• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tirana mposht Kukësin me rezultatin 2-1

by A R
01/11/2015 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ka mposhtur 2-1 Kukësin në takimin e zhvilluar sot në Tiranë. Kjo ishte një fitore që injekton moral për Tiranën e Ilir Dajës që debuton me fitore në ndeshjen e tij të parë me skuadrën bardheblu.

Ekipi kryeqytetas regjistroi suksesin e tretë sezonal në sfidën kundër Kukësit të zhvilluar në “Qemal Stafa”. Me dy gola të shënuar në pjesën e parë Tirana mbylli llogaritë ndaj nënkampionëve që konfirmojnë formën e dobët në transfertë edhe pse arritën të ngushtojnë rezultatin vetëm në fundin e takimit.

Tirana e nisi ndeshjen me topin në këmbë për të imponuar ritmin dhe ia doli të merrte kontrollin e sfidës që në sekondat e para. Skuadra e Ilir Dajës u shfaq agresive në gjysmëfushën e miqve. Elis Bakaj dha sinjalin e parë në minutën e 6 me një goditje nga jashtë zonës që u devijua nga Koçi dhe pak sekonda më pas, kapiteni Gentian Muça devijoi saktësisht me kokë krosimin e ardhur nga Gilman Lika.

Bardheblutë nuk u ndalën këtu pasi ishte japonezi Fukui në krahun e majtë të sulmit bëri gjithçka mirë në minutën e 16 duke dhuruar një top në ajër për Bakajn që nuk arriti të shtangte Koçin. Kukësi u zgjua 6 minuta më pas por goditja e Leomir Cruz nuk e kapi në befasi portierin Bakaj që e devijoi topin në goditje nga këndi. Ishte sërish Fukui në 7 minuta nga fundi i pjesës së parë që harkoi topin që përfundoi në këmbët e Franc Veliut i cili e devijoi në portën e tij.

Në minutën e 55 Kukësi i udhëhequr nga Flores në sulm tentoi të ngushtonte diferencën, por goditja e brazilianit nuk u finalizua me sukse. Në krahun tjetër, Bakaj tentoi eurogolin 4 minuta më pas por goditja e tij përfundoi mbi tranversën e Koçit. Në të 61-ën Gilman Lika shënjestroi portën e miqve por ishte sërish Koçi ai që i mohoi Tiranës festën e golit të tretë.

Kukësi i ngushtoi diferencat në minutën e parë të kohës shtesë me një gol të Micit që vlen thjesht sa për statistika. Skuadra e Dajës e menaxhoi rezultatin duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren që e ngjit në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e 3 me 16 pikë.

Next Post

Gjykata apelit lë të lirë Artur Zotkajn, u kap me 19 kg kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com