Teksa në rrjet vijojnë të shpërndahen materiale intime të xhiruara në dhomën e gjumit të Adrian Hilës nga një kamera sigurie, në polici ka mbërritur denoncimi i parë nga një prej vajzave me të cilat kompozitori kalonte në intimitet.
Këngëtarja nga Kosova me inicialet E. A pasi ka deklaruar gjithçka dinte për rrethanat e ngjarjes, ajo ka denoncuar shpërndarësin e videove duke përjashtuar kompozitorin, pasi sipas saj nuk është ai personi që ka nxjerrë videot.
Këngëtarja ka bërë përgjegjës një prej personave të parë që i ka nxjerrë videot në portale dhe e ka përmendur atë me emër si pjesë e videove, informon TCH.
Në lidhje me këtë situatë policia ka marrë 4 deklarime mes tyre 3 këngëtare E.F, B. M, E.A edhe vetë kompozitorin i cili pretendon se pamjet nga kamerat e sigurisë së tij në ambiente private janë hakeruar.
Ai po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, që sipas kodit penal përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Policia ka kontaktuar edhe me një këngëtar të ri të dalë nga talent show-t për fëmijë me inicialet G.H, i cili po ashtu shfaqet në momente intime me kompozitorin. I riu ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe ka nisur kur ai ka qenë në moshë madhore.
Për këtë ngjarje blutë e Tiranës kanë referuar materialet në prokurori për 4 vepra penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve deh ndërhyja e padrejtë në jetën private.











