• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Socialistët e Kukësit hynë në grevë urie për Mimi Kodhelin: Nuk e duam Gjicin!

by Java News
20/02/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kur na ndajnë pak më shumë se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, dega e Partisë Socialiste në Kukës është futur në një përplasje të fortë. Shkak është bërë një mbledhje kryesie e socialistëve zhvilluar në 17 janar të këtij viti ku është vendosur që të largohet Mimi Kodheli si e deleguar për qarkun e Kukësit dhe në vend të saj të komandohet Safet Gjici.

Ky vendim i kryesisë ka shkaktuar reagimin e socialistëve të bazës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, një grup anëtarësh të kryesisë së PS-së së Kukësit thonë se e kundërshtojnë zëvendësimin e Kodhelit me Gjicin.

“Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar për Qarkun tonë është i padrejtë, pasi ajo përfaqëson në Kuvend votuesit e PS-së së Qarkut Kukës. Personi i ngarkuar si i deleguar për Qarkun Kukës z. Safet Gjici është në kundërshtim me statutin e PS-së dhe nuk përfaqëson interesat e socialisteve të Kukësit, as të votuesve të PS-së Kukës, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka dëshmuar këtë. Në këtë mënyrë problemet tona të premtuara për zgjidhje jo vetëm që nuk filluan të zgjidhen, por me një revansh dhe më të shtuar u agravuan duke u shkelur rëndë të drejtat e socialisteve” – thuhet në deklaratë.

Akuzat bëhen edhe me të forta ndaj Gjicit.

“PS e Kukësit është marrë peng nga një grusht njerëzish që po e trajtojnë si shoqëri private në shkelje të dispozitave statutore nga ky grusht njerëzish në mënyrë të përsëritur”.

Ky grup socialistësh thotë se kanë nisur edhe një grevë urie në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Zëra në Kukës thonë prej disa kohësh, Safet Gjici ka nisur “me dorë të fortë” duke bërë lëvizje në administratën lokale. Të njëjta burime shtuan se emri i Gjicit përmendet si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme. Ky i fundit, është parë sot në kryesinë e Kuvendit, në zyrën e grupit parlamentar socialist, ku sipas burimeve, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt me Mimi Kodhelin.

DEKLARATA E plote
“Te detyruar nga mungesa dhe neglizhenca e vazhdueshme e Drejtuesve te PS Kukes dhe Kryesisë se PSSH ndaj nesh socialisteve te Kukesit , bëjmë këtë deklaratë për shtyp për të bërë publike shume problematika tonat të cilat me e rëndësishmja është që të vendoset në vend morali i PS dhe i socialisteve të Kukësit pasi
Për shkak të neglizhencës së përsëritur të kryetarit dhe Drejtuesve të PS-së, Kukës dhe të humbjes së besimit ndaj tyre me shume se 1/3 e Asamblesë se Kukësit sipas statutit te PS-së i kërkoi kryesisë votëbesimin e Kryetarit dhe marrjen e masave për zgjidhjen e problematikave tona.
Nga ana e Kryesisë me dt. 17.01.2018 me përfaqësues z. Taulant Balla dhe Ilir Beqja u paraqiten vendimet e Kryesisë se PSSH dhe premtua zgjidhja e problemeve te shtruara deri me dt. 10.02.2018.
Vendimet e kryesisë ishin si me poshtë:
Pezullimi i Kryetarit dhe Sekretarit te PS Kukës
Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar për Qarkun Kukës
Ngarkimi me këtë detyrë z. Safet Gjici
Ne kundërshtojmë ne mënyrë absolute këtë vendim pasi:
Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar për Qarkun tone është i padrejte pasi ajo perfaqeson ne Kuvend votuesit e PS se Qarkut Kukes. Personi i ngarkuar si i deleguar per Qarkun Kukes z. Safet Gjici është ne kundërshtim me statutin e PS dhe nuk përfaqëson interesat e socialisteve te Kukësit, as të votuesve të PS, Kukës pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka dëshmuar këtë. Në këtë mënyrë problemet tona të premtuara për zgjidhje jo vetëm që nuk filluan të zgjidhen, por me një revansh dhe me te shtuar u agravuan duke u shkelur rëndë të drejtat e socialisteve. Kjo deklarate behet për te qene transparent për publikun pasi ne menyre institucionale brenda PS nuk gjetëm zgjidhje”.

Next Post
Stallone rikthehet pas sëmundjes: ‘E mrekullueshme të kthehesh nga vdekja’

Stallone rikthehet pas sëmundjes: 'E mrekullueshme të kthehesh nga vdekja'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

August 13, 2026
Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

August 13, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kush po i vë zjarret?

August 13, 2026
Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

August 13, 2026
Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

August 13, 2026
Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

August 13, 2026
Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

August 13, 2026
Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

August 13, 2026
Vijon vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, punohet me dy avionë

Vijon vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, punohet me dy avionë

August 13, 2026
PDK paralajmëron Kurtin: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

PDK paralajmëron Kurtin: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com