• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e Gjuriç në Shtëpinë e Bardhë/ AAK: Ky është alarmi i fundit. “Kurti ia ka hapur Serbisë derën e Amerikës”

by Java News
09/04/2022 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte kuptuar se Kosova do të shpallet shtet i pavarur dhe s’kishte kthim prapa, atëherë kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, vizitoi Shqipërinë.

Ishte qershor, viti 2007, kur Bush tha: “Në një moment të caktuar në kohë duhet të themi se mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur”.

Gjithçka tjetër ishte formalitet pas kësaj deklarate, shqiptarët u bindën se do shpallej Kosova shtet, sepse kështu po thoshte presidenti amerikan.

Por, edhe para këtij momenti, SHBA-të projektoheshin si aleati jetik i shqiptarëve, sidomos kosovarëve, prandaj raportet e mira me këtë shtet vazhdojnë te jenë tejet të rëndësishme.

Për këtë arsye edhe është pyetur vazhdimisht kryeministri i Kosovës dhe presidentja gjithashtu se kur do ta kenë një vizitë të profilit të lartë në SHBA.

As Albin Kurti as Vjosa Osmani nuk kanë pasur një ftesë nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Në intervistë e fundit për Radio Televizionin e Kosovës, Kurti e kishte të pamundur të tregonte se kur do ta vizitojë Amerikën.

Në këtë atmosferë të pasigurisë së raportit të liershipit të ri në Kosovë me amerikanët, ka ardhur edhe vizita e ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriç, me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden dhe atë në Shtëpinë e Bardhë.

Prandaj, edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook duke e konsideruar politikën e qeverisë së re si jashtëzakonisht të dëmshme në raport me aleancën amerikane.

“Pavarësisht se e kishim lajmëruar orientimin krejtësisht të gabuar dhe qasjen amatoreske të kësaj Qeverie, nuk do ta kishim besuar kurrë se ajo do të bënte që të hapeshin dyert e Amerikës për Serbinë dhe do t’i mbylleshin Kosovës”, shkruan Berisha në Facebook.

“Albin Kurti arriti në më pak se një vit t’i kthejë mbrapa të gjitha arritjet e Kosovës në rrafshin diplomatik duke e izoluar Kosovën, jo vetëm nga Amerika, por edhe nga Tirana”, vazhdon ai.

“Tejet të shqetësuar me izolimin tonë dhe riorientimin pro amerikan të Serbisë, ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet dhe t’i jap fund kësaj qasje amatoreske”.

Madje, Berisha ka kërkuar ndihmë nga Tirana zyrtare.

“Pavarësisht kontributit të çmueshëm që ka dhënë gjithmonë në krahun e diplomacisë së Prishtinës, të shtojë veprimtarinë e saj diplomatike në ndihmë tonë. Vizita e Marko Gjuriç-it në Shtëpinë e Bardhë, është alarmi i fundit për ne për theqafjen e diplomacisë sonë”.

Raporti i Kurtit e Vetëvendosjes me amerikanët

Albin Kurti gjithmonë e ka pasur një ide, të cilën e ka artikuluar edhe publikisht, se liderët e Kosovës nuk kanë ndërtuar partneritet me SHBA-të, por vasalitet.

Madje, në një shpjegim të tij socio-psikologjik, në një nga protestat e Vetëvendosjes sa ishte në opozitë, Albin Kurti u ligjëronte atyre që e dëgjonin se në fakt shqiptarët nuk është se e duan amerikanë, porse më shumë kanë frikë nga braktisja.

Pra, siç thoshte ai, është më shumë një raport “interesi” sesa “dashurie”.

Anash këtij ligjërimi, Kurti dhe Lëvizja e tij vazhdimisht kishin pasur pakënaqësi me ambasadorët amerikanë në Kosovë.

Duke filluar nga Tina Kaidanow, Christopher Dell, Tracy Ann Jacobson e deri te Greg Delaëie, në forma të ndryshme (herë me protesta e herë me deklarime) Vetëvendosje kritikonte qasjen e tyre.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, Kurti thoshte se Kosova duhet të jetë palë e dinjitetshme në biseda edhe me aleatë dhe jo të nënshtrohet.

Deri tani, më shumë se një vit qeverisje, ende nuk është parë saktësisht se cila është kjo qasje. Në ndërkohë Kurti vazhdon të mos-ftohet në Uashington.

Next Post
Vizita që ‘surprizoi’ Kievin/ Publikohen detaje nga biseda mes Johnson dhe Zelensky

Vizita që ‘surprizoi’ Kievin/ Publikohen detaje nga biseda mes Johnson dhe Zelensky

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
Zhvendosja e trupave nga Italia? Trump: Po e mendoj ende! Për Iranin nuk komentoj

Zhvendosja e trupave nga Italia? Trump: Po e mendoj ende! Për Iranin nuk komentoj

May 9, 2026
OKB: Izraeli ka përzënë gati 40 mijë palestinezë nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor

OKB: Izraeli ka përzënë gati 40 mijë palestinezë nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor

May 9, 2026
Imitimi i Berishës për pak i kushtoi jetën! “Zbërthehet” Agron Llakaj: Nano më bëri ftesën, e refuzova se frikësohesha mos vlonjatët më jepnin plumbin ballit

Imitimi i Berishës për pak i kushtoi jetën! “Zbërthehet” Agron Llakaj: Nano më bëri ftesën, e refuzova se frikësohesha mos vlonjatët më jepnin plumbin ballit

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In