• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

by A. Q
05/10/2026 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kërkoi integritet, profesionalizëm dhe pavarësi nga brezi i ri i magjistratëve, në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Shkollën e Magjistraturës.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit e cilësoi besimin e publikut si themelin e drejtësisë dhe theksoi se sistemi i reformuar tashmë ka hyrë në një fazë të re, ku sfida kryesore mbetet shndërrimi i reformës në rezultate konkrete dhe një drejtësi më efektive, të pavarur dhe në kohë.

Begaj vlerësoi se integriteti dhe profesionalizmi i tyre do të përcaktojnë suksesin e drejtësisë së reformuar në këtë fazë vendimtare të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Brezi juaj ka një përparësi historike: ju po hyni në sistemin e drejtësisë që reforma ndërtoi. Kjo vjen edhe me një përgjegjësi të shtuar: ju, me integritetin dhe profesionalizmin tuaj, do të bëni që ky sistem të funksionojë me efektivitet”, u shpreh Presidenti Begaj gjatë fjalës përshëndetëse.

Presidenti i Republikës theksoi se Shkolla e Magjistraturës përfaqëson nivelin më të lartë të formimit juridik, ndërsa nënvizoi se besimi i publikut mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet dhe funksionon sistemi i drejtësisë.

“Aseti më i çmuar i drejtësisë, që duhet fituar, është besimi: besimi se çdo individ do të dëgjohet; se çdo pretendim do të shqyrtohet me paanshmëri; se ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë; se pushteti i drejtësisë do të ushtrohet me përulësinë dhe përgjegjësinë që kërkon shteti i së drejtës”.

Duke u ndalur tek ecuria e reformës në drejtësi, Presidenti Begaj vlerësoi konsolidimin e institucioneve, duke theksuar se drejtësia është në fazën e rezultateve të prekshme.

“Procesi i vetingut ka përfunduar, institucionet e reja të drejtësisë janë formuar, ndërsa Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bashkë me gjykatat e posaçme, kanë krijuar një realitet të ri në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Hetimi dhe gjykimi i personave me pushtet politik, ekonomik apo shoqëror nuk është më diçka e pamundur. Kjo është një arritje kyçe, një arritje kyçe për shtetin e së drejtës, për Shqipërinë. Drejtësia shqiptare ka hyrë tashmë në një fazë të re: nga reforma, te konsolidimi; nga ngritja e institucioneve, te funksionimi i tyre; nga pritshmëritë, te rezultatet”.

Kreu i Shtetit theksoi, gjithashtu, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit si një nga kolonat themelore të shtetit të së drejtës: “Pavarësia e drejtësisë nënkupton një pushtet të pavarur nga pushtetet e tjera, një drejtësi të pandikuar nga çdo interes, një drejtësi që i nënshtrohet vetëm ligjit dhe askujt tjetër”.

Përballë sfidave të integrimit evropian, Presidenti Begaj theksoi se drejtësia mbetet një nga fushat më të rëndësishme për përmbushjen e standardeve. “Një prej  tyre mbetet nevoja për të siguruar një drejtësi jo vetëm të drejtë, por edhe në kohë. Sfida jonë është që cilësia e vendimmarrjes dhe efektiviteti të mos shihen si objektiva konkurruese, por si vlera që ecin së bashku.

Gjithashtu, pavarësia e sistemit gjyqësor kërkon të ndërtohen njëkohësisht marrëdhënie institucionale të shëndetshme me pushtetet e tjera. Në një demokraci moderne, institucionet nuk janë të izoluara nga njëra-tjetra. Ato bashkëpunojnë, secila brenda kompetencave të veta, duke respektuar ndarjen dhe balancën e pushteteve. Pikërisht ky ekuilibër kërkon profesionalizëm, maturi dhe kulturë të gjerë dhe të fortë kushtetuese”.

Kreu i Shtetit  shtoi se këto standarde duhet të konsideron në radhë të parë  si “detyrimi që kemi ndaj qytetarëve tanë”.

Në mesazhin përmbyllës drejtuar magjistratëve të rinj, Presidenti i Republikës i ftoi të ushtrojnë misionin e tyre me integritet, kurajë dhe përkushtim, në shërbim të drejtësisë, shtetit të së drejtës dhe qytetarëve, duke i ftuar: “Betimi publik që do të bëni sot është akt ceremonial dhe ligjor, por edhe i faktit që, nuk e kam zakon të citoj, por do të citoj Lord Chief Justice Hewart, i cili ka thënë: “Drejtësia jo vetëm që duhet të vihet në vend, por duhet edhe të jetë qartësisht e perceptueshme dhe e dukshme si e tillë, pa lënë vend për asnjë dyshim”.

Next Post
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com