• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kalon projektligji që kufizon Specialen, pritet votimi i dytë: Falje presidenciale dhe jo mbi 15 vite burg

by A. Q
05/10/2026 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin për ndryshim-plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Që kufizimet e propozuara nga PDK të tilla si: dënimi maksimal 15 vite burg, vuajtja e dënimit në Kosovë dhe falja presidenciale, të hyjnë në fuqi, duhet të kalohen nen për nen në komisionin përkatës dhe më pas të votohen në lexim të dytë.

Projektligji në fjalë shkaktoi jo pak debat në sallë.

“Nuk mjafton vetëm të reagojmë ndaj një padrejtësie, por duhet të sigurohemi që, duke tentuar ta korrigjojmë një gabim, të mos e prodhojmë një tjetër. Adresa e fitores është apeli, aty dilet përfitues. Për fitore nevojitet organizim dhe strategji. Organizimi duhet të jetë shtetëror dhe kombëtar. Organizimi nuk bën të jetë partiak dhe jo qeveritar. Nuk ndihmojnë veprimet dhe gjestet pa strategji dhe para strategjisë”, tha kryeministri Albin Kurti.

Bedri Hamza, kryetar i PDK, deklaroi:

“Ligji nuk është për PDK-në, nuk është i PDK-së…po që se ka nevojë diçka, shtohet plotësohet mund ta bëjmë gjatë procedurave në komisionet funksionale. Është përgjegjësi ekskluzive e neve si deputetë me aprovu ligjin. Për mua, nuk është me rëndësi çka thonë as institucionet, as adresa, të tjera jashtë këtij Kuvendi. Pajtohem që nuk është veç ligji i mjaftueshëm. Jam shumë në rregull që beteja e parë përbashkët e jona si shtet duhet me u bo në apel. Rasti duhet me u fitu në apel mbi bazën e fakteve provave dhe një trajtim serioz institucional shtetëror i kësaj çështje”.

Ndërsa Ramush Haradinaj u shpreh:

“Ne jemi ofenduar me një vendim dënues për udhëheqësit e UÇK-së, është ofendim për popullin e Kosovës, për gjakun tonë, për këtë parlament. Edhe për drejtësinë. Edhe nuk është në emrin tim. Nuk është në emrin e popullit të Kosovës. Pra, nderi i shqiptarëve, nderi i yti, nderi i këtij Kuvendi, pa marrë parasysh si do të na vlerësojnë të tjerët, duke qenë se jemi ata që e dimë më së miri të vërtetën tonë. Do të ishte ligj për anulimin e kësaj gjykate. Kjo do të ishte përgjigjja, kjo do të ishte përgjigjja e drejtë për fyerjen që na është bërë me vendim dënues për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

LDK nuk mori pjesë në votimin e projektligjit duke shprehur shqetësime të thella për krisje me bashkësinë ndërkombëtare dhe kërkoi konsultim të ngushtë me SHBA-të dhe BE-në:

“LDK-ja paralajmëron me kohë për rreziqet e mundshme juridike, politike e ndërkombëtare që ajo vë. U bëjmë thirrje propozuesve dhe deputetëve t’i marrin seriozisht këto rreziqe dhe të veprojnë në interes të drejtësisë, të Republikës së Kosovës”.

Në Kuvend zbriti dhe çështja për Presidentin, me Kurtin që paralajmëroi takim me Hamzën:

“Për të pasur një strategji të qëndrueshme për situatën e padrejtë në Hagë, duhet të kemi një shtet fort të qëndrueshëm dhe tërësisht funksional në Kosovë. Duhet ligj për gjykatën në Hagë, por duhet edhe president për Kosovën. Njëra pa tjetrën është shumë e dëmshme. Nuk mund të pretendojmë se po e mbrojmë interesin në Hagë, ndërkohë që lejojmë vakum dhe pasiguri institucionale në Kosovë”.

Gjatë punimeve në Kuvend munguan ministrja e drejtësisë, Donika Gërvalla, si dhe disa deputetë të tjerë, informon A2.

Nisma nga PDK erdhi pasi trupi gjykues në Dhomat e Specializuara, më 16 shtator, shqiptoi dënim me 81 vite burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Next Post
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Hajdeni një ditë para”- Berisha thirrje nga grupi i PD për protestën kombëtare të enjten para Parlamentit: Pa flamuj e simbole partiake, protestë rinore kundër Territoriales

October 5, 2026
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

October 5, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kalon projektligji që kufizon Specialen, pritet votimi i dytë: Falje presidenciale dhe jo mbi 15 vite burg

October 5, 2026
Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

October 5, 2026
Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

October 5, 2026
“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

October 5, 2026
“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

Ish-partnerja e Elon Musk rrëfehet pas ndarjes: Një javë më parë më tha “Të dua”!

October 5, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

October 5, 2026
“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com