• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’mund të kthehet PD në shoqatën e Gaz Bardhit”/ Balliu: Basha e ka zyrën me çelës dhe s’takon asnjë, kodin e di vetëm Bardhi

by Java News
13/11/2021 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Klevis Balliu ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka bërë akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës, që sipas tij po e kthen partinë në shoqatën e Gazment Bardhit.

Balliu kujtoi se për Partinë Demokratike janë vrarë njerëz, siç ishte rasti i Azem Hajdarit, dhe sakrifica e tyre nuk mund të zhbëhet duke e lënë drejtimin e partinë në dorën e Bashës apo Bardhit.

Ish-deputeti tha se Lulzim Basha ka frikë nga vetë anëtarët e PD-së, dhe në zyrën e tij nuk hyn askush veç Bardhit, pasi sipas tij e ‘kyç derën me çelës dhe kodin e ka veç Gaz Bardhi’.

Sa i takon Kuvendit Kombëtar, Balliu tha se ai është tërësisht legjitim që të mblidhet dhe të vendosë me votë dhe për shkarkimin e vetë kryetarit, sa kohë që e ka humbur besimin e shumicës.

A janë firmat e 4200 anëtarëve

Balliu: Partia demokratike zyrtare janë firmat, delegatët e Kuvendit, thjesht nuk i njeh Luli, që është një anëtar përballë Kuvendit. Çdo njeri në Kuvend ka një votë. Lulzim Basha ka detyrën që të njohë ligjet në statutin e PD, ato firma janë dorëzuar në zyrat e PD, nuk e ndalon askush që ti shkojë ti kontrollojë, janë një hap larg zyrës së Gazment Bardhit.

Pse janë mbyllur në kasafortë firmat?

Balliu: Të vejë Luli ti verifikojë së bashku me gazetarët, ata e dinë që firmat janë, ndaj nuk shkojnë atje që ti verifikojnë. Nuk bëhet opozita me burra të holluar që ecin sikur janë në paradë mode, nuk mund ta kthejmë ne PD në një shoqatë të Gaz Bardhit. Njerëzit në PD i ka marrë malli për sukses, i ka marrë malli për zhvillim. Doktor Berisha ka bërë një deklaratë pas humbjes në 2013, që premtimet e Edi Ramës po ti dëgjoje, do ta votonte çdo njeri.

Lulzim Basha i vetmi demokrat që e dinte se do të humbte në 25 Prill 

Balliu: Sot qytetarët e kanë kuptuar që Edi Rama ka mashtruar, Lulzim Basha ka qenë i vetmi demokrat në Shqipëri që do ti humbte zgjedhjet, Luli e dinte që do humbte, sepse ai është në rregull me pozicionin që ka si kryetar opozite. Merr përfitimet e veta, një gjë që ka shumë rëndësi të themi, është se njeriu ka disa parime dhe norma morale, që mbron personalitetin e vetë, është një njeri që ngul thika pa shpine, ndaj Sali Berishës, që e bëri ky që është sot. Sali Berisha e ka mbështetur në momentet më të vështira, kur i fut thikën Sali Berishës, të tjerësh mund tiu fusë sopatën.

Bashën e kanë braktisur të gjithë, edhe aleatët

Balliu: Ky sot kërkon që të rendisë fajin te LSI, në vend që të themi e ka fajin Edi Rama, themi e ka fajin Sali Berisha, e ka fajin LSI, e ka fajin amerikanët, emri i pushtetit që ka Edi Rama sot është Lulzim Basha. 600 firma të tjera janë duke ardhur, përveç 4200 që janë dorëzuar. Kush është PD? Ky dhe Gazi janë PD, pse kur u krijua PD, kur erdhi ky dhe Gazi? Edhe Kujtim Gjuzi ka vulë, partia janë delegatët.

A rrezikohet që delegatët të tërheqin firmat? 

Balliu: Delegatët çdo ditë shtohen, ne për këtë kemi lindur, që të kemi të drejtën e votës, përjashtoi Flamur Nokën, pse se mendoi ndryshe nga ty, përjashtoi Luan Bacin, pse se mendoi ndryshe nga ty, Belind Këlliçi ka pasur kundërshti me të dhe më parë, dhe e palosi Lulzim Bashën. Asnjë nga aleatët nuk ka më besim te Lulzim Basha, me kë do të vijë në pushtet ai.

Edhe Gaz Bardhi, më vjen keq o zotëri? Kush je ti që vjen dhe flet me atë gjuhë, që sulmon historinë e PD, është derdhur gjak për atë parti, çfarë janë këro lojëra fjalësh. Për atë Parti kanë dhënë jetën njerëz, u vra Azem Hajdari për atë parti, kur bandat vrisnin për të vrarë në 97, Bujar Leskaj organizonte takime, nuk mund të kthehet ajo në shoqatën e Gaz Bardhit. Nuk ka INTERPOL që e gjen dot Lulzim Bashën, është mbyllur në zyrë dhe kodin për të hyrë e ka vetëm Gaz Bardhi, se nuk takon asnjë njeri./m.j

Next Post
Kërcënohet ministri i Jashtëm italian Di Maio, foto e tij përfundon në revistën e ISIS: Pushtimi i Romës…!

Kërcënohet ministri i Jashtëm italian Di Maio, foto e tij përfundon në revistën e ISIS: Pushtimi i Romës...!

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Rhes se Astirit i erdhi zeri .Po ku je o Balli ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Hajdeni një ditë para”- Berisha thirrje nga grupi i PD për protestën kombëtare të enjten para Parlamentit: Pa flamuj e simbole partiake, protestë rinore kundër Territoriales

October 5, 2026
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

October 5, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kalon projektligji që kufizon Specialen, pritet votimi i dytë: Falje presidenciale dhe jo mbi 15 vite burg

October 5, 2026
Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

October 5, 2026
Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

October 5, 2026
“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

October 5, 2026
“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

Ish-partnerja e Elon Musk rrëfehet pas ndarjes: Një javë më parë më tha “Të dua”!

October 5, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

October 5, 2026
“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com