Futbolli shqiptar këtë të enjte mori një lajm të trishtuar.
Ndërroi jetë në moshën 97 vjeçare ish futbollisti i Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares shqiptare. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga vetë klubi shkodran përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale.
Në komunikatën e saj Vllaznia ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Esat Bushatit që ka dhënë kontributin e tij te skuadra shkodrane në vitet 40-60.
‘Vllaznia shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 97 vjeçare të ish- futbollistit të klubit tonë Esat Bushati, i cili ka dhënë një kontribut të madh për fanellën në vitet ’40-’60. Përpos karrierës me Vllazninë, ai ka luajtur me sukses edhe për Partizanin dhe kombëtaren shqiptare duke qenë një nga mbrojtësit më të mirë të atyre viteve. Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen ditën e premte, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”. I përjetshëm qoftë kujtim yt Esat Bushati!-lexohet në njoftimin e Vllaznisë.












