• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

by A. Q
26/11/2026 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me replika dhe akuza mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhe.

Berisha ironizoi Gonxhen për mënyrën sesi kishte hyrë në Liceun Artistik gjatë periudhës së diktaturës. Në përgjigjen e tij, ministri pranoi se kishte vizatuar makinën e Enver Hoxhës kur ishte fëmijë, por mohoi të kishte përfituar nga njohjet për të hyrë në shkollë, duke pretenduar se gjithçka e kishte arritur me meritë.

Berisha:

“Ti meriton çdo epitet, por s’dua të prish gojën këtu para qytetarëve (drejtuar ministres Kumbaro). Mos fol pas shpine, po flas me vetëpërmbajtje se kam dhe shumë të tjera. Je një shkatërrimtar i arsimit në Shqipëri. Edhe ky me kulturën. Edhe ky, si u bë piktor ky. Mesazhi: “Doktor si shkoi Gonxhe në lice për pikturë, se piktor nuk u bë asnjëherë. Në vitin e largët 1976, Enver Hoxha shkoi në Gjirokastër dhe do të takohej me popullin. Agim Gonxhe do të ishte në rreshtin e parë dhe i thotë djalit të tij Blendi të vizitonte Mercedesin e Enver Hoxhës dhe vuri targën. Të nesërmen babai e shtyn Blendin i thotë t’ia tregojë vizatimin Enver Hoxhës, që pyet kujt i ishte ky fëmijë, ‘i imi’ tha Agimi. Më pas shkoi në lice dhe e refuzuan, por hyri nëpërmjet gazetave që shkruanin se ka vizatuar makinën e xhaxhit Enver”.

Gonxhe:

“Pa i përmendur emrin do të doja vetëm për kuriozitetin e fjalës. Ngjarja ka të bëjë vetëm me një fëmijë 8 vjeç në Palorto të Gjirokastrës, ku unë banoja. Kam vizatuar që 3 vjeç, është një nga talentet e mia. Nuk mund të hyja me mik në lice, se vizatoja bukur dhe ishte një nga talentet e mia edhe vizatimi i makinave. Pasi kisha pasion të vizatoja makinat, Benzi ka qenë fiksim i një fëmije që vizatonte. Po, ka qenë e vërtetë, nuk kam asgjë për të fshehur, por tregoj historinë e një 8-vjeçari. Edhe një portret i Qemal Stafës ka dalë në revistën Pioneri, sepse unë ja kam dhuruar si një fëmijë 8 vjeç Enver Hoxhës. Në 1978 një fëmijë 8 vjeç nuk e dinte se ai që do të takonte ishte diktatori. Dhe kush na tregon këtu, një sekretar partie i rëndomtë, një plak matuf dhe një zhele prej 37 vitesh që nuk i shporret këtij vendi nga sytë. Të vjen ndot, por ta dinë qytetarët se Blendi Gonxhe ka hyrë me meritë në çdo shkollë dhe nuk i ka hyrë në hak askujt”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dogana e Tiranës bëhet me drejtues të ri, e prezanton vetë kreu i institucionit, Fation Shehu!

Dogana e Tiranës bëhet me drejtues të ri, e prezanton vetë kreu i institucionit, Fation Shehu!

November 26, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

Hije skandali mbi klubet shqiptare, dyshime për shitje ndeshjesh dhe sinjalizime nga UEFA! Ja çfarë rrezikojnë

November 26, 2026
Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

November 26, 2026
“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

November 26, 2026
Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës!

Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës!

November 26, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Akte sabotazhi në Europë nga Moska, studimi: Godet infrastrukturën kritike dhe dobëson mbështetjen për Ukrainën!

November 26, 2026
DEBATET/ Tabaku: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, mos i votoni! Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ! Retorikë për adrenalinë

DEBATET/ Tabaku: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, mos i votoni! Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ! Retorikë për adrenalinë

November 26, 2026
E pazakontë/ Shnajder nxjerr gjithçka në shitje, në ankand, edhe kujtimi i finales së Botërorit!

E pazakontë/ Shnajder nxjerr gjithçka në shitje, në ankand, edhe kujtimi i finales së Botërorit!

November 26, 2026
Nga vëllezërit Konica te brezat e sotëm, ministri Hoxha çel ciklin e ligjëratave: Idetë formësuan diplomacinë shqiptare!

Nga vëllezërit Konica te brezat e sotëm, ministri Hoxha çel ciklin e ligjëratave: Idetë formësuan diplomacinë shqiptare!

November 26, 2026
Debate të forta në Kuvend, Braçe sfidon Berishën me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”, kryedemokrati: Vish fustanin e…

Debate të forta në Kuvend, Braçe sfidon Berishën me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”, kryedemokrati: Vish fustanin e…

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In