishte koha për ta kuptuar se gjërat kanë ndryshuar.

Në atë kohë u ngritën shumë vetulla dhe më panë me habi, sepse nuk kuptonin nga buronte kjo. Kur në shumicën e kohës, nga analizat, kupton që përjashtimi është më i madh se përfshirja, unë e mbaj si dekoratë që jam nga të përjashtuarit nga sistemi.

Kam edhe unë përgjegjësitë e mia në konsolidimin e pushtetit të personalizuar dhe të partisë së një njeriu, dhe kjo është përtej emrit të Edi Ramës dhe raportit personal“, tha Spiropali.

Përjashtimi i Spiropalit nga grupi parlamentar erdhi pas vendimit të Asamblesë së Partisë Socialiste për ta larguar nga të gjitha forumet e partisë. Vendimi u konfirmua të martën nga deputetët socialistë, në një mbledhje me dyer të mbyllura, ku munguan kryeministri Edi Rama dhe vetë Spiropali.

Të gjithë deputetët e pranishëm votuan pro përjashtimit, ndërsa Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan. Gjatë mbledhjes nuk u paraqitën arsye konkrete për largimin e saj.

Me largimin e Spiropalit, grupi parlamentar socialist numëron 81 deputetë. Për të siguruar shumicën e cilësuar prej 84 votash, të nevojshme për miratimin e ligjeve që kërkojnë tri të pestat, PS-së i nevojiten tashmë edhe votat e tre deputetëve të partisë së Tom Doshit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partitë e vogla, të parëndësishme”/ Vëllai i tij pjesë e listave për 11 majin? Ja si përgjigjet Arlin Qori

Arlind Qori kpyet KQZ-në: A mund të garoj edhe për kryebashkiak edhe për këshilltar?

November 25, 2026
Merz: Gjermania duhet të ruajë sovranitetin e saj dixhital në epokën e inteligjencës artificiale

Merz: Siguria evropiane kërcënohet nga Moska

November 25, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Në 10 muaj, 11.5 milionë turistë / INSTAT: Tetori frenon turizmin. Bien me 12.5% hyrjet e të huajve në vend

November 25, 2026
Ditëlindja i kthehet në tragjedi, humb jetën në aksident prezantuesja e njohur

Ditëlindja i kthehet në tragjedi, humb jetën në aksident prezantuesja e njohur

November 25, 2026
Operacion antidrogë në Stamboll, 24 të ndaluar, mes tyre edhe aktore të njohur të serialeve turke

Operacion antidrogë në Stamboll, 24 të ndaluar, mes tyre edhe aktore të njohur të serialeve turke

November 25, 2026
Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

November 25, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Nëntor 2026

November 25, 2026
Vizita e parë e Drejtoreshës së Eurostat në Shqipëri, Koçiu: Po modernizojmë sistemin statistikor sipas standardeve të BE-së

Vizita e parë e Drejtoreshës së Eurostat në Shqipëri, Koçiu: Po modernizojmë sistemin statistikor sipas standardeve të BE-së

November 25, 2026

Veliaj njofton vendimin e ri: Nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas

November 25, 2026
Ambasadori Wendt “sfidon” SPAK: Provat janë në serverat e SHBA, hajde merrini dhe godisni “të fortët”

Ambasadori Wendt “sfidon” SPAK: Provat janë në serverat e SHBA, hajde merrini dhe godisni “të fortët”

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In