• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shpërthejnë akuzat për tradhti ndaj Kosovës: Partia e Vuçiçit ia përvesh Jeremiçit

by Java News
12/03/2017 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit qendror të SNS, Dushan Kozarev, kryetar i së cilës është kryeministri aktual në Serbi, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se kulmi i hipokrizisë është kur Vuk Jeremiç flet për politikë fatale ndaj Kosovës. Nuk munguan as akuzat për tradhëti.

Vuk Jeremiç është kandidat presidencial në Serbi, në zgjedhjet që do të mbahen në muajin prill.Kozarev theksoi se “populli ynë në Kosovë e Metohi ‘e njeh më mirë Jeremiç Vuk Brankoviqin’” (Vuk Brankoviç: Figurë mesjetare serbe që nga serbët konsiderohet si tradhëtar).

Kozarev ka thënë se “derisa Jeremiçi pasurohej dhe plaçkiti shtetin dhe qytetarët, bëri gjithçka që njerëzit nga Kosova të dëbohen nga shtëpitë e tyre, të mbeten pa të drejta dhe të uritur”, rapoton B92.

“Populli ynë në Kosovë dhe Metohi e njeh më së miri Jeremiq Vuk Brankoviqin, e di krejt atë që ai bëri që të dëmtojë çdo shtëpi serbe, më së miri i njeh ‘aftësitë’ e tij dhe për këtë arsye nuk do t’a falë atë edhe për heqjen e Korpusit të Prishtinës, kur ai ishte këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, e as kalimin e dialogut nga OKB-ja në Bruksel”, ka thënë Kozarev.

Më tutje zyrtari i partisë së Vuçiqit i vërsulet Jeremiqit për debaklin në GJND.Kozarev ka theksuar se “Jeremiqit nuk do t’i falet amatorizmi para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me shpalljen e njëanshme të pavarësinë së Kosovës, e as marrëveshjet katastrofike të pakthyeshme të cilat ai dhe bashkëpunëtorët e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme i kanë arritur me me Kosovën, si vendosja e kalimeve administrative, dokumentet personale, target e regjistrimit, si dhe shumë veprime të tjera që popullin tonë në Kosovë e Metohi e sollën në prag të mbijetesës”.

Mediat serbe më heret raportuan për akuza të rënda që Jeremiçi i kishte bërë partisë së Vuçiq-it, përfshi një kabllogram të Wikileaks të vitit 2008, sipas të cilit Ministri aktual i Punëve të Brendshme dhe zyrtar i lartë i partisë SNS, Nebojsha Stefanoviç, i kishte premtuar CIA-s amerikane se kjo parti do të zgjidhë çështjen e Kosovës, raporton Gazeta Express. (b.an)

 

Next Post
Elbasani bëhet gati për ditën e verës

Elbasani bëhet gati për ditën e verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

October 7, 2026
Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com