Këshilli i Legjislacionit në Kuvend ka miratuar ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e fundit parlamentare, i kërkuar nga Partia Demokratike.
Vendimi vjen pas reflektimit të qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, ku PD kishte ankimuar refuzimin fillestar të Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor.
Miratimi në Këshillin e Legjislacionit i hap rrugën opozitës që të paraqesë edhe një herë kërkesën në Konferencën e Kryetarëve.
Më pas, çështja do të kalojë në seancë plenare, ku deputetët do të votojnë për ngritjen e komisionit hetimor, duke përcaktuar edhe afatet dhe përbërjen e tij.










