• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

by A. Q
05/10/2026 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma administrativo-territoriale ka sjellë diskutime mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Çështjen Ligjore dhe Administratën Publike.

Demokratët kërkojnë pezullimin e shqyrtimit dhe konsultim më të gjerë me ekspertët. Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, kërkoi që mazhoranca të mos nxitojë me procedurën dhe të marrë në konsideratë alternativat e propozuara nga opozita.

“Jeni në kohë për ta bllokuar procedurën. Duhet të dëgjoni e të ngarkoni ekspertët, të dilni me variantin ose variantet më të mira. Nga ana e opozitës nuk ka pasur kurrë qëllim për ta bllokuar procesin, veçse për të propozuar variantin më të mirë të mundshëm”, deklaroi Bozdo.

Ndërkohë, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se ka refuzuar kërkesën për ndërprerjen e shqyrtimit të projektligjit dhe e cilësoi reformën si një proces me pasoja të rëndësishme për përfaqësimin dhe vetëqeverisjen vendore.

Ai kundërshtoi ndryshimet e propozuara për 15 bashkitë, duke deklaruar se reforma e re rrezikon të dëmtojë interesat e komuniteteve dhe të rrisë përqendrimin e pushtetit. Bylykbashi e cilësoi reformën si një ndër proceset më të rëndësishme për organizimin e pushtetit vendor dhe akuzoi mazhorancën se po synon përqendrimin e pushtetit.

“Kërkesave tona për ndërprerjen e shqyrtimit të këtij projektligji dhe pezullimin deri sa të vijmë te konsultimi i projektligjit tjetër, ju e refuzuat. Ju keni marrë një vendim politik sot në grupin parlamentar që i mbivendoset Kushtetutës. Interesin publik, demokracinë, përfaqësimin, vetëqeverisjen, interesat e komuniteteve kulturore, ekonomike, traditat, s’mund t’i vrasë një PowerPoint i propozuesve, ku me disa pika përpiqen të arsyetojnë pse duhet të vriten këto 15 bashki. Masakruan bashkitë para 12 vitesh, nga 373 bashki dhe komuna i bënë 61 dhe tani vazhdon projekti i Edi Ramës për ta kthyer Shqipërinë në një bashki të vetme”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se pretendimet për antikushtetutshmëri nuk qëndrojnë, ndërsa pranoi rëndësinë e reformës dhe nevojën për të trajtuar edhe çështjet që lidhen me autonominë vendore.

Ai sqaroi se çështjet që lidhen me decentralizimin, kompetencat, funksionet dhe buxhetimin e bashkive do të trajtohen në paketën e ndryshimesh, e cila do të shoqërojë hartën e re territoriale.

“Pretendimet për antikushtetutshmëri të këtij procesi, në frymë dhe germë të ligjit të vitit 2015, unë bashkohem me ju në një pikë: është reformë shumë e rëndësishme. Nëse keni një shqetësim për decentralizmin, autonominë, funksionet, kompetencat dhe buxhetimin e bashkive, jam dakord që pasi të votohet ky projektligj, pasi të shkojë në seancë plenare, patjetër që do të vijë paketa e ndryshimeve sa u takon këtyre çështjeve që ju ngrini, pasi janë pjesë përbërëse e asaj pakete që shoqëron hartën territoriale. S’mund të vijë më përpara”, tha Manja.

Next Post
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Hajdeni një ditë para”- Berisha thirrje nga grupi i PD për protestën kombëtare të enjten para Parlamentit: Pa flamuj e simbole partiake, protestë rinore kundër Territoriales

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

Europa në alarm sigurie/ Franca dhe Gjermania kërkojnë mburojë tregtare për BE-në: Ekonomia po përdoret si mjet presioni! Ja masat që propozohen

October 6, 2026
Ish-ministri i Mbrojtjes bën deklaratën e bujshme: Ajo që po i ndodh Kosovës, arritja më e madhe e agjenturave ruso-serbe ndaj faktorit shqiptar!

Ish-ministri i Mbrojtjes bën deklaratën e bujshme: Ajo që po i ndodh Kosovës, arritja më e madhe e agjenturave ruso-serbe ndaj faktorit shqiptar!

October 6, 2026
Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com