• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi/ Ministri Salla: Standardizojmë dhe rrisim cilësinë e vajit të ullirit! Bardhi: Korrupsioni vret ullirin dhe bujqësinë

by A. Q
17/09/2026 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatet për sektorin e ullirit kanë përplasur mazhorancën dhe opozitën në Kuvend, gjatë diskutimit të marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se pjesëmarrja në këtë organizatë ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e sektorit, standardizimin dhe rritjen e mundësive për tregtimin e produkteve shqiptare.

Salla theksoi se prodhimi i vajit të ullirit ka një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare dhe se vitet e fundit sektori ka pasur zhvillim të qëndrueshëm, ndërsa janë përmirësuar teknologjia e përpunimit dhe ruajtjes, si dhe cilësia e vajit të ullirit.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit, ku jemi anëtarë prej vitit 2009, është e rëndësishme. Prodhimi i vajit të ullirit ka një vend të rëndësishëm në ekonominë shqiptare dhe është një zë i ardhurash për fermerët dhe familjet që merren me kultivimin e ullirit, përpunimin dhe tregtimin e tij. Në vitet e fundit, ky sektor ka pasur zhvillim të qëndrueshëm. Është përmirësuar teknologjia e përpunimit dhe ruajtjes, si dhe cilësia e vajit të ullirit. Standardizimi dhe krijimi i mundësive më të mira për tregtimin e produkteve shqiptare, si dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë organizatë, kanë rëndësi të veçantë’, tha ministri.

Ministri nënvizoi gjithashtu se anëtarësimi në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit mundëson kontrollin dhe shkëmbimin e informacionit teknik e ekonomik me vendet anëtare, ndërsa shtoi se marrëveshja nuk sjell kosto financiare shtesë për buxhetin e shtetit.

“Kontrolli dhe shkëmbimi i informacionit teknik dhe ekonomik mes vendeve anëtare thellojnë marrëdhëniet tona. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë organizatë na mundëson të ruajmë ekspertizën, kontrollin dhe cilësinë që ajo ofron. Kjo nuk sjell kosto financiare shtesë për buxhetin. Synimi ynë është që fermerët dhe operatorët shqiptarë të përfitojnë nga kontrolli i cilësisë dhe që vaji i ullirit shqiptar të jetë konkurrues dhe i mirënjohur në tregjet europiane”, tha Salla.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kritikoi qeverinë për mënyrën se si po mbështet fermerët dhe sektorin e ullirit.

Bardhi tha se një marrëveshje ndërkombëtare nuk mjafton nëse fermerët nuk marrin mbështetje konkrete në terren. Ai kërkoi që ulliri dhe vaji i ullirit të shpallen prioritet kombëtar për pesë vitet e ardhshme dhe që të krijohen skema të posaçme mbështetëse për këtë sektor.

“Korrupsioni vret edhe ullirin dhe bujqësinë. Kjo qeveri, në vend që të financojë fermerët, shpërndan paratë e taksapaguesve europianë te trafikantët e drogës. Ju sillni sot një marrëveshje ndërkombëtare që flet për zhvillimin e sektorit, rritjen e konkurrencës dhe promovimin e vajit të ullirit, por çfarë vlere ka kjo marrëveshje kur qeveria, në fakt, nuk nxit asgjë? Për çfarë i duhet fermerit një marrëveshje në letër, kur në tokën e tij nuk mbërrin as politika favorizuese dhe as mbështetja konkrete e qeverisë? Janë të paktën 100 mijë fermerë që merren me vajin e ullirit, por për ta nuk ka një skemë kombëtare për mbështetjen e tyre. Nuk ka subvencione të drejtpërdrejta të dedikuara. Qeveria mund ta shpallë ullirin dhe vajin e ullirit si prioritet kombëtar për pesë vitet e ardhshme. Këtë kërkojnë sot fermerët dhe prodhuesit: skema të posaçme për mbështetjen e këtij sektori”, tha Bardhi.

Në përgjigje të akuzave të opozitës, ministri Salla tha se qeveria ka disa forma mbështetjeje për sektorin e ullirit. Salla shtoi se mbështetja për fermerët nuk kufizohet vetëm te sektori i ullirit, por përfshin edhe investime në infrastrukturë dhe fusha të tjera që lidhen me bujqësinë.

“Kemi disa mbështetje në sektorin e ullirit, si investime për mbjellje të reja, sisteme ujitjeje, pajisje për përpunim dhe paketim të ullirit dhe vajit të ullirit. Kemi çdo vit një buxhet në rritje për sektorin e ullirit. Nuk mund të themi që qeveria nuk është në mbështetje të fermerëve. Ka edhe shumë mbështetje të tjera në infrastrukturë dhe problematika të tjera që lidhen me bujqësinë”, tha ministri.

Next Post
Shqipëria mirëpret Seminarin Teknik të ISSA-s për forcimin e shërbimeve të pensioneve, Ibrahimaj: Jemi duke punuar për reformën e re dhe modernizimin

Shqipëria mirëpret Seminarin Teknik të ISSA-s për forcimin e shërbimeve të pensioneve, Ibrahimaj: Jemi duke punuar për reformën e re dhe modernizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

September 17, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com